E marte, 16.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Bota dhe ndarja ekonomike

E shtune, 20.10.2007, 07:42 PM


Albert Zholi
Nga Albert  Zholi
 
Sigurisht që paraja është  një shpikje e njeriut. Ashtu si shpikjet e tjera, nuk është diçka e  keqe  apo e gabuar  në vetvete. Në të vërtetë  nuk është asgjë tjetër  veçëse një mjet shkëmbimi. Prandaj, kur përdoret siç duhet, ajo mund të  shërbejë  për një qëllim të mirë. Paraja është  mbrojtje, sidomos  ndaj  problemeve  që vijnë  nga varfëria. Duket se të paktën për disa njerëz, paraja është përgjigja për çdo gjë. Jeta e dënon dembelizmin  dhe na inkurajon  të punojmë  pa  u lodhur. Duhet të kujdesemi  për nevojat e familjes  dhe,  nëse kemi me tepricë, do të kemi diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari. Për më tepër ne nuk duhet   të mohojmë vetveten, por duhet t’i gëzojmë gjërat që kemi.

Grackat e pasurisë

Rreziku  më i madh  është të  të dashuruarit pas parasë dhe pas  gjithshkaje që ajo mund të blejë. Pasuria  zgjon tek disa  një etje që nuk të shuhet kurrë. Në fillim të mbretërimit të  tij, mbreti Solomon  e kishte vënë re këtë prirje  te të tjerët. Ai shkroi: Ai që do Argjendin, nuk do të ngopet me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura. Edhe kjo është kotësi”.  Kur e shohim paranë  si një nga gjërat më të dëshiruara, dhe jo si  mjet për të plotësuar një nevojë, atëherë jemi më të prirur  për të rënë pre e tundimeve  të pamoralëshme, ku përfshihet edhe gënjeshtra, vjedhja edhe mashtrimi. Judë Iskarioti, një nga apostujt  e Krishtit, e tradhëtoi zotërinë e tij  vetëm për 30 monedha  argjendi. Disa kanë arritur deri në atë pikë sa kanë lejuar  që vendin e Perëndisë ta zërë paraja, duke e adhuruar si perëndi. Rendja pas pasurisë sjell edhe rreziqe  që nuk janë kaq të dukëshme. Së pari, pasuria e madhe shpesh çon  në besim të tepërt te vetvetja.  Meqenëse  paratë  japin  njëfarë pavarësie, për ata që janë të pasur ekziston rreziku i vazhdueshëm  që ta vënë në besimin te paratë dhe jo arsyeja njerwzore.  Së dyti  rendja pas pas psurisë  të ha aq shumë kohë  dhe energji sa gradualisht të largon  nga lidhjet me njerwzit qww I do dhe tw duan. Për  të pasurit, ekziston gjithashtu  tundimi  vazhdueshëm  për të përdorur gjithshka  kanë  për t’u argëtuar  ose për të përmbushur interesat personale.

Një botë e ndarë nga pasuria

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të  20-të ,bota  u trazua  nga Lufta e Ftohtë dhe  u nda politikisht në tri pjesë.  Përmes një perdeje  të Hekurt, por të padukshme, dy botë shihnin  ngultas njëra-tjetrën: bota e komunizmit, që përfaqësohej  nga Bashkimi i Repuplikave  Socialiste Sovjetike, dhe bota  e shteteve  jokumuniste, që kryhesohej  nga Shtetet e Bashkuara. Shtete  që nuk ishin  as  në njërën anë  dhe as në  tjetrën, formonin  të  ashtëquajturën Botë e Tretë. Por, termi “Bota  e Tretë” filloi të shihej  si përçmues, dhe u zëvendësua  me shprehjen “vende të pazhvilluara”. Me kalimin e kohës edhe kjo mori një ngjyrim  negativ  prandaj ekonomistët  filluan të përdornin   termin “vende në zhvillim”. Kështu, terminologjia  nuk e vinte më theksin  te ndryshimet politike, por te ndryshimet  ekonomike. Sot në shekullin e 21-të, nuk ka më një botë të ndarë politikisht në tri pjesë si më parë. Megjithatë, në kuptimin ekonomik  dhe industrial, ndryshimet midis vendeve  të zhvilluara  dhe vendeve në zhvillim  janë ende një fakt. Turistët  nga vendet e  pasura  takojnë njerëz të varfër  që luftojnë për të siguruar bukën e gojës. Prandaj është  me vend pyetja: A do të mbetet bota  gjithnjë e ndarë  ekonomikisht? A është e mundur që kush ka para, pra të pasurit, dhe ata që nuk kanë, të  varfërit, të gëzojnë barazi  në nivelin e jetesës?

Hendeku  midis të  pasurve  dhe të varfërve
 
Pavarësisht nga terminologjia  e përdorur, vendet shumë të zhvilluara, vendet industriale dhe me ekonomi të përparuar  gëzojnë  një nivel  të lartë  jetese, kurëse vendet që janë më pak të  zhvilluara  ekonomikisht, kanë një nivel jetese më të ulët. Është sikur tu përkitnin  dy botëve të ndryshme. Sigurisht, këto dy botë  mund të ekzistojnë  edhe brenda  të njëjtit shtet. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, gati 30% e të ardhurave  të vendit përfundojnë në llogarinë  e familjeve  më të pasura, që përbëjnë 10%  të tw gjitha familjeve. Nga ana tjetër, 20% e familjeve, që përbëjnë  pjesën më të varfër, duhet të përballojnë  jetën duke marrë vetëm 5% të të ardhurave  të prgjithëshme. Mbase edhe në vendin tonë  është një situartë  pak  a shumë e ngjasshme, sidomos nëse ka pak nga shtresa e mesme. Por edhe në vendet  ku shtresa e mesme  është disi e madhe, deri tani  qeveritë nuk kanë mundur  të mbyllin plotësisht  hendekun ekonomik  midis të pasurve  e të varfërve.
Për asnjërën nga këto dy botë nuk mund të thuhet  me të drejtë  se gjendja është ideale. Mendoni pak për problemet e njerëzve  që jetojnë në  vendet e varfëra. Shërbimet  shëndetësore  janë mjaft të kufizuara. Ndërkohë që 9 vendet më të pasura,  kanë 1 mjek për 242 deri  në 539 banorë, 18 vendet më  të varfëra  kanë shumë më pak, vetëm një mjek për 3.707 deri 49.118 banorë. Pra, kuptohet pse në vendet më të pasura  jetëgjatësia mesatare  është  73 vjet a më  tepër, kurëse në shumicën e vendeve  të varfëra, jetëgjatësia  është nën 50 vjeç. Në vendet e  varfëra   mundësitë për  t’u arsimuar janë tejet të pakta, e shpesh kjo i çon  fëmijët  drejt një  jete me varfëri. Mungesa e asimilimit  pasqyrohet  në numrin e analfabetëve. Në 7 nga 9 vendet më të  pasura, ata që dinë shkrim e këndim  përbëjnë  100% të popullsisë (në  dy vendet e tjera, kjo shifër është  96 dhe 97%). Kurëse, në 18 vendet më të varfëra, kjo shifër shkon  maksimumi  në 81% dhe minimumi me 16%. Në 10 prej këtyre vendeve  kjo shifër është  nën 50%. Por edhe  banorët e vebndeve të pasura  kanë problemet e veta . Ndërsa banorët  vendeve të  varfëra  vuajnë nga mungesa e ushqimit, ata që jetojnë në bollëk, vdesin ngaqë hanë tepër e ky problem sa vjen e  rëndohët. Libri Luftë me ushqimet (anglisht) thotë se “Përsa i përket ushqimit, ngrënia  me tepri  është bërë problemi  kryesor  në nivel botëror, dhe kështu i ka zënë vendin të ushqyerit  të keq”. Edhe revista The Atlantic Monthly thotë:”Rreth nëntë milionë amerikanë  vuajnë nga dhjamosja  patologjke që do të thotë  se janë 45 kg  ose më shumë mbipeshë. Problemet shëndetësore që lidhen me peshën, bëjnë që çdo vit  në këtë vend, 300.000 njerëz të vdesin  para kohe”. I njëjti artikull  thotë se “ së shpejti  dhjamosja mund të bëhet  problemi  më shqetësues në botë. Për shëndetin publik, dke  ia kaluar edhe  urisë, edhe sëmundjeve ngjitëse”. Vërtet, shtetasit e vendeve të pasura kanë nivel jetese më të lartë, por nga ana tjetër i japin më shumë  rëndësi pasurisë, sesa miqësive, e kështu e vrasin mendjen se si të kenë, e jo si të jetojnë.  Ata  e masin  rëndësinë  dhe vlerën e njeriut  sipas punës, rrogës ose pasurisë, dhe jo sipas kulturës, mençurisë zotësive  a cilësive. Duke  e theksuar se një jetë e thjeshtë është  celësi i lumturisë, do të ngrejmë pyetjen  po sikur të kemi ca më pak?. Kjo pyetje u ngrit në një  revistë gjermane. Artikulli thoshte: “Pavarësisht nga rritja  e vrullëshm, e mirëqenies, shumë njerëz në botën  perëndimore  nuk janë më të lumtur tani nga çkanë qenë dhjetëvjeçarë më parë. Çdokush që e ka zemrën nga gjërat materiale, ka më tepër të ngjarë  të jetë i palumtur”.

Mbyllet hendeku  zgjidhja e vërtetë
 
Në mbarë botën, qindra milionë njerëz luftojnë çdo  ditë  për të mbijetuar, megjithëse  janë në  kulmin e varfërisë. Duket qartë se njerëzimi ka nevojë  për një qeveri të drejtë  e të pakorruptueshme  që dëshiron sinqerisht ta zhduke  këtë padrejtësi. Veç kësaj, kjo qeveri duhet të jetë e  fuqishme  për t’i realizuar synimet  e saj të mira. A mund të  presim  vërtet  nga njerëzit  që të formojnë  një qeveri të tillë?
Në fund të Luftës sqë Dytë Botërore, Shumë kishin nevojë për ushqim e rroba, e strehim, njerëz nga vendet e tjera u dërguan  tonelata me rroba  dhe ushqime vëllezërve të tyre  në besim në Europë, Filipine e Japoni.  Më vonë në verën e vitit 1994, një  grup vullnetarësh  nga Evropa u erdhën menjëherë në ndihmë  vëllezërve  dhe motrave të  tyre në Afrikë. Për refugjatët  nga Ruanda u ngritën  kampe të organizuara  mirë  dhe qendra mjekësore. U dërguan sasi të mëdha me rroba, batanije, ushqime për të ndihmuar  mbi 7.ooo veta.Dy  vjet më vonë  në  vitin 1996, në rajonin lindor  të Repuplikës Demokratike   të Kongos shprtheu lufta. Të mbjellat u  shkatërruan, rezervat ushqimore u vodhën dhe furnizimet u bllokuan. Shumë njerëz hanin vetëm një herë në ditë, dhe kjo çoi në kequshqyerje  dhe sëmundje. Deri në qershor të vitit  1997  këtyre iu dhëuruan  500 kg ilaçe, 10 tonë biskota me përmbajtje të lartë proteinike, 20 tonë ushqime, 90 tonë rroba, 18.500 palë këpucë dhe 1.000 batanije që të gjitha këto shkonin  rreth  1.000.000 dollarë që i dërguan shtetet Belgjikë, Francë dhe Zvicër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora