E marte, 23.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Femrat dhe kompleksiteti i virgjërisë në ditët e sotme

E hene, 22.10.2007, 06:33 PM


Tradicionalisht, e virgjër quhet dikush që nuk ka kryer aktin seksual. Edhe pse sipas kësaj dhe meshkujt quhen të virgjër para se të kenë kryer aktin seksual, trysnia kryesore për të qenë e virgjër ushtrohet sidomos mbi femrat. Sot në lidhje me virgjërinë hasen trysni kontradiktore. Ideja e virgjërisë është e vjetër. Grekët dhe romakët e lashtë e përdornin këtë term për t' iu referuar një gruaje (apo një perëndeshe), që ishte e pavarur, e vetme dhe e pazotëruar nga ndonjë burrë. Më vonë filloi të përdorej për t' iu referuar vetëm virgjërisë seksuale dhe, për ironi, për të pasqyruar imazhin mbizotërues të grave si pronë e burrave. Virgjëria deri në martesë garantonte që gruaja do të ruante nderin e familjes duke kaluar nga babai te burri, si një mall i papërlyer. Duke qenë se nuk kishte kontroll të besueshëm mbi lindjet, kjo garantonte edhe që foshnjat të lindeshin vetëm nga çiftet e martuara.

Kur kundërshtojnë femrat

Femrat mund të zgjedhin të abstenojnë dhe të mos kenë marrëdhënie seksuale për shkak të frikës nga një sëmundje e transmetueshme seksualisht, për shkak të shtatzënisë, besimit fetar, edukatës që kanë marrë që nga lindja në familje ose thjesht ngaqë nuk janë gati. Për më tepër, ato mund të zgjedhin abstenimin pasi janë të interesuara që të zhvillojnë pjesë të tjera të vetvetes, si aftësitë e tyre krijuese, intelektuale dhe atletike. Ato mund të shprehin intimitetin në mënyra të tjera joseksuale, nëpërmjet marrëdhënieve shoqërore dhe familjare. Sipas studiuesve, “femrat duhet të jenë të lira të bëjnë seks apo jo, siç e gjykojnë ato më mirë”. Seksi zakonisht sjell shumë ndryshime në marrëdhënien dhe jetën e njeriut. Duke qenë se shpesh kjo përbën një vendim të madh, është e arsyeshme të mendohet më parë, të diskutohet me personin me të cilin je e lidhur. E gjithë kjo mund të ndikojë në jetën seksuale.

Kënaqësia seksuale te femrat

Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndiejnë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë, një kërcimi erotik ose një orgazme që të bën ujë në djersë. Tradicionalisht, përshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit (epshndjelljeve). Por erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund të ndezin ndjenjat seksuale, po ashtu si fantazitë. Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Studiuesit dhe seksologët thonë se, “erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat më të thella, në energjitë krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë”. Duke ndarë përjetimet e tyre të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballen, mund të shkohet drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.

Marrë nga "TIME MAGAZINE"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora