Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besnik Bardhi: Të rrëzojmë tezën serbe të prof. Radovanoviq

| E merkure, 24.02.2010, 10:55 PM |


Në 20 vjetorin e helmimeve në Kosovë

Të rrëzojmë tezën serbe të prof.Radovanoviq

Nga Besnik BARDHI

Edhe nje here po ju lajmerohem me kerkesen qe te ndihmoni ne fushaten sensibilizuese me rastin e 20 vjetorit te helmimeve masive te rinise, femijeve dhe foshnjeve ne Kosove, te shkaktuara nga okupatori serb i asaj kohe.

Me dt. 22.03.1990, ne Kosove,  rastet e para te te helmuarve, filluan ne forme masovike te kerkojne ndihme mjekesore.

Nuk eshte qellimi vetem te shenohet ky pervjetor por eshte interesi madhor te prezantojme faktet e bollshme qe disponojme ne favor te se vertetes, se ne Kosove me te vertete ndodhen helmime.

Duhet me çdo kushte te hudhet poshte pamfleti politik, ne trajte te punimit shkencor i prof.Radovanoviq, i cili keto ngjarje tragjike ne Kosove, te shkaktuara nga qeveria e tij krimnale e quan:

HISTERI KOLEKTIVE !!!. Kete " punim shkencor " arriti te plasoj ne shume revista shkencore nderkombetare si  ne European Journal of Epidemiology ...

Kjo teori genjeshtare dhe jo shkencore, ate kohe e plasuar nga prof.Ljubomir Eriq, u hudhe poshte me forcen e argumenteve ne simposiumin e Zagrebit.

Foshnjet parashkollore shqiptare te helmuara arriten te rrezojne tezen e  INDUKSIONIT PSIKIK KOLEKTIV te prof.Eriq.

Prof.Radovanoviq nuk u ndal  pas simposiumit por me çdo kusht u mundua te zhvlersoj rezultatet nga ky simposium duke e botuar punime jo serioze dhe plot genjeshtra ta pa bazuara shkencerisht. Ne bote, per çeshtje te helmimeve ne Kosove gjate vitit 1990, per fat te keq dominon teza e HISTERISE KOLEKTIVE,  te cilen e  plasoj prof.Radovanoviq. Kjo u arrite me kembngulesine e pales serbe dhe afinitetit te tyre per te perdore genjeshtren si arme institucionale per interesa nacionale, ashtu siç i ka mesuar babai i kombit serb Dobrica Qosiq !!!

Heshtja jone, sidomos e lidershipit dhe mediave  shqiptare padyshim qe eshte e pa justifikuar. Ne shqiptaret disponojme me te gjitha argumentet e duhura si video xhirime, raporte shkencore laboratorike, rezultatet nga simposiumi i Zagrebit, raportet e te eksperteve nga jashte... gjersa ne anen tjeter pala serbe vazhdimisht lanson te pa verteta te kulluara, pa asnje argument shkencor si rasti i organeve te transplantuara ne Shqiperi etj. dhe atyre ju beson nje pjese e botes me ne krye Carla del Ponte.

Te ne eshte problemi i mungeses se vullnetit, kurajos,angazhimit dhe çasjes me serioze ndaj nje problemi me interesa madhore nacionale. Qeveria serbe kreu aktin kriminal te helmimeve qe ishin si uvertyre e asaj çka pasoj me vone ne vitet 1998/99 dhe tallet me viktimat, afer 7500 te helmuar.duke i quajtur  "aktore te Kanes".

Mos t'a anashkalojme nje pjese shume te dhembshme te historise tragjike nacionale per hire te brezave qe vijne.

Apeloj dhe pres nje angazhim dhe bashkpunim me te madh nga ana e Juaj. Jam ne dispozicionin tuaj per kete çeshtje.

Për ZSH: Milazim KADRIU