E enjte, 28.03.2024, 06:18 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Integrimi i emigrantëve - sfidë për qeverinë gjermane

E hene, 22.10.2007, 05:55 PM


Nga Sabine Ripperger
 
Integrimi i emigrantëve është një ndër sfidat më qendrore të 20 vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe për Zhvillim OECD. Për shumicën e shteteve të organizatës OECD, është e qartë tashmë se arsimi është çelësi më i rëndësishëm për integrimin e suksesshëm të emigrantëve. Të ngarkuarit e qeverisë gjermane për integrimin u mblodhën gjatë ditëve të fundit, në një takim ndërkombëtar të organizuar nga Fondacioni “Vodafone”.

Gatishmëria për investime e shteteve të OECD-së është rritur gjatë viteve të fundit, por mund të arrihet edhe më shumë, mendojnë ekspertët. Në Gjermani mbi 40% e fëmijëve të emigrantëve të brezit të dytë kanë probleme masive qysh në shkollën fillore me matematikën dhe leximin. Si pasojë, ata nuk e mbyllin shkollën dhe e kanë të vështirë më vonë në tregun e punës.

Pikërisht, këtu Gjermania mund të mësojë nga vende të tjera, të cilat e fillojnë mbështetjen në mësimin e gjuhës që në kopsht. E ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Maria Bëmer (Maria Böhmer), shpjegon se integrimi mund të kryhet në mënyrë të suksesshme edhe nëpërmjet bashkëpunimit me fondacione, që merren prej vitesh me ketë temë: “Fondacionet mbështetin angazhimin social dhe kështu edhe qëllimet e qytetarëve. Integrimi ka nevojë për këtë punë. Dhe në rast se duam që integrimi të funksionojë vërtetë, atëherë kemi nevojë për një shoqëri civile aktive, e cila e mbështet këtë qëllim dhe punon për realizimin e tij”. Ministrat e kulturës së landeve të ndryshme gjermane, duan ta reduktojnë numrin e nxënësve që nuk e përfundojnë shkollën, nëpërmjet një katalogu me masa nga më të ndryshmet: Orë mësimi që fokusohen tek praktika, rritjen e numrit të shkollave që rrinë hapur gjithë ditën dhe bursa të ndryshme pune.

Ndërkohë Wilhel Krull, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit “Volkswagen”, theksoi se fondacionet gjermane janë të gatshme të japin impulse inovative dhe shpjegoi se ato janë të predestinuara për ta bërë këtë gjë: “Sidomos nëpërmjet fleksibilitetit, shpejtësisë, ato kanë një shans që të ndërhyjnë shumë më shpejt se politika kur ndodhin zhvillime të caktuara. Përveç kësaj fondacionet munden nëpërmjet projekteve të ndryshme, që të shpërndajnë mesazhin e rëndësishëm se ndryshimi është i mundur”.

Përveç kësaj, fondacionet mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe për krijimin e forumeve naturale dhe platformave që ofrojnë mundësinë e një diskutimi të hapur, shtoi Krull. Në fund të takimit, e ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin, Maria Böhmer theksoi: “Këtu ndodhi një zhvillim pozitiv. Unë besoj vërtetë se ia dolëm mbanë që të ecim një hap përpara në drejtim të një partneriteti strategjik mes anës së shtetit dhe asaj joshtetërore, që në këtë rast janë fondacionet. Mendoj se ky projekt pilot pati sukses dhe do të vazhdojmë të mendojmë së bashku, se si do të zhvillojmë tani pas këtij projekti një “follow up”.

Marrë nga “Deutsche Welle”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora