Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Kur do të realizohet kërkesa e popullit për Bashkim Kombëtar?

| E merkure, 17.02.2010, 10:58 PM |


KUR  DO  TË  REALIZOHET  KËRKESA  E  POPULLIT
                      PËR     BASHKIM    KOMBËTAR ?

Nga: Ramiz DËRMAKU

 Një kohë të gjatë e ndiej nevojën të shprehi  disa  sugjerime të mia të cilat mendoj se do të ndikojnë pozitivishtë në organizimin dhe veprimin tonë politikë, dhe  duke menduar se më lehtë do ta kalojmë këtë gjendje të vështirë  ne të  cilen po kalon kombi shqipëtar nga organizimi ynë i dobët dhe veprimet tona jo inventive politike. Veprimet e krerëve tanë politikë (SHqipëri, Kosovë dhe viset tjera etnike shqipëtare) ishin e janë edhe ssot, veprime të vetmuara, jo dinamike, jo unike, kishte e ka  akoma  përqarje, xhelozi, karierizëm, korupcion e çka jo tjetër. T ë gjitha këto që  i cekëm më lartë dhe shumë tjera të pa shënuara dëshmuan se kreu ynë - liderët  tanë  ishin ( e edhe sot janë)   shumë largë realizimit të kërkesave të popullit për një  unitetë e pastaj edhe për një Bashkim Kombëtar. Kërkohet që urgjentishtë të bashkohen liderët tanë politik dhe të marrin vendime të cilat shpiejnë drejtë realizimit të dëshirës së pjesës dërmuese të popullit e ajo dëshirë është rruga drejtë bashkimit kombëtar. Kushtet ne të cilat gjindemi dhe përpjekjet për ndertimin dhe funksionimin e shtetit të ri kërkohet; mundë, djersë, energji, unitet, vendosmëri, guxim, sakrifica .., etj etj . Gjendja  ne të cilën po  klaon kombi  ynë  kërkon  angazhim sitematik dhe  përgjegjësi  maksimale nga liderët  tanë. Për   ti realizuar këto të gjitha  ne duhet spari  ti jetësojmë normaat demokraatike plurale e më vonë ecim drejtë basshkimit kombëtar. Sot proceset  historike  e kanë nxxjerë raportin midis çështjes kombëtare dhe zhvillimit të demokracisë shqiptare. Mendoj se një Shqipëri ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht e përparuar është kushti  themelor për çlirimin e bashkimin e gjithë kombit shqiptar. Që nga lindja e shtetit shqiptar 1912, e deri më tani në historinë tonë vepruan këta dy faktorë, këto dy forca lëvizëse, të cilat janë jo fortë të zhvilluara, të cilat e kanë penguar (e po e pengojnë edhe sot) njëra-tjetrën. Armiqtë tanë duke i ditur këto dobësi  tonat e kanë luftuar  e luftojnë edhe sot egërsisht bashkimin e shqiptaëve në një shtet të vetëm,  aq dhe prosperitetin e demokratizimin e vërtëtë të Shqipërisë dhe trojeve tjera  etnike  shqiptare. Sot  ndertimi i një demokracie të përparuar  në  Shqipëri, Kosovë dhe trojet etnike shqiptare varet prej nesh, ndersa bashkimi i trojeve shqiptare nuk varet vetëm prej nesh. Nëse i bëjmë një analizë më të gjërë zhvillimit të proceseve demokratike  në shoqërinë shqiptare , në njëren anë do të ndeshemi me një pështjellim do të hasim ne një munges ideali, sidomos tek rinia shqiptare. Ky zhgënjim vie nga shkaku i diktaturës komuniste, nga diktatura e egër dhe e gjatë personale, varfëria, humbja shkatrrimi i personalitetit njerëzor, duke e larguar shqiptarin nga shpresat dhe idealet. Por në anën tjetër përmes këtij pështjellimi shpirtëror, mu nga thellësitë e ndërgjegjës, po dalin dy faktorë, të cilët formojnë idealin e tij ndertimin e një Shqipërie të lirë, një Atdheu real, pjesë e Evropës dhe demokracisë peëndimore, dhe dy bashkimi i gjithë kombit shqiptar. Pra ndertmi  i një Shqipërie të re, në Evropë e Ballkan. Cilado qoftë ajo parti politike, qeveri apo grup i politikanëve që do të dalin në skenën politike në nji kohë të caktuar ata mund të qeverisin me efektivitet e produktivitet të plotë, vetëm atëherë kur do ta kenë mbështetjen dhe përkrahjen e popullit shqiptar. Ne anën e kundërt cilatdo qofshin programet politike , deklaratat dhe liderët, ato do të degjenerojnë në një qeverisje  grupi apo personale, të cilat na shpiejn në një rrugë të mjeruar e dhembje të pa shëruar të shoqërisë shqipëtare dhe do ta pengojnë procesin e bashkimit kombëtar. Sipas zhvillimeve shoqërore, demokracia shqiptare është një demokraci ndër më të hapurat dhe gati më të përparuarat. Shteti shqiptar –Shqipëria, mund ta bëjë ose ndihmojë ndertimin e një Ballkani të integruar në Evropë, pikërisht duke e ndertuar veten , me një demokraci të përparuar e të plotë. 
_ Shqipëria duhet të ndertoj një ekonomi të tipit evropian, domethanë një ekonomi e teknologji moderne duke u mbështetur në respektimin dhe mos prekjen e pronës private dhe iniciativës së lirë. Kjo do të thotë : ndërtimi i një shteti të së drejtës, pluralist, demokratik, veprues dhe efiqent. Është  mendim shumë  i  gabuar se shqiptarët duhet qeverisen nga `` një dorë e fortë´´. Nëse i kthemi një vështrimi historik të ngjarjeve të zhvilluara gjatë historisë sonë shohim se shqiptarët shumë shpeshë  kanë bërëë përpjekje të përgjakshme , vetëm për të siguruar një rend  të  vërtetë  demokratik dhe një shtet  të  fortë e të së drejtës.  Pra sot detyrë parësore e demokracisë shqiptare është tisigurojë hapësirë të lirë veprimi TRURIT të kombit, intelegjencës  së ndershme, atdhetare e patriotike shqiptare , e cila do ti eleminonte defektet dhe pasaktësitë në qeverisjen e një shteti dhe do të shpejtojë zhvillimin e demokracisë shqiptare ne të gjitha trojet etnike dhe më gjërë. 
_ Ekzistenca e shumë partive është një fitore dhe pasuri e proceseve dhe demokracisë pluraliste shqiptare. Mirpo, për fat të keq, kultura jonë politike sot po dëshmon se ne akoma nuk i kemi kuptuar mirë proceset demokratike. Kuptimi ynë mbi proceset demokratike kërkon mundë djersë, angazhim dhe zbatim të atyre rregullave nga ne pa ushtruar dhunë. Ndertimi i një demokracie duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë në mes partive politike dhe organeve të shtetit demokratik. Nuk duhet ta harrojm kurrë se e sotmja projekton të nesërmen e të ardhmen. 
Një demokraci e hapur, transparente, kërkon domosdo parti politike të hapura ndaj shoqërisë dhe qytetarëve, ku alternativat , mendimet, përbëjnë pasuri të jetës së brendshme të partisë dhe shoqërisë mbarë. Zhvillimi i demokracisë së mbrendshme i jep mundësi që shoqëria të ketë një pürogram politik çdo herë më të përsosur, i jep mundësi popullit të njohë në thellsi dhe të mbështesë mendjet dhe karakteret më të përparuara, personalitetet më të reformuara më të spikatura për një shoqëri demokratike. 
_ Shqiptarëve u mungon kultura e organizimit të jetës qytetare. Jo vetëm partitë poitike, por edhe sindikatat, organizatat, shoqatat, forumet, klubet e ndryshme janë pjesë përbërëse të organizimit të gjallë demokratik shoqëror. Ato përdorin dhe vënë në lëvizje burimet e pashterrshme të shoqërisë pluraliste, mundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në probleme të rëndësishme të jetës ekonomike, politike, kulturore të shoqërisë. Shqiptarët duhet ta heqin bindjen se partia e shteti janë gjithëçka, se vetëm këta mund të bëjnë gjithëçka, dhe këta janë përgjegjës për gjithëçka. Përkundrazi, një shoqëri e hapët dhe demokratike, nuk mund të ndertohet veqse me pjesëmarrjen e gjërë aktive të popullsisë, të ngritur tashmë në shkallë të lartë kulture të organizimit të jetës  qytetare. Pa këtë nuk ka, dhe nuk mund të ketë demokraci.
_ Korrupcioni është dukuria më e shëmtuar që e shkatërron nga mbrenda shtetin, demokracinë, lirinë dhe bashkimin kombëtarë. Korrupcioni mbjell një qeverisje antikombëtare, antipopullore, një demokraci të dhunshme. Prandaj ti zbulosh shkaqet dhe mos ta luftosh korrupcionin , do të thotë ta dënosh me vdekje demokracinë shqiptare. Kërkohet të zhvillohet një luftë e pakompromis ndaj korocionit duke filluar nga; nga të gjitha  nivelet e qeverisjes dhe në të gjitha fushat e aktivitet njerëzor, kjo është detyrë parësore e demokracisë së re.  
_Një ministër i paaftë, një kryetar komune i paaftë, një profesor i paaftë, janë një mundësi reale për tu zhviluar korrupcioni. Pra duhet ditur se korrupcioni fillon tek njerëzit e paaftë, mu atje ku zë vend dhe bënë karrierë shtetërore. Të paaftët  i ngjiten proceseve demokratike si  egjra grurit. Demokracia duhet të krijojë, fusha e lëmenj të shumëllojshëm aktiviteti njerëzor, ku secili duhet të kryej punën që mundet, në respekt  dhe  ruajtje të plotë të ligjit. Kjo i jep mundësi        të zhvillohet një sistem ekonomiko-shoqëror ku kërkohet truri njerëzor në veprim.
_ Që shoqëria shqiptare të ndertojë një rend të vërtetë demokratik, ajo s pari  duhet të krijoj                                                         nëpunësin e vogël dhe të mesëm,shërbëtor e besnik të ligjit. Shembull:  Në vendet perendimore ku është krijuar kjo klasë , demokracia pluraliste është shumë e fuqishme për ta luftuar krimin dhe korrupcionin.
_ Çlirimi dhe bashkimi  i  tërë  kombit shqiptar në një shtetë të vetëm, është detyrë dhe kërkesë historike e popullit shqiptar. Vetëm një Shqipëri  e  çliruar dhe e bashkuar,  e përparuar , mbrenda kufijve etnikë shqipëtar mund të jetë faktorë stabiliteti në Ballkan . Është e drejtë e natyrshme e popullit shqipëtar të ushtrojë në trojet e veta etnike  , të drejtën e vetëvendosjes, të sanksionuar në Aktin Final të Helsinkit dhe në aktet e tjera  ndërkombëtare. Ky është imperativ historik  i popullit tonë, do të thotë qëllimi  përfundimtar strategjik  që  kombi shqiptar ka shtruar para  vetes  për të zgjidhur. Kjo është detyrë historike e çdo prtije politike shqiptare, pa marrë parasysh se cilit spektër politik i takon ,kjo është detyrë e çdo qeverie që vie në pushtetdhe detyrë e shenjët e çdo shqiptari. Politika e jashtme e qeverisë së Shqipërisë , Kosovës dhe trojeve tjera  etnike shqiptare, por  edhe diaspora jonë sot kanë një detyrë historike para  vetit dhe popullit tonë. Vetëm një politikë  e jashtme e përpunuar me kujdes shkencor e hapët dhe transparente, mund të gjejn koncenzusin e domosdoshëm dhe të sigurojë bashkimin e të gjithë shqiptarëve- pra bashkimin kombtar. Kusht  vendimtar për  suksesin e çështjes kombëtare – drejtë bashkimit  k ombëtar  është  një Shqipëri  e një  Kosovë demokratike pluraliste e përparuar , të cilat formojnë bërthamën e domosdoshme, rrezatojnë dhe  afër së cilave  veprojnë pjesët tjera të Atdheut. Prandaj, kërkohet nga Kosova, shqiptarët në Maqedoni, në Mal  të  ZI,  në Çamëri,  ta analizojnë gjendjen e tyre, studjojnë dhe vlerësojnë raportin e forcave të mbrendshme dhe të jashtme, të nxjerin- zgjedhin udhëheqjet politike më të afta dhe vetë ti përcaktojnë rrugët konkrete për bashkimin kombëtar. Kjo është një detyrë kryesore e tyre, sepse populli do tu ndihmojë dhe do ti mbrojë ata me të gjitha forcat materiale, ideore,  intelektuale e politike. Diaspora shqiptare ka dhënë e do të jepë edhe nesër një ndihmë të madhe Atdheut ne të gjitha kohët dhe ne të gjitha periudhat. Organizimi dhe ndërgjegjësimi i kësaj mërgate do ta jep kontributin kolosal në drejtim të bashkimit kombëtar.

Punuar me 15.02.2010