Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sulmohet faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”

| E enjte, 25.02.2010, 08:26 PM |


Përshëndetje!

Me keqardhje duhet të ju informojmë se që nga java e kaluar web faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” , http://www.dituria.se/ nuk është në funksion sepse serish si edhe disa muaj më parë është sulmuar nga ”adhuruesit” e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe.
Kjo tregon se ata të cilët në shpirt kanë urrejtjen, të keqen, ata të cilët janë shpirtligë, sulmojnë veprat e artit, veprat e kulturës dhe gjuhës, perndryshe ata janë të dobët shpirtërisht, nuk kanë shpirt as ndjenja, ata janë të panjerëz.
Le të mbetet në ndergjegjen e tyre kjo punë e ndyrë.
Besojmë se së shpejti ne do e rikthejme në funskion faqën tonë dhe tuajën.

Redaksia e revitës Dituria
Borås - Suedi