E enjte, 18.04.2024, 06:09 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kairo: 17 shkurt 2010

E premte, 19.02.2010, 08:36 PM


Nga Alba Pres - Kairo

Më 17 shkurt 2010, me rastin e përvjetorit të dytë të Pavarësisë së Kosovës, Prof.Dr.Beqir Ismaili, organizoi një pritje në ambjentet e agjensisë së informacionit “Alba Press” në Kairo.

Në pritje merrnin pjesë, diplomatë, intelektualë, anëtarë të diasporës shqiptare në Kairo, biznesmenë dhe studentë nga trevat mbarë shqiptare.
Ceremoninë e rastit e hapi Prof.Dr.Beqir Ismaili, i cili i falenderoi të gjithë të pranishmit për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin, për finalizimin e kauzës së Kosovës.   
Ambasadori i Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Kairo, Dr.Nuri Domo, Zv. Ambasadori shqiptar Z.Spartak Topollaj, Z.Ilir Hoxha, Konsull dhe përfaqësuesi i Ambasadës Turke në Kairo Z.Sadi Altinak, bashkë me pjesëmarjen e tyre në këtë pritje, shprehën dhe besimin e tyre se Kosova së shpejti do të arrijë njohjen e shumëpritur edhe nga pjesa tjetër e vendeve që nuk kanë nxituar t’a bëjnë këtë deri tani.

Të gjithë të pranishmit u ndien krenarë për festimin e kësaj dite kaq mashështore për Kosovën, pasi ajo është kurorëzimi i të gjitha sakrificave dhe gjakut të bijve të Kosovës, që ka njomur tokën e saj në shekuj.

Alba Press
Kairo


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora