E enjte, 18.04.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet shkrimtari Kujtim Dashi për botimin e ri “Pesë yje mbi mjerim”

E diele, 28.02.2010, 07:13 PM


Flet shkrimtari Kujtim Dashi për botimin e ri “Pesë yje mbi mjerim”
 
Jeta, “pesë yjë mbi mjerim”
 
Nga Albert Zholi

Sapo keni botuar librin juaj “Pese yje mbi mjerim”. Pse e keni titulluar kështu?
 
Kjo është një zgjedhje e rastësishme sepse kisha menduar një tjetër titull, “Të lindësh 31 vjecc”, një prej tregimet e librit. Një miku im, studiues i fotografisë Qerim Vrioni më sugjeroi një fotografi shumë interesante që e ilustronte një pjesë të mirë të vëllimit tim. Fotoja është marrë në një fshat të Tiranës, një kasolle e thjeshtë me dërrasa. I zoti i saj i ka bërë reklamë duke i vënë pesë yje.
 
Cila është domethënia e kësaj fotoje, që personifikon edhe trajtesën e librit tuaj?
 
Një kritik i njohur ameriakan thotë: “Letërsia është e metaforës”. Pra, domethënia e saj konsiston se në mjerimin e njerëzve, që në rastin konkret një kasolleje të varfër i ka vënë pesë yje, që simbolizojnë luksin. Një pjesë e madhe e tregimeve të mija që trajtojnë tema sociale flitet për një mjerim aktual i shoqërisë shqiptare në të gjitha pikëpamjet. Jeta në ditët e sotme është jashtëzakonisht e vështirë, e po vijon të të bëhet edhe më e vështirë. 
 
Si trajtohet sot shkrimtari, i cili boton ccdo ditë libra e duke pasur parasyshë politikat që ndiqen nga Lidhja e Shkrimtarëve, apo vetë problemet të natyrave të tjera?
 
Pjesë e këtij mjerimi është edhe inteligjenca, pra shkrimtarët. Në këtë vëllim shkruhet një tregim që titullohet “R(r)asa e re: solidaritet ! Flet për jetën e mbyllur të një përkthyesi shumë të njohur. Ai është vërtetë në mjerim, pasi dy fëmijët e tij janë ende studentë, dhe për tre muaj me rradhe nuk kishte grumbulluar asnjë lek për në shtëpi, pasi nuk kishte punë. Dukej i papreferuar pasi ai ishte i pakorruptuar dhe ishte vetvetja. E sicc thoshtë edhe Poradeci, ai ishtë shumë shergji, duke qenë shumë demokrat, i ndershëm. Një ditë ai takon një djalë, të cilit i kishin vënë një nofkë, “burri me pantallona të shkurtra”. Ai i kishte redaktuar më parë një libër, e pasi e takon i këkron të përkthejë një libër tjetër sa më më parë. Djali pranon, duke bërë një pakt. Nëse një faqe e redaktuar kushton pesë dollarë, djali do të merrte vetëm tre, ndërsa përkthyesi dy. Një shenjë
 solidariteti, pra. Në këtë tregim dëshmohet një tablo artistike, e gjendjes aktuale në botën e shkrimtarëve e artistëve. 
 
Cila është pikëpamja estetike e vëllimit tuaj?
 
Libri është ndarë në dy cikle. Në ciklin e parë nuk ëhstë shumë i praktikuar në Shqipëri sipas kënvëshrimit tim, që kam preferuar ta titulloj “Kohë bishtdhelpër”. Është një metaforë e marrë nga vëllimi i poetit Ndoc Gjetja, “Dhjata ime”. Problematika që kam trajtuar është shumë aktuale, si djallëzinë e njerëzisë, dinakëria, cinizmi etj. Për shembull, tregimi “Të lindësh 31 vjecc”, flet për një kasë të re politikanësh që pasi e bëjnë lëmsh Shqipërinë, duan ta bëjnë edhe në të kaluarën e tyre. Ose “Rënia e firmave piramidale financiare në Romë”. Fillimisht, ky duket një titull paksa prozaik, por edhe në këtë tregim një grup turisësh shqiptarë, me bukë me vete, shkojë nnë Romë. Edhe atje vërejnë njerëz që dialogojnë vetë me vetën. Nuk ka aspak aksion, por thjeshtë pasqyrohet gjendja e personazheve.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora