E shtune, 21.09.2019, 10:11 AM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit

E enjte, 18.02.2010, 10:59 PM


Agresion ndaj identitetit shqiptar të Gostivarit

Nga Valon Kurtishi

Neoimperializmi kulturor si një proces identitet rafshues dhe asimilues është duke i goditur me një egërsi të paparë komunitetet më të vogla dhe më të pambrojtura në shkallë botërore. Ky fenomen i rezikshëm dhe gjenocidal ka marë përmasa të frikshme sidomos në zonat ku shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë dhe kanë në një farë mase sovranitet në vendimmarjen publike. Është bërë tashmë një periudhë e gjatë historike ku teritoret shqiptare u kanë shërbyer apo shërbejnë akoma sot okupatorëve të ndryshëm si vendrekrutimi i resurseve njerëzore apo vendburimi i resurseve natyrore për ti shfrytëzuar më vonë për qëllimet e tyre nacionale. 
Kemi menduar se ngritja e nivelit të përgjithshëm emancipues të kombit do ti reduktojë në shkallë të papërfillshme këto fenomene vetëvrasëse për një popull. Kemi besuar se autonomia lokale apo vetëvendosja. d.m.th stadi shoqëror kur për punët me karakter lokal vendosë vetëqeverisja vendore, do ta avancojnë pozitën politiko-juridike dhe do ta risin standardin jetësor të popullit tonë në ato zona të IRJM ku është shumicë dhe ka pushtet real në duart e tij. 
Këtë e kemi besuar dhe shpresuar edhe për një qytet të njohur shqiptar të Pollogut jugor, konkretisht Gostivarin. Këtë e kemi shpresuar dhe kështu kemi besuar sidomos kur në krye të këtij qyteti shqiptar erdhi një personalitet i njohur politik si Rufi Osmani. Duke mos paragjykuar në asnjë moment dhe rrethanë paraardhësin e tij Nevzat Bejta, kemi besuar se ardhja në postin e qytetarit numër 1 të Gostivarit të një politikani me gradë shkencore dhe me një të kaluar “atdhetare” si z.Osmani, do të sjellë një cilësi të re kushtimisht thënë akademike, kombëtariste dhe moderne në rregullimin e raporteve të përgjithshme shoqërore në këtë qytet. 
Por gjithmonë e më tepër vendimet e vetë kryetarit të komunës së Gostivarit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, janë duke na lënë me gojë hapur gjithë neve që e patëm pritur me një entuziazëm shumë të sinqertë votën e qytetarisë shqiptare të Gostivarit në zgjedhjet e fundit lokale. Qeverisja lokale e Gostivarit është duke dështuar qartazi në pikën më të rëndësishme të një projekti shoqëror: mbrojtjen e interesave nacionale të popullit të vet. 
Shkrimet e fundit në gazeta si dhe lajmet e agjencive të ndryshme informative njoftojnë se plani i qeverisjes vendore të këtij qyteti për të zyrtarizuar gjuhën e ish okupatorit aziatik ka marrë rrugë të sigurtë dhe formë zyrtare. 
Në këtë drejtim ishte edhe vizita e fundit e ambasadorit të shtetit turk në IRJM, z Hakkan Okcall në këtë qytet shqiptar si dhe takimi i tij me kreun shqiptar të kësaj komune shqiptare, z.Rufi Osmanin. Ambasadori i një vendi i cili me asnjë akt ligjor nuk njeh as ekzistencën fizike të minoriteteve kombëtare në shtetin e tij, është shprehur shumë i kënaqur dhe i ka shprehur githashtu falenderimet e tij kreut të Gostivarit për zyrtarizimin e gjuhës turke në këtë qytet shqiptar. 
D.m.th, ambasadori i një shteti që nuk zyrtarizon asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes në asnjë komunë apo rajon të Turqisë, shpreh falenderimin e vet për zyrtarizimin e gjuhës turke në një shtet tjetër, në një komunë të një shteti tjetër, në zonën apo arealin etnokulturor të një populli tjetër!!!. Z.Osmani para se ta zyrtarizojë gjuhën turke në Gostivar është dashur të kërkojë nga ambasadori turk që në kuadër të marrëdhënieve të “mira” që ekzistojnë mes dy vendeve tona si dhe në kuadër të parimit bazik të reciprocitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, të ndikojë që shteti turk të zyrtarizojë gjuhën shqipe në mijëra fshatra e qytete të Turqisë ku janë degdisur shqiptarët e shkretë si rezultat i marrëveshjeve xhentëlmene dhe konventave turko-jugosllave për “iselavanje muslimana sa nase juzne Srbije u Tursku”. Zoti Osmani duke qenë me gradë shkencore profesor doktor, duhet ta dijë se janë reth 5 milionë shqiptarë pa asnjë të drejtë kombëtare apo kulturore në Turqi. Kryetari i Gostivarit duhet t’ia kërkojë me forcë ambasadorit turk plotësimin e kërkesave politike dhe kulturore të shqiptarëve në Turqi. Kreu i Gostivarit shqiptar nuk guxon asesi të marë vendime të tilla serioze për zyrtarizime gjuhësh të huaja kokë më vete dhe pa kërkuar që në bazë të reciprocitetit edhe shqipja të zyrtarizohet me efekt të menjëhershëm në Turqi. Kjo pasi me këtë veprim ai i implikon edhe shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës në situata të palakmueshme tensionesh e keqkuptimesh të panevojshme në rang ndërkombëtar. Këtu nuk ndihmon aspak fakti se edhe Elbasani mund të jetë anëtar i “bashkimit të komunave turke në botë”, pasi në Elbasan nuk ka “minoritet etnik turk” dhe gjuhë zyrtare atje është vetëm shqipja. 
Nga goja e një intelektuali të vërtetë që i do të mirën si popullit të vet ashtu edhe gjithë njerëzimit, nuk guxojnë të dalin fjali të tipit, “ne gjetëm gjuhën e përbashkët për qasjen e multikulturalizmit që Turqia si shtet e preferon dhe e aplikon në raport me Maqedoninë”!!!. 
Zoti Rufi Osmani nuk është zgjedhur nga shqiptarët e Gostivarit në postin aktual që ti “mbrojë dhe aplikojë në praktikë” politikat nacionaliste, asimiluese dhe imperialiste që shteti turk i paska për Maqedoninë dhe që me eufemizma tipike bizantino-otomane aziatike i emërton “qasje multikulturaliste”. Po për vete ç’farë qasje preferon dhe aplikon Turqia? Ç’farë qasje kemi ne sot në Turqi ndaj këtyre çështjeve etnike e kulturore? Përderisa Turqia për Gostivarin me 7000 mijë shqiptarë turkofonë paska qasje multikulturaliste, pse për Adanën me mbi 200.000 mijë shqiptarë dhe Stambollin me mbi 1 milionë shqiptarë ka qasje diametralisht të kundërt monokulturaliste d.m.th asimiluese, antidemokratike dhe shoviniste. Përderisa Turqia kërkon zyrtarizimin e gjuhës turke në Gostivar pse nuk pranon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Adana, Stamboll, Adrianopojë, Izmir, Antali, Ankara, e në qindra qytete të tjerë të mëdhenj ku shqiptarët jetojnë në shifra milionëshe? Si të spjegohen këto fenomene e praktika krejtësisht kontradiktore me njëra tjetrën në stadin e sotëm civilizues ku ka aritur njerëzimi? 
Këto janë standarde të dyfishta dhe politikë shoviniste neoimperialiste të cilën nuk mund ta pranojë asnjë qeveri normale dhe demokratike qoftë e niveleve lokale apo qëndrore. Nëse pranohet një manipulim i këtillë shumë transparent dhe gjigant shovinist, atëherë kemi të bëjmë me tradhti nacionale të klasit të parë dhe me tëhujasim dhe shpërfytyrim gati total të një politike dhe të një politikani të caktuar. 

Ambasadori në fjalë e ka inkurajuar Osmanin edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat në kuadër të një organizate nacionaliste panturke të quajtur, “Bashkimi i komunave turke në botë”. Kjo është një shoqatë ultranacionaliste e tipit të organizatave shoviniste greke të Vorio Epirit”, e cila përpiqet që duke i bashkuar këto komuna në një trup të vetëm ta ruajë me çdo kusht gjuhën dhe kulturën turke në zonat që dikur ky shtet i ka pasur nën okupim. Shihet qartë pra se në çfarë aventura të rezikshme aziatike është futur komuna shqiptare e Gostivarit në këtë moment të caktuar të zhvillimit historik. Në bazë të kësaj gjendje faktike, z.Osmani del në rastin më të mirë si një nacionalist turk i cili duke e legalizuar gjuhën turke në nivel të qytetit të Gostivarit lufton për mbrojtjen e kësaj gjuhe në këtë hapësirë gjeografike dhe në rastin më të keq si një luftëtar i imperializmit panturk për rikthim në “Rumeli”. 
Gostivari si komunë historikisht shqiptaro-europiane dhe shqiptarët si shumicë dërmuese e popullsisë së këtij qyteti, nuk kanë luftuar për rikthimin e perandorive të së shkuarës primitive aty por për zyrtarizimin dhe mbrojtjen e kulturës autoktone shqiptare në një zonë të pastër etnike shqiptare. 
Rufi Osmani të ç’anëtarësojë menjëherë komunën shqiptare të Gostivarit nga organizata ekstremiste turke, “bashkimi i komunave turke në botë”!!!, dhe ta tërheqë urgjentisht vendimin e turpshëm dhe krejtesisht antidemokratik për zyrtarizimin e gjuhës turke në Gostivar, pasi pseudo-turqit e atyshëm lëre që antropologjikisht nuk kanë asnjë lidhje me mongolët e Anadollit, por edhe të paktët që mund të jenë të gjakut mongoloid janë popullsi emigrante e ardhur vonë aty. Në bazë të standardave më të avancuara ndërkombëtare, emigrantëve nuk u takon statusi juridik i “pakicës kombëtare”(ethnic minority) në vendin tonë. E shumta atyre mund tu lejohet mësimi plotësues në gjuhën turke njëjtë si emigrantëve tanë shqiptarë në perëndim. 

Pjesa e tretë dhe më e rezikshmja e kërkesave të ambasadorit turk dhe veprimeve të kreut të Gostivarit është çështja në lidhje me “bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik”, për ç’arsye zoti Osmani paska realizuar tashmë vizita në “katër komuna në Turqi”. Kjo është edhe një përpjekje shumë e qartë neoimperialiste e politikës turke që me anë të aseteve ekonomike dhe financiare të shtohet ndikimi dhe influenca në vendimmarjen politike në një zonë të caktuar interesi. Lidhjet e këtilla janë tradicionale për gjithë zonën ballkanike e më gjerë. Kapitali koncentrohet në mënyrë artificiale dhe antiligjore në duart e elementëve dhe qarqeve të caktuara antikombëtare dhe apatride të cilët pastaj financojnë në mbrojtjen dhe afirmimin e kulturës inekzistente turke në Gostivar. Me kalimin e kohës fuqia financiare përkthehet në fuqi politike. Kjo ka ndodhur tashmë në Shqipëri ku numrat e minoritetit artificial grek janë në ritje konstante që nga vitit 1992. Karta e njëjtë e ndikimeve financiaro-kulturore përdoret nga pseudo turqit në Gostivar dhe duket se Rufi Osmani e ka pranuar këtë lojë dhe tregti të ndyrë me interesat e popullit të tij. Kjo është shumë e rrezikshme dhe në periudha afatgjata mund të çojë në një rënie rapide dhe serioze të numrit të popullsisë shqiptare në Gostivar duke shtuar ndjeshëm dhe në mënyrë krejtësisht artificiale numrat e të a.q turq në këtë qytet shqiptar. 
Një skenar i tillë tashmë është realizuar dhe është parë në Gostivar. Numrat e minoritetit fals turk janë shtuar në mënyrë paradoksale nga 20 persona në vitin 1900 në gati 8000 mijë në vitin 2002 !!!. Ky është një shembull unikat në botë i ritjes artificiale të një minoriteti inekzistent!? Këto numra nuk kanë rënë nga qielli, por janë rezultat i politikës sërbo-maqedonase për turqizimin artificial të shqiptarëve me anë të të shkollimit të detyruar në gjuhën turke dhe korruptimin e një pjese të klerit analfabet dhe antikombëtar të kohës. 
Është interesante të analizohet se me sa lehtësi, shpejtësi dhe seriozitet realizohen planet dhe synimet e tjerëve për shqiptarët, në të njëjtën kohë kur sa rëndë, ngadalë dhe gjatë në kohë shkon realizimi i ndonjë kërkese apo synimi për elementin etnik shqiptar në Gostivar. Është shndërruar në histori tashmë çështja me një përmendore të vetme të një personaliteti historik si Xhemë Hasa e cila nuk gjen zgjidhje gati 20 vite me rradhë. Kurse çështjet në lidhje me gjuhën turke, flamurin turk, investimet turke, kulturën turke, ndryshimi i emrave të shkollave turke, kolegjet turke, deri edhe universitetet turke rregullohen me shpejtësi të madhe, për të mos thënë brenda natës. Është kaq absurde edhe e pabesueshme kjo saqë na bën të pyesim publikisht, vallë kush përbën 80% të popullsisë së Gostivarit: shqiptarët apo pseudo turqit?. 
Kreu aktual i komunës së Gostivarit gjendet në një sprovë historike ku i mbetet të vendosë mes dy opcioneve që përjashtojnë njëra tjetrën: atij të një kryetari modern europian që mbron në mënyrë transparente interesat kombëtare dhe liberal demokratike të komunitetit të vet si dhe liritë e të drejtat e pakicave reale apo të imagjinuara, apo atij të një modeli bizantin oriental që për interesa materiale apo egoizma të ndryshëm personalë i nxjer në ankand publik bashkëqytetarët bashkë me qytetin e tij. Zgjedhja është e tij. Historia por jo vetëm ajo do të gjykojnë.


(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT