E shtune, 20.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Deri kur më?....

E shtune, 20.02.2010, 10:56 PM


Deri kur më?....

Shkruan: Skender KORÇA 

Shoqëria në Kosovë, nëpër mbarë qytetet ku jeton, edhe në këtë fillim viti është gdhirë me ankthin e pasigurisë, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivën e tmerrshme dhe vizionet e cunguara. Nuk dijmë nga t’I ja mbajmë dhe çdo herë na mbetet e vetmja pyetje ne fyt…Deri kur më?

Kosova edhe në këtë vit numëron me ankth regjistrin e pafundmë të problemeve, të cilat, sipas gjitha parashikimeve s’do marrin fund as këtë vit, e ndoshta edhe për një decade, as që do I mendojsë se çfarë po e gjënë e lëre më të I zgjidhë ato…
Pa drita, pa punë, me infrastrukturë shkatërrues, pa përkujdesje shëndetësore, me korrupsion të madh, me qeveri mediokre, qeveri të pa qëndrueshme , me koalicion që të ishte I brishtë do ishte shumë mirë, por as i brisht  nuk është…Deri kurë më?
Kjo pasiguri për jetën, për ekonoominë,  e ky kaos, artikuluar me gjuhën më të thjeshtë, ka vetëm një adresë: Politikën dhe politizimin…Jeta është bvrë politikë e politika jetë në Kosovë. Në palc jemi prishur, pa aspiratë dhe pa ambicie, pa shancë për riparim dhe pa vision, pa ngulm për t’u riparuar dhe pa mundësi, me shumë gjeneratorë të saj të kaosit dhe pa asnjë agregat për ta riparuar, me fundosje dhe pa shpresë për shpëtim…Deri kurë më?....
S’do mend se kriza e përgjithshme në Kosovë, degradimi dhe deformimi që po ndodh kudo, i ka kundërshtarët e vet, pikërisht ata të cilët janë të thirrur të krijojnë zgjedhje më optimale, tek politika e politikanët.  A thua do kemi vullnetin për të bërë një gjë të këtillë, për të degraduar degradimin, e fuçizuar njëherë e përgjithmonë arsyen në këtë vend, për të i dhënë shancë jetës normale njëherë për qytetarët e saj të ndihen jo vetem komod në shtetin e tyre por të shpresojnë dhe të motivohen për një të ardhme më të ndrithsme.

Në të kaluarën, kemi pasur adresa (mbase shpeshherë i kemi shpikur) ku t’i hidhnim fajet për moszhvillimin tonë, ndërsa sot, shpiken armiq, e këta i kemi brenda. Në gjithë këtë amulli e paperspektivë, kundërshtarët e brendshëm të cilët bluajnë qytetarin e Kosovës  dhe frenojnë përparimin, janë ata që kanë marr përsipër drejtimin e tij: politikanët, por, duke mos përjashtuar në këtë rast as “elitat tona”, të cilat shpeshherë janë treguar konformiste dhe heshtin këtë stagnim e degradim.

A thua janë ndryshe të shtrënguar këta që nuk dijnë dhe nuk munden të reagojnë në parim…sepse më duket se çdo gjë po merrë një kahje të dirigjimimit dhe janë të kërcenuar për të drejtuar këtë popull, apo janë ata që po pranojnë të bartin fajet e diturisë së tyre që po heshtin kështu…Deir kur më?

Sistemi politik që po mëtojmë të ndërtojmë, nuk ka asnjë armik më të madh se partitë politike, ato organizata të cilat janë krijuar dhe kanë mision avancimin e demokracisë, kurse vetë këto po gjenerojnë kriza dhe po prodhojnë të gjitha të këqijat në këtë vend, në  kohën e dy vjetorit të shtetit të lindur…Besojmë se kapitulli I stërvështirë I demokracisë dhe tranzicionit do jetë i gjatë edhe me dekada në vijim, I pa shpresë për të përfunduar njeherë në këtë vend…Në Kosovë ky tranzicion ka marrë trajta të veçanta që e relakson klasën politike dhe I jep ngushëllim bashkë me misionet e huaja, duke ja hedhur gabimet se I kanë këta apo ata në politikën e Kosovës, sepse pot ë ishim ne thonë politikanët do ja bënim më ndryshe…e si do ja bënin? Ju themi se njejtë do ja bëjnë sikur qqë janë duke ja bërë…edhe më keq besa…

Mërrim të gjitha segmentet në Kosovë: arsimin , shkencën, ekonominë, shëndetësinë, gjygjësinë, cilat nga këto dhe segmente të tjera janë në rregull? Asnjëra, e as tjetra e as të tjerat që nuk i përmenda…

Po kalkulojmë zgjdhjet, KQZ, dhe elektoratin, që as këto nuk janë në nivel…Kosova parcializohet në funksion, parcializohet në veprim prej nga vijnë liderët e saj politik, apo të themi më mirë një kantonizim privat i politikanëve drejt Kosovës që po reflekton negacion trishtues në jetën e qyetetarit…

Në një shoqëri sikur kjo në Kosovë, ku manipulimi në emër të kombit dhe për kombin, punëve të shtetit dhe kundër shtetit, është më se normal kur asgjë nuk është normale,  në një shoqëri ku injoranca dominon punët e konsolidimit të vendi, çfarë mund të kërkohet më shumë? Por vlenë një pyetje deri kur më?

Kosova është një vend, një shoqëri ku dëshira për lavdi dhe vetëkënaqësia janë tipare dalluese e mbisunduese, në një shoqëri ku sistemi i vlerave është përmbysur, vështirë të shihet epilogu i procesit të ringjalljës, sepse institucionalizimi i këtyre veseve e sëmundjeve shoqërore, ka ndërtuar një breg me kurorë që rrallë mund të dilet, që pengon çdo alternativë përparimtare, pengon dh ethellon edhe më shumë hendeqet që i kishim me vite problematike dhe tash edhe më shumë po I japim injorancë edh evetës sonë dhe ardhmërisë sonë në Kosovë…

Për të sqaruar këtë problem, flasin tensionet absurde, kriza ekonomike, grevat, paknaqësitë, proceset gjygjësore të montuara, krimi dhe organizimi I tij me strukturë, nepotizmi dhe injoranca e shumë faktorë të tjerë, 

Sëmundja bazike tek ne është kryeneqësia jonë dhe këmbëngulësia jonë se vetëm partitë në pushtet na sjellin “mrekullitë” gjë që është mos aftësia për t’u bashkuar rreth koncepti të së mirave të përbashkëta, postulati themelor mbi cilën është ngritur dhe qëndron qytetërimit perëndimor, vlerat dhe sistemi perëndimor. Në dimensionet tona shoqërore, kultura e të mirave të përbashkëta nuk ekziston, sepse nuk të jep shancin pushteti. 
Një njeri i shkolluar në  Kosovë vlen vetëm një mandate qeveritar, kurse ne mandatin tjetër ai është një asgjë, sepse po të bje qeveria kë rënë sikur nga lartësia dhe a shpëton së gjali edhe kjo nuk ka rëndësi…Një ekpert pas rënjes shëndrrohet një njeri që I takon kategorisë sociale në Kosovë, ose për të shpëtuar duhet të ndrrojë partinë dhe të antarsohet në partinë që është në pushtet…

Le të besohet se në përvjetorin e dytë të pavaësisë së Kosovës, në ditëlindjen e saj të dytë, edhe festa ishte e ndarë, qoftë në grupe politike e qoftë edhe në aspektin tjetër…Partitë në pushtetit nga vetja dhe për kremtim as që thirrin njerzit e tjera partive politike në Kosovë në asnjë manifestim as sa për sy e faqe…Edhe  varrezat e dëshmorëve vizitohen ndaras, jo vetëm nga partitë e koalicionit,  por nga të gjitha subjektet politike…Deir kur më?...

Andaj, edhe brenda organizimeve tona politike, kulturore, shoqërore, kemi aq shumë çudira, degradime sa që të le përshtypjen se kush jemi dhe sa republika ka përbrenda Kosovës…A thua vallë Kosova është një apo ka edhe tjera republika, sepse sa sisteme të instaluara ka në këtë Kosovë, sa paralelizma ka, kemi zënë të mësojmë sepse po I shohim përditë…e në të kundërtën aty ku I shohim aty na hedhet biber në sy se ligji dhe rendi kushtetues po vepron në mbarë territorin e Kosovës…Çfarë mashtrimi, edhe më i rëndë është kur ta thonë këta “elitar” të Kosovës…Pushtetarët de…


Mos të harrojmë se edhe zgjdhjet në Kosovë, për mendimin tim, më të drejtë, na vënë para një sprove aspak të lehtë, madje, pse të mos themi, shtrojnë një dilemë të ankthshme: çfarë është kjo demokraci e kësaj Kosove më se eksperimentale?

Po pyesim a është koncept demokracie dhe zhvillimi në Kosovë kjo që po na ndodhën ne?

Demokracia në Kosovë është një fluks i jashtëm, jo thelbësor, i pranuar vetëm por t’iu përgjigjur trendëve dhe rrethanave më të gjëra politike, e jo mendësi, për të krijuar alternativa për të mirën e përbashkët për zhvillim për kapërcim krizash ekonomike, për strategji zhvillimi por është një koncept demokracie që varet dirket nga raportet e bossave politik të partive politike. Vaj halli nëse bossat grinden, shkoj miletin dhe shkoj bereqeti..sepse fatin tonë dhe të fëmijve tonë e kanë ata në dorë të tyre….

Kjo që po ndodhë në Kosovë është një primitivizëm klanor, kur flet bossi, nuk ka rëndësi se çka ka thënë sa ka rëndësi se kush ka thënë…Ka thënë bossi dhe çdo gjë ka marrë fund…
A mund ta shpëtojmë demokracinë në Kosovë apo më parë duhet ta shpëtojmë popullin nga politika e liderëve të tyre?

Besojmë deri sa nuk kemi parametra që flasin për një demokarci të mirëfilltë në Kosovë do kemi modele të rrjeshme të vetëknaqësisë në Kosovë, të korrupsionit, modele të hajnisë, modele të krimit, modele të klaneve, modele të nepotizmit, modele të paknaqësisë të të gjitha shtresave që nuk marrin pjesë në qeverinë, jo për të qenë ajo vetë qeveria, por ka kuptuar se qeveria e Kosovës nuk po zgjidhë kriza por po
 Gjeneron përditë e më shumë…A thua të  bie kjo qeveri e Kosovës, do mund të tejkalohen këto probleme që janë futur në gjakun tonë tash më? Deri kur më?

Nëse duhet të instalohen postulatet e vërteta të demokracisë në Kosovë edhe po të jetë si program ky, nuk do mund të bëhet sepse vetë Kosova po na del një Windows i pa licencuar për asgjë...Deri kur më?


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora