E marte, 23.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: Deputeti i popullit

E hene, 22.02.2010, 10:57 PM


DEPUTETI I POPULLIT

Nga Dibran Demaku

Diku andej nga shkolla e mesme më  kishte rënë në dorë komedia "Deputeti i popullit",dhe pasi e kisha lexuar kisha brohoritur:-Sa mirë që ne nuk kemi "Deputet të popullit!"Dhe e tëra kjo kishte ndodhur nga shkaku se sipas komedisë së lartpërmendur personazhi i "deputetit" na vinte si i zgjedhur nga populli,por që pastaj nuk interesohej fare për hallet dhe brengat e popullit.
(Për lexuesit më të rinj në moshë dua të jap një sqarim:Në kohën kur unë e kisha lexuar atë komedi tek ne nocioni "deputet i popullit" ishte zëvendësuar me nocionin"delegat".Dhe ky "delegati" nuk zgjidhej nga populli,por zgjidhej nga partia që atëherë ishte parti-shtet!Formalisht i nominuari nga partia për delegat votohej nga populli në ca votime krejt formale.Themi kështu sepse i nominuari për delegat edhe sikur mos t`i fitonte votat zgjidhej në atë post sepse ai ishte i nominuari i vetëm,pra nuk kishte kundërkandidat.Dhe rrjedhimisht kësaj logjike ai nuk ishte i zgjedhuri i popullit,por ishte i zgjedhuri i partisë.Dhe një i zgjedhur i tillë domosdo që do të punonte për partinë që e kishte zgjedhur e kurrë për popullin!Ishte koha e partisë komuniste!).
Si ilustrim të tërë këtë që u tha më lart dua ta përmend një barcoletë që edhe sot e kësaj dite tregohet në fshatrat e Drenicës:Komiteti i partisë së komunës së Skenderajit i kishte dërguar dy të besuar të vetë në një fshat ku duhej të zgjidhej udhëheqësi i atij fshati.Dy të besuarit nga komiteti i partisë kishin marrë edhe porosinë se kush duhej të zgjidhej udhëheqës i atij fshati.Dhe sapo i tubojnë fshatarët para tyre e zbulojnë edhe emrin e atij që do të zgjedhej në atë post.Për ta bërë më të bindshme zgjedhjen e tij vendosin që të organizojnë edhe një votim.Votimi do të ishte i hapur me ngritjen e dorës.Por po mbaronte edhe votimi i tretë e asnjëri nga fshatarët nuk po e ngriste dorën!Dy të besuarit e komitetit e kuptuan se atë person nuk e donin fshatarët.Në anën tjetër kishin marrë porosinë nga komiteti se duhej të zgjidhej vetëm ai dhe asnjë tjetër.Dhe natyrisht se i kishte kapur një siklet i madh.Nuk dinin se si të vepronin më tej.Dikur njëri ngritet e thotë:-Që nga sot me vendimin e Titos zgjidhet kryetar ai i cili fiton më së paku vota!Kur e dëgjojnë fshatarët se çfarë kishte thënë Titoja ulin kokat dhe e pranojnë kandidatin e zgjedhur të komitetit!!!
Pas rënies së sistemit njëpartiak(apo sistemit socialisto-komunist) dhe pas luftës së fundit,në Kosovë u krijuan kushtet e sistemit shumëpartiak si kudo në botën demokratike.U formuan shumë parti politike(mbase më shumë se kudo tjetër).Por,pasi që ishte fillimi edhe ky fenomen ta quajmë shqiptar na u duk normal.Themi kështu duke ju referuar asaj thënjes së popullit tonë:-Dy shqiptar-tri parti!
Por,sot nuk do të flasim për këtë fenomen shqiptar.Në shkrimin e sotëm siç e cekëm edhe në fillim do të flasim për"Deputetin e popullit".Sipas logjikës shprehja "deputet i popullit" do të thotë se ai është një person që zgjidhet nga populli dhe rrjedhimisht kësaj edhe punon për popullin.Ky do të ishte definicioni më i mirë i mundshëm për këtë kategori të njerëzve të plitikës.
Por,lind pyetja:-A është "deputeti i popullit" personi politik i zgjedhur nga populli dhe që punon për popullin?!Apo thënë më mirë:-Cili është "deputeti i popullit" sot në Kosovë?!
Tash edhe tek ne në sistemin shumëpartiak,apo të themi në sistemin demokratik,kandidatët për deputet nominohen nga partitë e ndryshme politike dhe rrallë shumë rralë nominohet ndonjë kandidat i pavarur.
Dhe kështu partitë e ndryshme politike me programet e tyre politike e kanë përqarë popullin deri në ekstrem.Flitet dhe dhuhet se partitë e kanë përqarë deri në ekstrem edhe familjen shqipotare.Anëtarë të së njejtës familje aderojnë në parti të ndryshme politike dhe shpeshëherë edhe grinden në mes vete duke mbrojtur secili programin e partisë së vetë!(Edhe ky një fenomen tipik shqiptar!).
Rrjedhimisht kësaj "deputetët" e zgjedhur do të duhej të quheshin:"deputet të partisë" e jo "deputet të popollit"!Sepse fatkeqësisht "deputetët" e tillë edhe pas zgjedhjes nga votat e popullit ata vazhdojnë që të punojnë për partitë e veta politike!
"Deputetët e popullit" në Kosovë sikur e kanë harruar misionin e tyre!Siç duket ata tërë aftësitë e veta fizike dhe intelektuarle i kanë orientuar vetëm në përfitimet e veta!
Dhe mbase kanë të drejtë!Ata do të jenë në ato poste vetëm katër vjet.Andaj sa janë në ato poste mbase thonë me vete:-Të grumbullojmë sa më shumë pasuri sepse nhuk i dihet jetës!Sot jemi këtu,ndërsa nesër?!...
E populli?!`Ç`ju duhet atyre populli!I kanë mjaft hallet e veta!Populli le të kujdeset vetë për hallet e veta!Fundi i fundit nëse ata janë deputetë,çfarë do të thotë kjo?!
Disa po thonë se pagat e veta deputetët i kanë ngritur shumë!Si nuk i merr të tillët një lumë!A nuk e dinë ata se deputetët janë në ballë?!Dhe derisa janë  në ballë,ata janë edhe të parët në radhë!Dhe radha e do që ata të kenë pagat më të mira!
Dikush po thotë se ka shumë familje të varfëra në Kosovë! Dhe fëmijët e atyre familjeve punojnë lloj-lloj punësh për të mbijetuar!Ata fëmijë do t`i takosh gjithkund me karroca dore!Ani çka?! Ata janë klasë punëtore!Ndërkaq ata jenë deputetë!Dhe si deputetë duhet të jetojnë si peshku në det!... 


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora