Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: A ekziston shoqeria mes nje femre e nje mashkulli?

| E diele, 21.02.2010, 08:14 PM |


A ekziston shoqeria mes nje femre e nje mashkulli?
 
Nga Faik Krasniqi

Gjate viteve 80, ne USA u xhirua nje film me Meg Ryan e Billy Cristal (“When Harry met Sally”) qe shkakton debat edhe sot e kesaj dite. Ideja mbas ketij filmi eshte qe seksi hyne gjithmone midis mashkullit dhe femres, pra shoqeria e vertete midis tyre nuk mund te ekzistoje. Ky mendim vazhdon te ushqehet akoma nga media. Pothuajse ne cdo film qe shohim, shoqerite midis mashkullit dhe femres perfundojne ne romance (chandler & monica?). Keto imazhe kulturore qe na paraqiten jane te veshtira per t’i mbikaluar, dhe shume nga ne i adaptojne duke krijuar ''schema''te caktuara ne mendjen tone.
 
Shoqeria eshte nje vlere shume e rendesishme ne rritjen e nje individi. Eshte nje ndjenje afeksioni dhe perkatesie qe e mesojme qe ne vitet e para te jetes sone. Afeksionin me kukullat qe i quajme mike dhe me njerezit me pas.
Miqesia eshte si nje forme e heshtur kompromisi qe i bindet interesave te perbashketa.Dhe me kete nuk dua te banalizoj konceptin e miqesise me interesa ,nenkuptoj edhe deshiren e perbashket per t'ia kaluar mire.
Tani duke kaluar ne konkret mendoj se kjo qe thashe me siper mund te ekzistoje midis nje grupi edhe heterogjen, cuna e goca por ne nje grup te perbere nga nje vajze dhe nje djale nuk besoj se ekziston miqesia e ngushte, per shume gjate sepse te kinfidohesh me dike ta konsiderosh si njeriun tek i cili mund te besosh edhe sekretin me te vogel ,do te thote qe ti nuk vendos barriera midis ketyre dy njerezve dhe jemi bere prej ndjenjave dhe jo vetem prej mishi.Ato lindin natyrshem nese lidhja shok- shoqe vazhdon te thellohet me shume.
Une nuk do i vija faj nese nje shok bie dashuri me nje shoqe, sepse njerezit jane bere me ndjenja ca gjera ndjehen ndodhin dhe pike,dhe nuk mund te japim nje shpjegim per cdo gje qe ekziston.Zjarri dhe baruti nuk mund te rrine bashke,sepse dihet pastaj cka behet me pas.