Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jeton Kelmendi: Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti

| E marte, 23.02.2010, 11:00 PM |


Pse heshtin « Elefantët » për rastin Kurti

Nga Jeton Kelmendi*, Bruksel

Tani që sapo kaluan dy vjet nga Pavarësia e Kosovës, situata ne vend vazhdon te mbetet e keqe. Madje mund të thuhet se jo vetëm e njëjta, por edhe më keq, ngase tani populli ka filluar ta humb durimin dhe dita ditës po behet më pesimist për të ardhmen e vet. Kosova sipas raporteve të mekanizmave ndërkombëtar, ka ngal prapa në shumicën e segmenteve të jetës. Qeveria nuk kontrollon gjithë territorin e vendit, korrupsioni po lulëzon, pasi qe tanimë ka lëshuar rrënjë te thella. Në vend ka shumë zot shtëpie: EULEX që është shefi i të gjithë të zotëve të shtëpisë, Qeveria e Kosovës e cila kontrollon Kuvendin dhe paranë publike, Strukturat paralele të serbeve dhe kush e kush tjetër më. Sa u përket këtyre tre të Zotëve të shtëpisë, tani më nuk është lajm se janë shumë funksional dhe veprojnë shumë legal, por durimi i qytetarëve po bije me të madhe. 
 EULEX nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, Kosova nuk i njoh strukturat paralele, kurse strukturat paralele serbe nuk i njohin as Pavarësinë e Kosovës as EULEX-in. Është shumë kontraverze kjo mos njohje nga njëra anë, ndërkaq  nga ana tjetër aspak nuk e pengojnë njëra tjetrën.  Qeveria trumbeton se po e lufton korrupsionin, që i bie konkretisht do ta luftoj vetveten, kurse EULEX thotë se do arrestohen “peshq të mëdhenj”, mirëpo as e para e as e dyta nuk po ndodhin. 
Qytetaret e shtetit të ri, prit një ditë e prit një muaj, asgje nuk po luan. Në ketë situatë Institucionet e vendit janë ato që do duhet ta luanin rolin e vet, sepse ato kanë dalë direkt nga populli edhe pse dihet se si dhe qysh kanë dalë. Misioni që ka ardhur për të shërbyer në një vend dhe as nuk e njeh, e as nuk e mohon Shtetin, po dështon. Çfarë epiteti tjetër mund ti jepet pos dështim këtij misioni, kur deri me tani rezultatet e punës së tij janë zero. Në ketë kontekst, ky mision ndërron drejtimin e rrugës për të cilën është e thirrur të ec. Në vend që të hetoj dhe ti gjykoj vrasësit- policet rumun, që vranë dy qytetarë të Kosovës dhe plagosën dhjetëra të tjerë, EULEX nxjerr në gjyq viktimën. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, si organizator i protestës së 2007-së akuzohet. Në ketë rast Kurti është viktima, pasi që viktimat e asaj proteste ishin mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkonin të drejtat e tyre qytetare, ku sipas konventave ndërkombëtare i takojnë çdo qytetari të çdo vendi. Kjo lëndë ishte marr nga misioni paraprak UNMIK, i cili poashtu ishte i dështuar në punën e vet në Kosovë. Në ketë kontekst duhet thënë se EULEX po gabon, madje ky ndërrim i kahjes, jo vetëm se është i dështuar, por edhe shumë i rrezikshëm.     

Po vjen lideri i ri

Albin Kurti, e refuzoj paraqitjen në gjyqin e EULEX-it me një arsyetim shumë korrekt dhe të drejt: “nuk vij në gjyqin tuaj sepse nuk ju njoh, as ju nuk e njihni pavarësinë e vendit tim as unë nuk ju njoh ju”. Në shikim të parë kjo duket e thjeshtë dhe mund të merret si një përgjigj e zakonshme, por nëse e analizojmë ketë, na del se këtu po vjen një fund i kësaj që jemi duke e duruar.  Sipas thinjës së vjetër Kineze se “çdo durim ka një fund dhe çdo fund sjell një fillim të ri”, na del se kësaj gjendje pa emër po i vjen fundi, kurse fillimi i ri do të vije siç e meriton Populli Shqiptar. Vetë Albin Kurti, ndodhet në një situatë të vështirë, por duke e njohur personalitetin e tij, them se është i pathyeshëm, ashtu siç mbahej edhe kur ishte student ne vitin 1997. Kësaj radhe dhjetëra mijëra nënshkrime që u mblodhën në mbrojtje të tij për një javë, jo se vetëm dëshmuan se Albin Kurti po gëzon mbështetje më të madhe, por tani në ato lista janë edhe mijëra qytetare nga Shqipëria dhe shqiptaret jashtë Kosovës. Ky fakt flet qartë se shqiptaret kanë filluar të ndjehen si komb dhe si një trup. Dhjetëra organizata të shoqërisë civile, nga gjithandej trojeve shqiptare, që po kërkojnë mbështetje nga mekanizmat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës, jap të kuptosh se tani topi është në duart e shqiptareve dhe politika të kthej kokën dhe të punoj për popullin e vet. Në ketë situatë është për të ardhur keq nga “Elefantët”, të cilët heshtin dhe as bëjnë zë, sikur nuk po ndodhe gjë me Kosovën. Ndonëse kontrollojnë opinionin dhe mediet janë në shërbim të tyre, populli nuk po u beson më “elefantëve kosovar”. Sa herë që i teket presidentit të Serbisë, vjen në Kosovë dhe madje as qe qanë kokën të pyet institucionet vendore. Ketë e dinë qytetaret se në çdo shtet, nëse donë ta vizitosh, duhet të kesh një ftesë, ose të lejohesh nga qeveria e atij shteti që do të vizitosh. Viti 2010 do të sjell shumë ndryshime dhe ngjarje për Kosovën. Siç po shihet Kurti po vjen e behet lideri i ri që do ta drejtoj vendin, ose do ti pengoj ata që e kanë humbur rrugën dhe shkojnë drejt një falimentimi  të shtetit të ri 

Në rastin Albin Kurti, pse heshtin ELEFANTET.  
   
Ndonëse është më vizionar dhe më i zgjuar se “elefantët”: Fatmir Sejdiu nuk deklarohet sepse është president i vendit dhe “respekton kushtetutën”, kurse Hashim Thaçi është kryeministër dhe nuk mund të lejoj që t’ na prish me miçet tanë ndërkombëtar. Liderët e partive opozitare jo për gjë tjetër, por na jemi opozitë dhe mendojmë që të hyjmë në qeveri, fundja edhe na duem si këta të qeverise të bëjmë pak pare. Çështja është shumë delikate dhe me ndërrimin e mendësisë politike do të ndërroj edhe strukturat dhe personat që janë në krye të vendit dhe thjeshtë po të ndodhin këto ndryshime shumë kushi duhet të shkoj në burg, prandaj këtu zë fillin heshtja e elefantëve.       
                      Është e pakuptimtë mos dalja në mbështetje në opinion e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi, Kryeministrit Berisha dhe liderit Socialist Edi Rama, por fatkeqësisht kanë për tu marr me një proces të përfunduar gjashtë muaj më parë. Sido qe të jetë kjo na bënë më optimist për një ndryshim të madh këndej dhe andej kufirit Shqiptaro-Shqiptar. 

*Autori është magjistrat në politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë në Universitetin e  Brukselit