E enjte, 25.04.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Epigrame

E shtune, 27.02.2010, 09:42 PM


PILO  ZYBA

Epigrame


POLITIKANËT 

Kur kërkojnë votë, 
bëhen qëngja të butë, të bindur. 
Kur ua japim, 
na kthehen në uqër të uritur. 


POLITIKA 

Fëmër, që mbarset me fjalë e premtime, 
por, në vënd të lindjeve, bën dështime. 


POETI 

Shkroi një rrjesht, shkroi një faqe, 
fantazia e tij rrebesh. 
Kthehet e lexon në paqe, 
Ç'far shkroi vetë, nuk e mërr vesh! 


PARLAMENT 

Vënd, ku tregëtohet mënçuri e kulturë, 
Kuvënd, ku një fjalë me mënd nuk u tha kurrë. 


ATA QË JAPIN KSHILLA 

Japin kshilla, 
Kshillat e tyre, lumë, përrua. 
Sa herë që kanë hall për vete, 
Dalin e kërkojnë miell hua!


LAJKA

Është e ëmbël, e ngrohtë, e butë,
Të pëlqen kur dikush ta vesh,
Por të lë lakuriq nga trutë
Po e pranove si peshqesh!

 
PARLAMENTARI  DHE  GOMARI

Kur i thanë, gomar, një parlamentari,
E dini se ç’far tha gomari:
“ Soi ynë qënka me vlerë
Deri sa këtë shtet e drejtojnë 150 gomere”


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora