E enjte, 28.03.2024, 05:37 PM (GMT)

Kulturë

Besiana Avdyli: Pergjigje nje miku

E diele, 28.02.2010, 07:08 PM


Besiana Avdyli

Pergjigje nje miku

Faleminderit
ngrohtesi gjeta ne germa
Perkujdesjen prinderore 
qe larg e kam 
me mungon shume
Kengen e shpreses 
me cdo note te harruar
kurajon qe flinte prej kohesh tek une
I kam shkruar shperthimeve dashurore
kaltersive marramendese
mengjeseve portokalli
Po cti bej vetvetes 
kur Besianen nuk gjen
e perpelitet ne agoni ?
Pyes dhe buzeqeshja
shperthen ne buze
Faqet prush si ne gabim
Me kujtohet imeili yt 
(dhe filloj lule te kepuse
mes barerave te hidhur
ne kopeshtin tim)
Moshes i dhashe krahe shqiponje
Ngarkova mbi te lirine
ndjenjat, mallin, gjithe ca munda 
tash jam mbi vargje ne fluturim
Nje shkendije lind mes gjelberimit
ne perkedhelje te nje qerpiku
Shoh te ardhmen me tjeter sy 
fale fjaleve thesar te nje miku




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora