E enjte, 25.04.2024, 03:19 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shtabi i emergjencës në diasporë pér ndihmë zonave të përmbytyra ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin

E diele, 21.02.2010, 10:56 PM


Shtabi i emergjencës në diasporë pér ndihmë zonave të përmbytyra ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin, organizoi me datë 17. 01. 2010 një takim në Ludwigburg. Të pranishme ishin këshillat që veprojnë në qytetet: Shtutgart, Pforzheim, Singen , Ravensburg dhe Ludwigburg dhe me këtë rast u informuan për punën që është bërë deri më tani në sensibilizimin dhe informimin e bashkatëdhetarëve dhe opinjonit Gjerman. 

Njoftojmë të gjithë bashkatëdhetaret tanë, kudo që jetojnë në diasporë, se, në shenjë solidarizimi me familjet shqiptare në zonat e përmbytjeve në Shqipëri dhe në Ulqin, për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve në gjendjen e jashtëzakonshme që po përjetojnë, ka filluar mbledhja e gjërave materjale, dhe është hapur edhe gjirollogaria dhe kontonumri për ata që deshirojnë që të ndihmojnë popullatën e atjeshme financiarisht.

Bashkatëdhetarët në Fletëpagesat e tyre duhet té shenojné:

Shoqata Humanitare Iliria 
Kontonumri: 13419184
Numri i Bankes(BLZ): 66690000
Instituti Kreditoré(Kreditinstitut): Volksbank Pforzheim
Qellimi i pagesés(Verwendungszweck):Ndihmë Humanitare për Shkodren (Humanitäre Hilfe für Shkodra)


Sipas Can Tahirit, qdo veprim, qdo ndihmë do të jet transparente dhe dotë prezantohet me korrektësi në mediet e shkruara dhe në prezencën e kamerave. Lusim të gjithë shqiptarët në diasporë të kontaktojnë me shokët dhe miqët e tyre gjermanë apo të nacionaliteteve të tjera si dhe me organizatat si: Kryqi i kuq , Karitasi, Diakonitë, Kishat, Xhamitë dhe firmat e ndryshme për një kontribut të përbashkët në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Éshtë i mirëseardhur qdo bashkëpunim dhe qdo veprim në të mirë të këtij aksioni.
 
Zotëriu Baki Mustafa me bashkpunetorët e tij informuan Shtabin se në Depon e bashkësisë Islame në Shtutgart ka filluar grumbullimi i gjërave materjale. Së shpejti dotë organizohet edhe transporti i këtyre gjërave dhe atyre që mbledhen edhe në qytet tjera të cilat do të dërgohen tek banorët në rrethet e Shkodres dhe Ulqinit.
Edhe shoqata për kulturë dhe integrim Rinia nga Singeni, së bashku me Degen e Fondacionit "Nermin Vlora- Falaski" dhe Shoqatën Dardania nga Ravensburgu e përkrahin fuqishëm këtë aksion dhe po ashtu kan filluar mbledhjen e gjërave materjale, ndërsa me publikimin e gjirollogarisë shpresojnë se dotë derdhen edhe mjete finaciare per ndihmë familjeve qe përjetuan përmbytjet. Interesimi i bashkatëdhetarëve është i madhë, informuan shtabin e emergjencës Marash Gojani dhe Nadire Hakaj. Bashkatëdhetarët e interesuar luten të klikojnë në Web- faqen e shoqates Dardania ne këtë adresë: info@dardania-rv. de, ku mundë të informohen për rrjedhën e këtij aksioni dhe më gjerë.
Zotëriu Afrim Sylejmani po ashtu informoi të pranishmit ne këtë mbledhje informative se edhe Shoqata Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu është angazhuar në këte aksion dhe mbështet Shtabin e emergjences në nivel të Gjermanisë.

Për informim më të mirë, bashkatedhetarët tanë mundë të thërrasin edhe në telefonat e Shtabit të emergjencës dhe këshillave të tijë: 0049-17685044061, 0049-1774205089, 0049-15115340974, 0049-1797414456, 0049-1731573504, 0049-1713717946, 0049-17336718030 dhe 0049-1791216035
 
Këshilli Organizativ.

__________

Takim pune me grupin Gastmahl né Singen.
Grupi Gastmahl dhe këshilli i emergjencës për ndihmë zonave të përmbytyra në veriun e Shqipëris dhe në Ulqin, organizoi me datën 13. 02. 2010 një takim pune në Singen. Té pranishme ishin zonjat: Fredi Möhrle, Maria Conradi, Hatmana Heric, Elke Klaibe, Nurije Murati, Anita Stadelhofer, Marlene Zunftmeister, Danica Dähm, qifti Marash dhe Marte Gojani, artikullshkruesi dhe zotriu Muhamet Misini. 

Shtabi i emergjences për Gjermani: Faridin Tafallari, Can Tahiri dhe Hasan Qyqalla përmes bashkatedhetaréve tané qiftit Sadri dhe Nadire Hakaj jan takuar kohë më parë me grupin e siperpërmendur ku u informuan për gjendjen e mjerueshme në ato zona dhe masat që po ndërmerren për zbutjen sado pak të kësaj katastrofe natyrore.

Në takimin e sotëm u bisedua për format dhe menyrën e organizimit të ndihmave materjale dhe financiare për familjet që përjetuan përmbytjet.

Në bashkpunim me zotriun Muhamet Misini u vendos që paketat me veshmbathje të dorëzohen në depon e restorantit Südstern në Steisslingenerstrasse numer 57 në Singen.

Po ashtu u bisedua që të organizohet një koncert-Gala (humanitar) muajin e ardhëshem, ku do të ftohen personalitet e jetes politike dhe kulturore gjermane dhe shoqatat e nacionaliteteve që jetojnë në qytetin e Singenit me rrethinë.Me këte rast pijet për pjesmarrësit do t`i organizoi nikoqiri Zotriu Muhamet Misini,familje shqiptare dhe familje tjera dotë pregadisin ushqimet e kuzhines së tyre kombëtare,nga shitja e tyre dotë grumbullohen mjete financiare që doti dedikohen viseve që përjetuan vershimet.

U kërkua po ashtu prezenca shtabit të enmergjences për Gjermani si dhe media shqiptare,të cilet do të prezantojnë pjesmarrësve situatën aktuale në rrethet e Shkodres.

Javen e ardhëshme do të vendoset për daten e saktë kur dotë organizohet ky koncert humanitar, ndërsa edhe opinjoni më i gjerë do të informohet me kohë.

Më poshtë po japim disa shenime për grupën Gastmahl që në përkthim dotë thot:
Ushqim ose drekë për mysafirët.

Kjo grupë lindi para 20 vjetesh në fillim si projekt,nevojë e kohes,per organizimin e ndihmave për refugjatët,duke filluar që nga barriarat e gjuhës, punes dhe jetes në pergjithësi.

Sipas Zonjes Fredi Möhrle: Dy vitet e para afër 20 Nacionalite ndihmuan njeri tjetrin në Pregaditjen ushqimeve të vendit të tyre të cilat janë të pranishme në librin me titullin " Gastmahl ", dhe u rriten me kohen se bashku. Ky zhvillim i internacionalizimit është arma më efikase kundrejt ksenofobisë ndersa bashkpunimet kulturore vlerësohen si tëarriturat më të qmueshme të shoqërisë gjermane.

Për bashkatdhetarët tanë që deshirojnë t`i bashkangjiten këtij aksioni, më poshtë po japim Gjirollogarinë që shtabi i emergjences e ka hapur për këte rast.

Shoqata Humanitare Iliria 
Kontonumri: 13419184
Numri i Bankes(BLZ): 66690000
Instituti Kreditor(Kreditinstitut): Volksbank Pforzheim
Qellimi i pagesës(Verwendungszweck):Ndihmë Humanitare për Shkodren (Humanitäre Hilfe für Shkodra)

Për informim të mëtutjeshem, bashkatedhetarët tanë mundë të informohen në telefonat e Shtabit të emergjencës dhe këshillave e tijë: 0049-1774205089, 0049-15115340974, 0049-1731573504, 0049-1713717946, 0049-1791216035, 0049-17685044061, 0049-1797414456, dhe 0049-17336718030


Në biseden telefonike që artikullshkruesi e zhvilloi sot gjat këtij takimi, zotëriu Can Tahiri për Shtabin e emergjences së pari u falenderua shumë për punen serioze që grupi " Gastmahl" po e bënë së bashku me këshillin e bashkatdhetarëve të qytetit Singenit dhe ne vazhdim u deklarua: se qdo veprim, qdo ndihmë do të jet transparente dhe dotë prezantohet me korrektési né mediet e shkruara dhe ato elektronike, ndërsa ai premton se së shpejti do të nis transportimi i paketave dhe valigjeve me veshmbathje te cilat gjinden në pikat grumbulluese në Shtutgart, Singen dhe Mynih me rrethinë. 

Xhevat Muqaku


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora