E premte, 29.03.2024, 09:50 AM (GMT)

Kulturë

Vladimir Bruçaj: Eagles - Hotel California

E diele, 28.02.2010, 09:56 PM


Eagles - Hotel California

Nga Vladimir Bruçaj
 
Gjate harkut kohore 1970-1990 bota perendimore ka kaluar periullen me te shkelqyer qe njerzimi ka jetuar ndonjehere. Lulzimi i ekonomise ka bere te mundur qe gjate ketyre viteve te luzojne Kinematografia, Teatri, Sporti, por mbi te gjitha Muzika. Praktikisht gjate ketije harku kohore eshte krijuar muzika ne kuptimin e plote saje, muzika qe njerezve u ka mbetur pergjithmone ne menjde dhe zemer. Eshte e veshtire te zgjedhesh nje grup apo nje kenge qe mund te kene spikatur me shume se te tjeret, niveli ka qene aq i larte sa praktikisht eshte e pamundur te besh nje diferencim.Sidoqofte nje nga grupet me te suksesshme te ketyre viteve si rrjedhoje te historise, kane qene padyshim "The Eagles"(Shqiponjat). Eagles kane qene grupi me i suksesshem i muzikes Country-Rock qe historia ka njohur. Krijohen ne vitin 1971 nga Don Hanley, Glen Frei, Randy Meisner e Bernie Leadon, dhe nje vit me vone publikojne albumin e pare Eagles qe korri nje sukses te vertete me kenge shume te njohura se Take it Easy ,Peaceful Easy Feeling e Witchy Woman. Ne vitin 1974 me albumin Desperado, Eagles hyne devinitivisht ne rangun e muzikes se madhe boterore. Nje album qe ka permbajtje koncept-rock, ne njeren anen spikasin bladat tradicionale west, nga ana tjeter tingellojne tigujt rock-roll. Tequila Sunrise e Saturday Night, jane kenget qe spikasin perveç kenges me te njetin titull Desperado. Megjithate grupi arrin te kompletohet vetem me ardhjen e kitarristit Don Felder, qe do te konfermohej nder vite nje nga kitarristat me te medhenje te historise se muzikes boterore, kjo ndodh ne vitin 1974. Po ne kyte vit Eagles publikojne albumin On The Border ku permban baladen e shkelqyer The Best Of My Love.
Te gjitha albumet e publikuar deri ne ato momente ishin vlersuar nga kritika si krijime te arta, duke rritur famen e tyre ne nje mase te konsiderueshme, dhe suksesi kalonte ç'do parashikim paraprak. Duke pare edhe suksesin e disa kengeve ne veçanti me permbajtje rock, shtyn Eagles qe te braktisin muziken tradicionale country per t'ju dedikuar muzikes rock-roll. Si rrjedhoje e kesaje zgjedhje nje vit me vone albumi One Of These Night arrin direkt ne vendet e para te clasifikimeve te kohes, te shtyre nga kenge legjendare si One Of These Night, Lyin’Eyes, Too Many Hands, Journey Of The Sorcerer e Take It To The Limit. Permledhja antologjike qe do te pasonte me vone Their Greatest Hits 1971-1975 vetem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te shiste 29 milion kopje, me shume se Thriller i Michael Jackson, duke i kaluar 100 milion kopje ne pjesen tjeter te planetit. Dy here ka marre çmimin Disku i Diamantit dhe eshte çertifikuar si nje nder Disqet me te shitura te historise se muzikes. Per shkak te largimit nga muzika country, Berry Landon largohet duke u zevendesuar nga nje kitarrist tjeter i madh por qe eshte i njohur per shpirtin e tije rock, behet fjale per te madhin Joe Walsh, qe sebashku me te shkelqyerin Don Felder  do te konsideroheshin si nje nder dyshet kitarriste me te medha te historise. 
Sidoqofte Eagles do te arrinin ne piedestalin e muzikes boterore me kryevepren e tyre, me te magjishmen Hotel California, nje nder kenget me te bukura te historise, ndoshta me e bukura ne absolut. Albumi me te njejtin emer ka shitur ne te gjithe boten me miliona Disqe, dhe vazhdon ende ne ditet e sotme te jete kenga me e klikuar ne boten e internetit, nje ikone e muzikes boterore, kur mendojme se ka me shume se 30 vjet qe eshte publikuar, na ben te kuptojme madheshtine e saje. E shkruar nga kitarristi Don Felder ne bashkepunim me Don Hanley (kengetari qe e kendon), eshte kenga qe ka bere te mundur qe Eagles te jene ne eliten e muzikes boterore. Ne albumin Hotel California, gjejme edhe kenge te tjera si, Wasted Time, New Kid In Town, Life In The Fast Lane, The Last Resort. Ne fund te vitit 1977 largohet nga grupi edhe Randy Meisner duke i lene vendin Tim Schmit qe vjen nga nje grup tjeter shume i njohur per epoken me emrin Poco. Sebashku me suksesin arrijne edhe tensionet mes pjestareve te Eagles-Band, dhe si rrjedhoje u duhen dy vjet per te publikuar albumin e tyre te fundit The Long Run(I Can’t Tell You Why, Heartache Tonight), perpara ndarjes se tyre. Si shume artista te botes se spektaklit edhe shqiponjat rreshqasin ne boten e droges dhe te alkolit, nje fenomen qe ndikon rende ne mardheniet mes njeri-tjetrit dhe si rrjedhoje kondicionon edhe anen kreative te shqiponjave. Pas albumit  Eagles Live e The Eagles Greatest Hits, Vol 2, Eagles shperbehen duke u betuar se nuk do te kthehen kurre me sebashku, kjo ndodh ne vitin 1982. Gjate kesaje periudhe, Don Hanley i pyetur nes nje dite Shqiponjat do te bashkoheshin ai pergjigjet: kjo do te kishte ndodhur vetem atehere kur ferri te ishte grire akull( Hell Freezer Out). Dhe Ferri ngrihet akull ne vitin 1993. Te ndodhur rastesisht ne nje skene per te promovuar albumin Ne kujtim te Eagles, ku personazhe te famshme te muzikes country kendonin kenget e tyre, ne menyre te bafasishme lindi nostalgjia e koherave te vjetra dhe krenare. Ne vitin 1994 Eagles publikojne albumin me emrin Hell Freezer Out(Ferri i ngrire). Hell Freezer Out eshte nje album Live qe permban 4 kenge te rregjistruara ne studio si romantikja Love Will Keep Us Alive, por edhe versioni i jashtezakonshem akustik i Hotel California. Albumi prezentohet ne nje koncert live ne Londer, qe konsiderohet nje nga koncertet live me te bukur qe eshte organizuar ndonjehere.  Ne vitin 2001 per mosmarrveshje te theksuara mes dyshes Don Hanley-Glen Frei e Don Felder,ky i fundit largohet nga grupi.  Ne vitin 2007 Eagles publikojne albumin Long Road Out Of Eden, tashme jo te rinje me kapriço dhe qefe por djem te moshes 60 vjeçare. Shpresojme se Shqiponjat do te vazhdojne ne fluturimin e tyre.
  
HOTEL CALIFORNIA
 
Ishte e pamundur qe mos t'a kete nje vend historik nje bande qe perfaqeson historine e rokut, e gedhendur ne gure, si per ate qe perfaqeson muzikisht per gjurmen qe ka lene ne bashkejetesen rock, country, blues,duke krijuar ate qe quhet stili West Coast, ashtu edhe per sasine e albumeve te sukseseshm qe ka shitur ne me shume se 30 vjet karriere. 
8 Dhjetor 1976 Eagles publikojne kryevepren e tyre te jshtezakonshme Hotel California. E shkruar ne nje nate vere ne plazhet e Kalifornise, nga kitarristi Don Felder, eshte konsideruar nje nder kenget me te bukura te historise. Kenga Hotel California eshte vlersuar nga revista Rolig Stone si e 49-ta kenge ne listen e 500 kengeve me te bukura te te gjitha koherave. Perveç tekstit te saje intrigant, bie ne sy hapja dhe mbyllja e kitarrave te Don Felder e Joe Walsh, qe nga revista britanik Total Guitar  eshte vlersuar me vendin e katert mes te gjithe kitarristeve te historise rokut. Nje kenge qe ne nje fare menyre hap albumin dhe e mbyll duke dominuar mbi ç'do gje.
Mjafton te degjosh akordet e para te kitarres per te kuptuar se eshte nje krijim i jashtezakonshem, pastaj kur fillon bateria duke shperthuer nje ritem te pa krahasueshem , ç'do dyshim shenderrohet ne garanci totale. “On a dark desert highway, cool wind in my hair ” jane fjalet e para te Hotel California, qe na jep te kuptojme se cili eshte botekuptimi i Shqiponjave dhe menyra e te kenduarit. Bota ku individi eshte vetem nje pjese perberse e natyres madheshtore, por i lire. Pothuajse i shtypur nga madheshtia e saje por i ndergjeshem se eshte nje pjese perberse e pandashme. Nje muzike, ajo e Eagles, qe na kujton Ameriken on the road , ate te Easy Rider. Nje country-rock ai qe Shqiponjat luajne, ku roku eshte pjesa dominuaese, ndersa country jeton ne versioni akustik te kitarrave te jashtezakonshme. Nje mishele perfekte.
"Hotel California" eshte albumi i pare ku Eagles jane te gjithe komplet, ate vit i bashkohet grupit kitarristi Joe Walsh qe sebashku me Don Felder ralizojne dyshen kitarriste me te suksesshme te historise se muzikes, Hotel California eshte nje deshmi e pakontestueshme. Disku shiti 16 milion kopje vetem ne Shtetet e Bashkuara. Shqiponjat jane muzika e highway qe kalojne Ameriken nga njeri breg ne tjetrin, nga Kalifornia e shkretetires ku dielli perendon pas palmave, e tregojne histori te cowboys qe pershkojne nje vend te pafund dhe magjepes ne kerkim te enderres amerikane.
Hotel California duhet studjuar nga te gjithe ata te rinje qe nuk kane pasur fatin t'a jetojne kyte kryeveper, por qe ispirojne qe nje dite te shkelin podiumet e muzikes moderne, te jene te vetedishem çfare do te te thote fjala Muzike.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora