Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Pse po vriten Shqiptaret

| E hene, 22.10.2007, 07:42 PM |


Shkruan: Agim Gashi

Agim Gashi
Që nga lufta e këndej krimi i organizuar përsoset dhe vazhdon të marri jetra në hapsirat shqiptare, me gjithë forcimin e policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Pa marre parasysh nga cila anë vinë këto vrasje makabre, në sy të botës dalim ndryshe seq mendohej e njëherit këto vrasje shkojnë në dobi të armikut tonë i cili synon akoma të na ketë në dorë.

Edhe pas qindra e mijëra vrasjeve nuk dihet se cila dorë po i kryen kto veprime, cila dorë po shuan jetra shqiptare dhe në emër të cilit "patriotizëm" ngrehet gishti i krimit!? Por çka është edhe më e keqja se nga disa persona kerkohet rehailitimi dhe ngadhnjimi i tyre në emër të "lirisë"! Kerset pushka në mes të ditës, në mes të qytetit, në mes të fshatrave. Kto shkrepje pushkësh, kto kurdisje bombash, kto shuarje jetrash janë tërsisht jasht çdo norme njerzore dhe tërësisht jashtë ligjore. Por ato përsëri bëhen, përsëri mbrohen dhe arsyetohen nga dikushët-kërkushët dhe përsëri vriten shqiptarët.

Për këtë arsye Serbia trumpeton në politiken e ditës se shqiptarët mund ti qetsoj vetëm policia serbe, ajo polici që vrau, masakroj dhe hapi qindra varre masive anë e mbanë Kosovës.
Srebia dhe politika e saj millosheviqiane paralajmëron çdo ditë dhe me të gjitha mjetet se poqëse njifet pavarësia e Kosovës, atje do të ketë luftë.
A nuk është ky një sinjal që shqiptarët njëherë e përgjithmonë duhet ta ngulisin në kokën e tyre se armiku i vjetër është edhe ky i riu. Asgjë nuk ka ndryshuar në kokat serbe dhe kjartë janë duke na treguar se ne duhet të këndellemi. Na lajmëron Serbia se ne nuk duhet të vritemi, nuk duhet të kokorisemi kafeneve e bodrumeve të partive politike, nuk duhet të shesim mend se sa luftuam e sa trima ishim, se me ne nuk ka etj.etj.

Pas çdo atentati, pas çdo vrasje, pas çdo eksplodimi vinë deklarata apsurede. Denohet krimi, denohen vrasjet, denohen ekslodimet ndërsa autorët nuk kapen. Gjithëherë ata mbesin të pa njohur thua se këto veprime kriminale janë duke i kryer jashtë toksorët. Dhe është një dukuri se mu këto veprime ndodhin atëherë kur nuk do të duhej të ndodhin dhe çdo gjë progresive dhe e arritur me mund kombëtar fillon ta marri tatëpjetën. A ka njerz që qështjen kombtare e ndien si shqiptar e kto veprime të demaskohen fuqishishëm në mënyrë që vetëdija kombatre të kthehet në veprim të mirë në favor të kombit? Poqëse nuk veprohet me maturi e shpejtësi, të tjerët do të perzihen në fatkeqësitë tona e sidomos ata që rrinë duke pritur shansin e vërsuljes mbi trojet tona.

Sot kur ne të gjithë duhet të jemi një, dalin në skenë grupe e individë për ta mjegulluar situatën dhe për ta vrarë në shpirt kombin. Kombi çdo vrasje, çdo kurdisje bombe, çdo sulm e merr si sulm mbi veten e tij, mbi dinjitetin e tij dhe mbi lirinë e tij. Kombi sot pret që ligji ta marri drejtësinë në dorë e jo bandat me maska. A mos vallë kërkohet libanizimi i KOsovës?

Kush e dëshiron forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe Evropë?
Pos një Shqipëri londineze ndoshta, të tjerë nuk ka. Dhe kur ne nuk kemi të tjerë duhet ti hapim sytë, ta kthjellim mendjen tonë si komb sepse të tjerët dëshirojnë që pak ose hiq të flitet për ne, që të na paraqesin neve si popull barbar që vritet akoma ndër veti, që thënjet e Cvijiqëve e Çubrilloviqëve të paraqiten të vërteta dhe në BN të krijohet një kaos nga i cili zor se do të dilet.

Vetëm të verbërit nuk mund ti shofin lidhjet e lëvizjeve të trekëndëshit Beograd-Moskë-Athinë. Kur dihet se forcat e errta ruse e serbe komunizmin e shofin si ideologji të pansllavizmit, tok me bullgarë e grek, rus e serb në shumë mbledhje e takime të mshefta marrin pjesë edhe komunistët shqiptarë ku në të gjitha këto takime kërkohet nxjerrja nga Ballkani të forcave të NATO-s dhe të dominimit amerikan duke e ditur se këto janë të vetmet forca që mund ta ndalin dhunën dhe eskalimin e konflikteve në rajon. Dhe absurdi bëhet më rrënqethës kur këta komunistë "shqiptarë" i përkulen me dinjitet ( nëse e kanë) vrasësit, barbarit, katilit....!

Por, nuk duhet harruar edhe diçka: disa faktorë të bashkësisë ndërkombëtare nuk janë të interesuar për paqën në rajon e më së pakti ata janë të inetersuar për një paqë në Kosovë. Ata Kosovën e duan si në momentet e paraluftës, të robëruar e të djegur duke u munduar të na zhveshin nga identiteti dhe njdjenja kombëtare. Prandaj ka ardhë momenti i fundit që ne si shqiptarë të bëjmë diç më tepër për veten tonë dhe kjartas të deklarohemi se a dom të jetojmë si njerz apo si shtazë!

Dihet se deri tani me vrasje e krim nuk ka arritur askush të bëhet hero. Heronjët janë ata që e luftojnë armikun e jo vllaun. Heronjë janë ata që shpëtojnë jetra fëmijësh e jo ata që vrasin fëmijë. Detonimet e bombave dhe tritolít nuk e kanë të kufizuar dhe programuar ken po e vrasin. Ajo pëlcet në masë dhe fare nuk e pyet askend se kush je e nga je. A pak na vranë të tjerë që edhe ne sot ta vrasim njëri tjetrin?

Dhe për këtë them se ne si shqiptarë duhet ta dimë cila është ajo dorë që po na vret!?

16.09.2006 - Gjermani