Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010

| E hene, 22.02.2010, 09:55 PM |



 

Kemi konfirmimin e rreth 100 shteteve se janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, menjëherë pasi që ne ta shpallim atë. Do të kemi njohje masive dhe të fuqishme, Hashim Thaçi, kryeministër, 8 shkurt 2008

 

E PAVËRTETË

 

-          2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë,  Kosovën e kanë njohur 65 shtete, 35 më pak sesa kryeministri kishte premtuar se do të ndodhte menjëherë pas shpalljes.

-          Njohje masive dhe të fuqishme Kosova ka pasur vetëm në shkurt e mars 2008, kur është njohur nga 35 shtete

-          Në vitin e parë të pavarësisë Kosova është njohur nga 53 shtete, në vitin 2009 nga 11 shtete, dhe në vitin 2010 nga 1

-          Edhe në faza të tjera, kryeministri ka paralajmëruar njohje të fuqishme e masive që nuk kanë ndodhur asnjëherë

 

“Problemi ynë i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës.” Fatmir Sejdiu, President, Fjalimi në Kuvendin e Kosovës, 17 shkurt 2010

 

 

E PAVËRTETË

-          Edhe pse janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marrëdhëniet nuk janë të nivelit të duhur

-          As me Maqedoninë e as me Malin e Zi, 1 vite e disa muaj pas njohjes, nuk janë shkëmbyer ambasadorët

-          Mali i Zi pohon se i ka dy çështje të pazgjidhura me Kosovën: e para, njohja e malazezëve si pakicë kombëtare në vend dhe e dyta: demarkacioni i kufirit, me mundësinë që Mali i Zi të hyjë disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës

-          Presidenti që duhet të dekretojë ambasadorin e ka kushtëzuar këtë, me plotësimin e kushtit për pakicën

-          Marrëdhëniet me Maqedoninë kanë njohur ulje-ngritje

-          Vetë presidenti Sejdiu është injoruar në inaugurimin e presidentit Ivanov, duke u ftuar dhe lutur që të mos shkojë

-          Qeveria maqedonase ka sponsorizuar Enciklopedinë që i paraqet shqiptarët ardhacakë, kurse në dokumentet e MPB-së së këtij shteti Kosova ende figuron si pjesë e Serbisë.

 

http://www.radio-dukagjini.com/web/pod/thaqi_5.jpg

“Qeveria nuk ka asnjë pretendim për të kontrolluar asnjë medium” Hashim Thaçi, kryeministër, 18 shkurt 2010, Klan Kosova

 

 

E PAVËRTETË

-          Raporti i progresit i vitit 2009, mes tjerash thotë: “Sa i përket lirisë së shprehjes, pavarësia dhe paanshmëria e televizionit publik – RTK nuk është e garantuar sa duhet. Një anëtar i qeverisë merr pjesë në Komisionin që cakton bordin e drejtorëve”

-          EBU është shprehur e shqetësuar dhe ka kritikuar personalisht kryeministrin Thaçi për ndikim të madh në politikën redaktuese në RTK

-          KIPRED në një raport për gjendjen e medieve ka konstatuar se presioni më i   madh që qeveria u bën medieve është shpërndarja jo e barabartë e reklamave

 

 

“Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni po pret njohje të reja për Kosovën nga një varg shtetesh, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohet më 17 shkurt, ditën kur shteti i ri mbush një vjet të pavarësisë”. 27 janar 2009 prishtinanet.com

 

E PAVËRTETË

-          Asnjë njohje nuk ka ndodhur më 17 shkurt 2009

-          Më 19 shkurt 2009 Kosovën e kanë njohur Ishujt Maldive, kurse në mars 2009 Palau

-          Ministri Hyseni disa herë në vitin 2009 ka paralajmëruar njohje të reja, por përveç njohjes nga Arabia Saudite  të tjerat kanë qenë simbolike

-          Hyseni është kritikuar për moslobim të mjaftueshëm në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë

 

“Nuk ka qenë vendim i plotfuqishëm, por ata që kanë qenë prezent dhe ata që e marrin transkripton mund ta marrin ndryshimin që ka ndodhë”.  Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër, Kohavision, 30 dhjetor 2009

 

E PAVËRTETË

-          Deklarata është bërë duke iu referuar vendimit të qeverisë për pagat retroaktive

-          Edhe pse zv/kryeministri e ka quajtur vendim jo të plotfuqishëm, mediet kanë raportuar se 3 ministra deputetë e kanë marrë rrogën retro-aktivisht

-          Vendimi i 4 dhjetorit e thotë mjaft qartë:

-          Kryeministri Thaçi asnjëherë nuk e ka mohuar marrjen e një vendimi të tillë, por ka folur për mundësinë e “gabimeve teknike”

-          Vendimi i 4 dhjetorit vazhdon të jetë në fuqi, përderisa nuk merret një vendim tjetër për anulimin e tij

-          Vendimi i 4 dhjetorit 2009 e “ndryshonte dhe         dhe plotësonte vendimin Nr. 02/3, të datës 22.01.2008, që thoshte se ministrat deputetë duhet të përcaktohen për vetëm një rrogë, në kuadër të uljes së shpenzimeve dhe kursimeve

 

Për ZSH: Milazim KADRIU