E merkure, 24.04.2024, 12:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Fiqri Shahinllari: Vllehët e Shqipërisë

E shtune, 27.02.2010, 10:49 PM


Bakiu me Ketin dhe Elenen ne varrezat arumune te Manastirit (1995)
Bakiu me Ketin dhe Elenen ne varrezat arumune te Manastirit (1995)
VLLEHËT E SHQIPËRISË

(Letër e hapur Ziko Kapuranit)

     Ylli i botës me brigje korijesh e me njerëz të mirë.

    
ARUMUNE DHE SHQIPTARE SE BASHKU
ARUMUNE DHE SHQIPTARE SE BASHKU
I  dashur Ziko! Të falenderoj për mesazhin që me dërgove në adresen time personale ku me tregonje se familja jote paska zbritur ne Floq, ne vitin 1959, dhe qenki larguar qe andej fizikisht e jo menderisht me 1995. Ne vitin 1959 ju paski qene djalke 8 vjeçar kur u binje me kembe gurickave te rrugeve te fshatit duke ecur nga shtepia ne shkolle e ne kthim dhe, nderkohe, une isha dyfishi i moshes tende dhe po ate vit  fillova shkollen e mesme ne Korçe duke qene konviktor. Edhe me vone nuk kam patur rast qe te njhemi  fizikisht se toku. Por, ama, nepermjet poezive dhe shkrimeve tuaja mbushur "bice" me leng jetesor une po ta "skalit" me gleten e tim eti, marangozit Xhelo qe ti e paske njohur kur ai vinte ne fshat per te takuar vellain e tij - Vasken, pra po ta skalit portretin sepse sic shprehesh vete korijet e Floqit, malet e tij, rruget, shtepite e sidomos njerzit jane portreti jot. Se ti deshiron qe nje emer, qofte prroi apo tufe caji te mbaje emrin tend, se ti e vizitoke çdo vit ate fshat qe te duket si "ylli i botes" me brigje korijesh e me njerez te mire. Se u ngjitke tok me Gone Elezin e fshatare te tjere ne Skerke  e te Burimi i Sules. Mblidhke edhe lajthi. Se librin tim : "Lis ne shkemb" e mbajtke ne tavolinen e shkrimit dhe per kete liber paske shkruar nje faqe ne Gazeten e Athines te cilen ia ke dhene  Agronit per mua. Te falenderoj por mua akoma nuk me ka rene ne dore kjo gazete. Nuk prish pune, mos u qederos.

    Nga mesazhi jot i sotem dua te vecoj frazen: ".kam respekt per rrenjet e mija." Te pergezoj per kete pohim. Ti je nje prej atyre vlleheve te mire te Shqiperise qe i bejne nder jo vetem fshatit por edhe vendit . Edhe pse nuk ke lindur ne Floq ti ke kaluar atje 36 vjetet e jetes tende te moshes me te mire, te moshes se endrrave dhe te deshirave, te realizimeve dhe te pengesave te gjithfarllojshme. Te paret e tu kane qene dhe jane nikoqire te medhenj, i kane dhene shume Ballaknit, shpreheni ju. Plotesisht e vertete. Por ty te dhemb fakti sepse "Historia e vlleheve eshte e pashkruar dhe sikush levron brenda saj me supozime, hamendje, hipoteza. Ndihem vllah ballkanas!" Dhe kjo ndjesi ju ka nxitur qe te shkruani nje liber per kenget vllahe, kenge dhe komente. Nuk e kam lexuar por ma mer mendja se shpirti jot do te kete shpalosur atje ate cfare ndjen. Jam i bindur per kete sepse e kam ndjere ne poezite e tua. Poezite jane forma ideale per te shfaqur ndjesite por edhe per te "mjekuar" plaget e shpirtit e te zemres. Mua me jane ngulitur ne kujtese thurje diellore vargjesh te tilla nga ty, i nderuar poet floqar, po te quaj keshtu. S'e kini pare diellin kamarier/ Kur heret me sjell kafene ne verande?

         Pale pastaj kur kujtoj percjelljen e mesazhit filozofik te nevojes se bashkejeteses ne harmoni midis feve te ndryshme dhe midis vendeve fqinje te Ballkanit, nepermjet ketyre vargjeve perle: Ca myslimane m'u bene vellezer/ Ca krishtere-ne te mire e ne te keqe/ Per nje turke vura mbles Shen Elenen,/ Islamin vuar mbles per nje greke! Siç ke vene re, ne librin tim: "Lis ne shkemb", kam shkruar shkurt diçka per vllehet ne pergjithesi dhe per ata floqare ne veçanti. Madje per vllehet kam shkruar me perpara ne nje artikull te 28 Janarit 1984 ne gazeten "Bashkimi" me titull: "Ne Dishnice midis vlleheve" Ishte nje shkrim i ngrohte per vllehet e porsa ardhur ne ate fshat sikunder edhe familja tende dhe shume te tjere neper fshatrat e Shqiperise. Alqi Gjoka nje specialist i thekur i finances dhe ekonomise ne Dishnice, vllah, me shoqeroi gjate gjith kohes dhe me foli per ate cka une interesohesha. Ne dreken qe na serviri nje nga vllehet e Dishnices u kendua kenga:

Kush e njeh vllah mavrinë?
Përmbi mushk’ e ka shtëpinë,
Jet’ e tij posht’ e përpjetë
Dyshek malet, jorgan retë!,

      E kisha degjuar edhe ne fshatin  "Andon Poçi" kete kenge qe me pelqen edhe si melodi, edhe si simbolike.  Une akoma nuk dinja shume gjera  nga jeta e vlleheve, vetem desha te shkruanja per ta sepse frymezimin  e kisha nga vllehet e porsa ardhur ne Floq. Pra nuk dinja me hollesi ashtu sic e pershkruan , fjala vjen, miku im Illo Foto, nje zooteknik i apasionuar tani ne pension ne Nju Jork, ne librin e tij: "Çelnikët shtrydhën malet". Illua arrin deri atje sa delen e quan perendi dhe mbretereshe te maleve te larta dhe vendin ku ato kullosin e pershkruan me hollesi qe nga lerat, gjollat, kripa, ushqimi, strehimi dhe sidomos shtegetimin e vlleheve me kuc e me mac, si i thone fjales. Sipas tij, çelniket kane qene kryetaret e staneve te bagetive te imta. Keshtu thirreshin ata ne Jugun e Shqiperise. Te ishe çelnik do te thoshte te kishe ne pronesi apo te administroje dy ose me shume stane. Çelniket u maten me malet, ata i shtrydhen malet tona, vazhdon I. Foto, u dhane jeten dhe zhurmen qe u duhej. Ata nuk i vune malet nen kembe, i vune ne stol per te kuvenduar e qare hallet. Simbolika qe vjen nga malet eshte shume domethenese dhe shumplaneshe. Kujto malet dhe ke thene gjithçka per forcen dhe madheshtine, pastertine dhe dliresine, aromen dhe jetegjatesine. Nuk kane dale kot shprehjet: Trim i maleve, Luan i maleve, Arushe e maleve. Per zooteknikun e nderuar parapelqehet shprehja "Skifter i maleve" kur eshte fjala per çelniket.

          Autorit te ketij libri nuk i shpeton nga vemendja edhe popullimi i fshatit "Andon Poçi. Duke qene nga Lunxheria, Illua deshiron qe edhe fshatrat e tjere te ripopullohen ashtu si "Andon Poçi", ku burrat vllehe te fshatit sjellin nga emigracioni gjithçka,  duhet duke filluar nga financa dhe deri te mobilmi i shtepive, shtrimi i rrugeve etj. Atij i kishte bere pershtypje fakti se banoret e "Andon Pocit" qe jane te gjithe vllehe, bejne menyren e jetesese se fshatarit europian, me shtepi te mobiluara me porosi nga kataloget e modes, zonja e shtepise gatuan me piasje moderne te gushines, nxjerr te kenaqur nga shtepia cdo mik. "Mikpritja vllahe eshte proverbiale". Le t'i kthehemi temës.

          
Petru Vullkani, dashamir i madh i kombit shqiptar
Petru Vullkani, dashamir i madh i kombit shqiptar
Vllehët janë pjesë përbërëse e kombit shqiptar

          Pra shkrimin tim fare modest dhe dashamires per vllehet atehere e bera jo se ma kerkoi redaksia, as se me detyroi kush. Ishte zgjidhja ime personale. Kisha vene re se  shqiptarët e vllehët  nuk dallohen  nga pikpamja e zakoneve, nga psikologjia, jeta ekonomike, shpirtërore etj. Ata janë pjesë përbërëse e kombit shqiptar. Dhe kete e kisha vene re ne Floq, rreth 12-13 km. larg Korçës, fshat i Nicës së Foqion Postolit, i Kristo e Thanas Floqit, fshat ku kishte lidhje nipërore Thimi Mitkoja, fshat ku kanë banuar e bashkëjetojnë për mrekulli myslimanë e të krishterë dhe ku fshatçe festoheshin festat fetare të të dy feve. Kjo frymë bashkëjetese ruhej e përçohej edhe në diasporën floqare. Është pikërisht ky fshat që pranoi në gjirin e vet edhe pjesë të atyre vllehëve për të cilët bëhej fjalë në artikullin tim. Per mua si autor ishin te pashlyeshme mbresat e femijerise kur shkoja tok me shoket në malet e Gramozit e Qafën e Kazanit, malin e Rrungajës, Malin e Bardhë, në Groshta e pllajat e Butkës, për të mbledhur çaj mali, e në kthim, të lodhur  kënaqeshim kur çobankat e mira, me xibunet e tyre karakteristike dilnin nga kasollet lëvizëse në pyjet e Kozelit apo të Makërzës e na gostitnin me djathë, qumësht të freskët, dhallë…

      Shume kohe me vone detyra si gazetar me ka shpene te bisedoja me shume vllehe gra e burra. Kam intervistuar Eli Faren e cila para se te behej kengetare e degjuar kishte qene mesuese ne Floq. Rasti me eshte dhene te jem ulur per  kafe e biseda me Sandër Prosin, Dionis Bubanin, Emil Lafen, Prokop Mimen. Po keshtu me ka rene rasti te bisedoj me telefon edhe me regjizorin e njohur Piro Milkani, i cili ka bere nje dokumentar televiziv per vllehet ne Ballkan. Nje miku im nuk besonte kur une i thashe se Piroja ka zbuluar se edhe Gorbacovi eshte me origjine vllahe. Per t'u bindur ai mer ne celular Piron, kushririn e vet nga nena, dhe e pyet per ate çka une i kumtova. Nga ana tjeter e telefonit u degjua pergjigja: "Ka te drejte Fiqriu. Bile, edhe ti(Guri) dhe une jemi vllehe nga nena". 

      Shkurt fjala, personalitete t tille nuk mund t’i dalloje  nëse ishin vllehë apo shqiptarë. Disa prej tyre dinë vetëm shqip. Me tej: Si ne shkolle si ne pune une kam patur mjaft miq e shoke te mire. Te tille kane qene i ndjeri Niko Nishku, ish kryeredaktori im ne gazeten "Bashkimi", daktilogarafisten skrupuloze Filomena Quka, gazetarin Tashko Lako qe ne takimet gazmore me te na thosh: "Une jam llacifac dhe shperthente siç dinte ai ne gaz. Po keshtu dhe ne qe e degjonim bisedat e tij gazmore. Keshtu mund te radhit edhe Llazar Parangonin, Jani Gushon, ish drejtorin tim ne Shtepine e Librit e filmit Bujqesor, qe eshte edhe sot hazerxhevap per t'iu pergjigjur cdo nevoje qe mund te kesh.

     
Dhimitraq Veriga, prifti i arumunëve të Shqipërisë
Dhimitraq Veriga, prifti i arumunëve të Shqipërisë
Llazar Vero, miku im  i mire, reflekton qe atje tutje shpirtmiresi e "injektim" gazi e shprese. E kam patur njohur si koleg e pastaj si Zevendeskryeredaktor ne gazeten "Bashkimi", per nje periudhe. Kemi mbetur miq.  Eshte ne Filadelfia te Amerikes dhe deri ne fund te vitit te kaluar e di qe drejtonte  Shoqaten "Bijte e Shqipes", nje shoqate kjo Atdhatare-Kulturore Shqiptaro-Amerokane. Tani nuk e di, pasi ai  mbushi mandatin duke u zgedhur dy here ne krye te Shoqates. Parvjet shkova nga Washingtoni ne Filadelfia,  sepse shqiptaret e kesaj shoqate festonin 60 vjetorin e Llazarit. Kishte ardhur nga Nju Jorku  me gjith baskeshortin e saj edhe  Zonja Albana  Lifschin, autore librash ne proze dhe poezi. Besoj se keni lexuar  ndonje krijim te sajin!

    Kur bisedon shtruar me Llazarin lidhur me arumunet (vllehet), meson edhe nga ai se  ka teori qe prejardhjen e arumuneve te Shqiperise e percaktojne si dake te shperngulur nen perandorine romake, ne sherbim te saj, po ka edhe nje  teori tjeter qe thote se jane ilire te romanizuar. Ashtu si dakishtja ose thrakishtja me te cilat gjuha e sotme rumune nuk ka asnje lidhje, ashtu edhe arumanishtja eshte nje e folme, dialekt neolatin, e vetmja gje qe i bashkon me rumanishten e sotme por qe nuk jane e njejta gje.

    Persa i perket vlleheve ne pergjithesi dhe vlleheve te Shqiperise, Llazari ka nje opinion te vetin, se ata kurre nuk i jane referuar ndonje atdheu tjeter veçse vendit ku jetonin. Per ate punonin dhe luftonin. Dhe me kete rast permend rilindasin e pare, Naum Veqilharxhin, dhe pastaj te tjere si Themistokli Germenjin, Mihal Gramenon, Spiro Ballkamenin dhe deri tek byroistet e PPSh-se. Vllehet, tregon Llazari, ngriten qendra kulturore dhe tregetare si Voskopjen, Vithkuqin, Graboven qe bene emer ne Ballkan dhe me gjere. Keshtu mund te flitet per gjith vllehet ne te gjith Ballaknin. Keto thenie te Llazarit po ti shkruaj ty pa i mare leje atij sepse ai m'i ka thene ne bisede e siper dhe une mund te ngaterroj ndonje gje. Gjithsesi per njohjen qe ai kishte pohonte se arumunet arrijne deri ne nje etni kulturore  gjuhesore e cila ka ardhur duke u asimiluar me zhvillimin e qyteteve dhe shteteve, me rritjen e komunikacionit etj. Llazari nuk di te kete degjuar ne fisin e tij  qe te vjetrit te flisnin per nje atdhe tjeter vecse per Shqiperine.    

       
Eli Fara, mbretëresha e këngës shqipe
Eli Fara, mbretëresha e këngës shqipe
Ti, Ziko, di ku e ku me mire e me shume se une ne kete drejtim. Por po te shkruaj nisur dhe nxitur nga mesazhi jot i sotem. Prandaj, siç e filluam me ty, si nje prej vlleheve te Floqit, vella i dashur,  le ta mbyllim ma ata. Ti e di mire se mjaft prej vllehëve janë martuar me shqiptarë siç është rasti i vërsnikut tim Gurka i Isait i cili u dashurua dhe u martua me një vajzë vllehe të fshatit me të cilën kanë lindur fëmijë e jetojnë të lumtur. Ky "shartim" eshte fare i natyrshem dhe pasardhësit në rraste martesash do te jene edhe shqiptare, edhe vllehet ne shpirt dhe ne gene. Apo nuk eshte keshtu? Çdo perpjekje per te futur "pyka" e per te armiqesuar shqiptaret me vllehet do te bjere perdhe si lecke e neveriteshme.

     Ti je me i vogel se une dhe nuk ke qene ne Floq kur erdhen vllehet e pare qe u ngulmuan aty. Viti 1951 shënoi kohën kur vllehët (çobenët shëtitës) filluan të bëheshin banorë të Floqit. Ca nga deshira po me teper nga zori, mendoj une, vllehet shetites po sistemoheshin neper fshatra, pasi qe me 1947 kishte dale ligji i Kuvendi Popullor per shtetezimin e tufave te bagetive, te ndertesave, te hergjeleve te kuajve, inventari dhe paisjet e tjera te stanit te çelnikeve. “Dallëndyshja” e parë ishte Tole Caca me djemtë e tij, Spiro e Thanas. Me kujtohet dhe nje me emrin Dhimo por mbiemrin ja harrova. Shokët e tyre qëndronin në kodrat e luginat e bukura të fshatit, në afërsi të burimeve, ku ndërtonin kolibet e mbuluara me kashtë thekri e velenxe. Bagëtitë i kullotnin në Qarr apo tutje në Mal të Bardhë, në Mal të Kuq apo në Groshta. Ndërtonin vatha ku futeshin dhëntë dhe plehronin arat e floqarëve.

       Vllehët bënin jetë nomade, lëvizëse. Vonë në vjeshtë niseshin për në Myzeqe. Vinin përpara kopetë shumëkrerëshe dhe karvanët e mushkave. Me vete merrnin gratë, fëmijët e pleqtë që i hipnin mbi kafshët e ngarkuara me plaçka. Ktheheshin në pranverë në vëndet që lanë në vjeshtë. Atje poshtë, në një nga luginat e Qarrit, te luadhet e Lazit, kur floqarët çonin velenxet në dëstilet e Rroshanjit takonin vllehët e malit të cilët i gostitnin me ndonjë napë me djathë të freskët pa kripë. Floqarët si shkëmbim u jepnin perime e fruta. Prodhimet e qumështit, djathin, gjalpin dhe gjizën, vllehët i shisnin në qytet. Po kështu edhe leshin. Mirëpo kjo ishte punë e lodhëshme dhe me telashe, ndaj vendosën të jetonin edhe ata nëpër 
Tribuna Albano-Romana e Petru Vullkanit (1916)
Tribuna Albano-Romana e Petru Vullkanit (1916)
fshatra ku blenë apo ndërtuan shtëpi të reja. Kështu për ta filloi një jetë e re. Sistemuan gratë, fëmijët dhe pleqtë. Burrat e të rinjtë vazhdonin shtegtimin në pranverë e në vjeshtë. Në këtë mënyrë zgjidhën edhe problemin e shkollimit të fëmijëve të tyre. Nuk janë të pakët fshatrat e Korçës që ashtu si Floqi pranuan në gjirin e tyre vllehë. Të tillë janë Kamenica, Boboshtica , Drenova, Mborja, Polena, Dishnica etj. Kështu edhe në rrethe të tjerë si në Devoll, Kolonjë, Fier, Sarandë, Vlorë, Gramsh, Gjirokastër. Me vllehët e porsa ardhur, siç te shkruajta pak me pare, u krijua nje fshat i tërë në Gjirokastër me emrin “Andon Poçi”.

       Tole Caca dhe djemtë e tij mbanin qostekë me zinxhirë floriri. Ai nuk i çonte dhëntë në Myzeqe. Kopenë e përgjysmoi duke i shitur bagëtitë dhe ato që mbetën i dimëronte në Floq në kushte të mira strehimi. Pas një viti erdhi Nasho Çina. Ashtu si Tolja edhe ky bleu shtëpitë e floqarëve që shkonin të jetonin në Korçë e gjetkë. Kështu tërhoqën njëri pas tjetrit Nasho Mihollarin, Pilo Mihollarin, Ilia Mihollarin, Jorgji Kapuranin e të tjerë me radhë. Nasho Çina kishte 7-8 mushka. Me to ai kryente punët e shumta të transportit, por transportonte edhe gurë shtufi nga kodra me dëllinja të rralla afër korijes vakëf midis Floqit e Kamenicës. Ato i duheshin për ndërtimin e shtëpisë së madhe e të bukur mbi gërmadhat e atyre egzistuese…Dhe kështu, ditë pas dite, vit pas viti vllehët e bujtur në Floq u bënë floqarë safi. Kështu edhe kam shkruar ne librin tim duke iu drejtuar lexuesve se  per tu bindur më mirë, te lexonin po t'u jepej rasti poezitë e mrekullueshme të tuat, te Ziko Kapuranit  qe nuk te njihnja personalisht, por të njihnja shpirtin tend prej floqari nëpërmjet poezive. (Fiqri  Shahinllari)

                                                  


(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora