Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Deri kur, në gjuhën shqipe do të përdorën fjalë të huaja

| E premte, 19.02.2010, 09:57 PM |


DERI KUR, NË  GJUHËN  SHQIPE  DO  TË  PËRDOREN  FJALË  TË  HUAJA

Nga Ramiz DËRMAKU

Kjo sëmundje në Kosovë ( por edhe më tepër në diasporë) ka përfshirë mediat e shkruara, elektronike, radion, televizionin, faqet e disa gazetave të përditshme, letërsinë e botuar, këngët e kompozuara viteve të fundit, udhëheqësit e emisioneve por çka është më keq edhe RTK-në. 
Disa fjalë të Gjuhës Shqipe  ngadalë po zavendësohen me fjalë të huaja. Në Kosovë nëse lëshon radion apo televizionet private për ti dëgjuar lajmet nuk është për tu habitur se spikerët gjatë emitimit të lajmeve përdorin  shumë fjalë të huaja, çka është më tragjike një gjë e tillë ndodhë edhe në televizionin publikë pra  në RTK-në. Gjatë leximit të disa gazetave ditore , që në rreshtat e parë has në fjalë të huaja. Në një fjali të zgjëruar mund ti hasim 2-3 fjalë të huaja. Autorët, redaktorët e gazetave,dhe televizionit, radiove private, por ndodhe shpeshë që edhe redaktorët të përdorin shumë fjalë të huaja. Përdorimi i tyre bëhet edhe në ato momente kur nuk është i nevojshëm, kjo dukuri është bërë një shprehi e tyre , të cilat kërkohet kohë për ti evituar-larguar nga përdorimi. Gjatë komunikimit me njerëz, por edhe tek disa intelektual në Kosovë, kishin hyrë në ´´ modë´´ shumë fjalë të huaja të cilat disa po i përdornin gjëja për të shitur kulturë…, Herë pasë here në disa gazeta ditore, prof. Dr. të Gjuhës Shqipe i kanë kritikuar këto dukuri negative dhe ua kanë tërhequr vëmendjen  institucioneve përkatëse apo edhe individëve, por ata bëhen si të shurdhër . Kohëve të fundit përdorimi i fjalëve të huaja gjithënji po rritet. `` Sipas disave, sa  më shumë të përdorësh fjalë të huaja,  d.m.th, je më i kulturuar´´ !. Kjo sëmundje në Kosovë , ( por edhe diasporë) ka përfshirë mediat e shkruara, elektronike, radion, televizionin, faqet e ca gazetave ditore, aty këtu edhe letërsinë e botuar, këngët  e kompozuara viteve të fundit, udhëheqësit e emisioneve, por çka është tragjike edhe RTK-në. Një fenomen i tillë i cili po përhapet me shpejtësi marramendëse po ndodhë nga shkaku ´´ gjëja prezenca e ndërkombëtarëve- të huajve në Kosovën e pas luftës´´. Kjo dukuri negative që po zhvillohet në Kosovë,është pjellë e pakujdesisë sonë dhe mungesës së profesionalizmit në fushën e gjuhës shqipe. Është tragjike kur disa njerëz të arsimuar …, edhe me tituj, lejojnë vetes të përdorin fjlaë të huaja, si gjatë bisedës me shokë , por edhe para opinionit të gjërë ! Mendoj se në asnjë vend të Botës në radio, shtyp e aq më tepër në televizion nuk mund ta hasim një dukuri të tillë. Duke folur, shkruar dhe shqiptuar  mirë dhe  drejtë fjalët e gjuhës shqipe, ne ruajmë kulturën, ruajmë dinjitetin e gjuhës  së kombit tonë . Të gjitha mediat; ( radiot, televizioni, shtypi), e institucionet i kanë redaktorët e tyre që paguhen për të bërë luftë dhe evituar dukurit negative dhe për ta marrë në mbrojtje gjuhën kombëtare. Një sëmundje te tillë e hasim gjatë zgjedhjeve kur disa që po e quajn veten ´´lider´´ . Gjatë bisedave, apo intervistave që u apin televizinit, ata e bënë edhe më të kapshme ´´sëmundjen´´ nga qytetarët dhe shikuesit. Detyrë imediate e udhëheqësit të emisionit në televizion është që mos të ftojë njerëz të pa përgatitur në studio. Ka ardhë koha që në RTK-ës si televizion shtetëror të angazhohen njerëz të profesionit, koka të afta intelektuale, gazetarë të dëshmuar me punë, e jo aty të defilojnë lloj llojë gazetarë, të cilët sipas ambicieve partiake, familjariste etj, kanë zënë vende. Kërkohet që sam ë parë në televizionin e Kosovës- rtk-ës, të punojnë gazetarë që kanë aftësi dhe prirje organizative, për kryerjen e detyrave që kërkon televizioni shtetëror. Gazetari në televizion nuk guxon dhe nuk duhet të lejojë që gjatë emisionit të drejtëpërdrejt të anojë hapur nga ndonji parti apo subjekt olitik, sepse një dukuri e tillë, s´pari e dëmton personin i cili e udhëheq emisionin , dhe dy, e dëmton institucionin, pra krijon neveri tek teleshikuesit apo adhuruesit e partisë tjetër.
Në fundë, të gjithë shqiptarëve;  URIME PAVARËSIA

Punuar me të  17.02.2010 
Weingarten-GJermani