Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Guri i ndarjes

| E enjte, 18.02.2010, 10:15 PM |


Xhenc Bezhi

GURI I NDARJES

Mollë e ndaluar matanë 
Bija për nënë

Nëna për bijë 
Në këtë anë 

Ëndrrat rrënoi një mur
Zemrat  therte  ai gur

Që ti i vure këmbën
I dashur vëlla

Kur kufiri  ra

Prapë në Gjakove  
po vjen Malësia

Për jetë e mot

Një Kosova  e Shqipëria
Mundi mos shkoftë kot


SHKURT 2010