Xhenc Bezhi: Si fabul
| E diele, 28.02.2010, 10:40 PM |
Xhenc Bezhi
SI FABUL
Ne fshatin e ri
Lopët për çudi
Herë lëpihen ndër veti
Herë theren me bri
Kullosë të pa fund
Bar kanë sa te donë
Secila në qafë
Mbanë nga një komonë
Kur e marrin fushën
Kullosin me malli
Të ndara në grupe
Sikur në parti
Stallën të pa shoqe
Me e pa të lanë mentë
Bukur të renditura
Sikur në parlament
Çka nuk donë e shkelin
bëjnë qefin e vet
As nuk janë për mish
As s´janë për bylmet
Barku dalë mbi shpinë
Të mbajtura me tagji
Nuk lejojnë me i mjelë
As nuk japin gji
Kjo kope e re
Ka huqin e vjetër
U bëftë pre e ujkut
A ndonjë bishë tjetër
SHKURT 2010
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.