E premte, 29.03.2024, 09:41 AM (GMT)

Kulturë

Hilmi Saraçi: Përkujtesë historike për shpërnguljet e shqiptarëve

E merkure, 17.02.2010, 09:15 PM


Përkujtesë historike për shpërnguljet e shqiptarëve

Isa Prekadini: “Kujtime nga Stambolli”, Prishtinë -2006, faqe 261

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Isa Prekadini si nxënës në shkollën e mesme të Mitrovicës u muarr me shkrime dhe me artin e pikturimit. Në këto fusha ka pasur disa punime që i botonte kohëpaskohe nëpër gazeta dhe revista. Libri “Kujtime nga Stambolli”është libri i parë i tij me të cilin ka arritur të tregojë se mund të shkruaj vepra  me vlerë për lexuesit në të ardhshmen.  Vepra  është mjaft tërheqëse dhe interesante.Ai këtë vepër e shkroi në formë të një përkujtese historike për  shpërnguljet e shqiptarëve , respektivisht për shpërnguljen e familjes së tij në Turqi.  Në këtë vepër nuk kemi të bëjmë vetëm me kujtime thjeshtë letrare , por me historinë  dhe të kaluaren e  hidhtë të popullit shqiptar,  me odisejadën e  familjeve  shqiptare  që para gjymës shekulli për arsyera të ndryshme , sidomos  për shkak të sundimit të egër  të pushtuesit  u shpërngulen në Turqi dhe në vende të tjera . Në kto familje bënte pjesë edhe autori i veprës , Isa Prekadini, i cili i preokupuar nga kjo ngjarje e dhimbshme  e shkroi këtë vepër. Ai si i ri pati këtë fat të keq që bashk me familjen  të shpërngulet për Turqi , të kalojë jetën me mall dhe zemër të thyer për vendlindjen , atdheun dhe të përjetojë ngjarje që nuk e lanë të qetë terë jetën..
                     
Shpërngulja e shqiptarëve daton herët

Shqiptarët për ta shpëtuar jetën nga sunduesi i egër (serb), shumë herë janë detyruar që ta marrin rrugën e mërgimit, sidomos në Turqi.Autori  shpiegon me njohuri  këto ngjarje historike të shqiptarëve gjatë shpërnguljeve prej kohërave , kur ishin të formuara principatat autonome shqiptare., të cilat serbët i pushtuan gjatë viteve 1340-1347. Popullata autoktone shqiptare  në këtë kohë përjetoi tmerre të papara që  e përcollen kohë pas kohe. Gjatë kësaj periudhe të sundimit të eger serb përveç krimeve dhe metodave  të tjera antinjerëzore , shumë shqiptarë u detyruan  ta pranojnë fenë ortodokse dhe kështu të humbin  identitetin fetar dhe kombëtar. Pastaj autori  shpiegon për  historinë e pushtimit bizantin dhe osman të viseve shqiptare , për të  treguar kronologjinë e ngjarjeve historike që ndikuan në shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi i tyre gjatë kësaj periudhe . Në veçanti Prekadini do të bëjë  fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve  pas luftës ballkanike , pas pesë shëkujve të qendrimit në robëri  nga pushtuesit. Shqiptarët nuk u pajtuan kurrë me robërinë, rroken armet dhe luftuan heroikisht kundër armikut duke sakrifikuar jetën për liri dhe pavarësi kombëtare. Kjo solli si rezultat shpalljen e Pavarësise së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Autori të gjitha këto ngjarje, luftëra heroike dhe jetën e vështirë të popullit shqiptarë nën thundrën e huaj dhe shpërnguljen nëpër vendë të huaja  do t’i paraqet me kujdes , njohuri , por me dhëmbje të veçantë , sidomos kur flet për shpërnguljen e shqiptarëve  në Turqi, dhëmbja  e therr në zemër dhe nuk e qetësojnë kurrë. .Sundimi i eger serb dhe ngjarjet që e karakterizojnë këtë periudhë janë kaptina që dallohen  në këtë vepër. Ai duke bërë fjalë për shpërnguljet dhe peripetitë e shqiptarëve nga pushtuesit bënë  një krahasim në mes të sundimit turk, serbë dhe grek. “Turqit kurrë nuk e kanë pasur atë brutalitet dhe egërsirë si të  sllavëve (serbëve) dhe të grekëve. Ata (turqit) nuk kanë qenë të prirur  për të bërë gjenocid dhe për të shfarosë popujtë tjerë përkundër sundimit të tyre 500 vjeçar në këto troje”–thotë autori.
          
Armiku , më parë , godaste intelektualët dhe patriotët e shquar

 Pas pushtimit të Kosovës  (1912), filloi me të madhe  serbizimi, mohimi i të drejtave elementare  të shqiptarëve  e deri te kërrcënimet e ekzekutimit. Pushtuesi serb më parë  synonte që të godasë trurin e popullit shqiptarë , intelektualët dhe patriotët e shquar-thotë autori dhe ndalet në disa shkaqe të tjera  që kanë ndikuar në shpërnguljen e shqiptarëvë në Turqi dhe në vende të tjera , Mirëpo njëra ndër  shkaqet  kryesore për shpërnguljen e shqiptarëve me përmasa të mëdha është  periudha e viteve  1955-1962 , periudha e aksionit, të  ashtuquajtur, i mbledhjes së armëve  (1956), për të cilën autori bënë fjalë gjerësisht. UDBA-ja në emër të kërkimit të armëve  burgoste, vriste e terrorizonte  vetëm shqiptarët. Kjo kishte ndikuar që më mijëra shqiptarë të gjejnë shpetimin duke marrë  rrugën e shpërnguljes për Turqi dhe në vende të tjera . Autori të gjitha këto me kujdes, njohuri dhe mjeshtri të rrallë i përshkruan në veprën “Kujtime nga Stambolli”. 
              
Shpërngulja e familjes dhe këshillat e Tafil Boletinit

Me vonë shpiegon rreth shpërnguljes së  familjes së tij , kur ai ishte ende i ri, në bankat e shkollës në Mitrovicë dhe jetën e kaluar në Turqi. Autori në këtë rast tregon me respekt këshillat që kishte marrë familja nga daja Hafuz Halili dhe Tafil Boletini , fqinj i tyre të cilin e  donin dhe e rrespektonin shumë . Ai  kishte insistuar që mos ta marrin këtë rrugë të vështirë, përkundër arsyrave që kishin ...
Autori gjatë qendrimit në Adapazar (Turqi) me familje rrëfen për shqiptarët që jetonin në Adapazar (Turqi) që nga viti 1938, të cilët e kishin ruajtur identitetin kombëtar me gjelozi dhe  kurrë nuk e kishin humbur shpresën për t’u këthyer një ditë në  atdheun e tyre. Qendrimin në këtë qytet, larg vendlindjes dhe atdheut, e karakterizojnë shumë ngjarje të cilat autori i sqaron dhe i komenton me dhëmbje dhe  me shembuj nga jeta e përditëshme  mjaft e vështirë dhe e mundishme. Takimi me shumë bashkëatdhetarë sidomos  me mësuesin e tij nga Mitrovica , biseda që kishte zhvilluar për Kosovën ishin  prekse dhe tregojnë se në vend të huaj  vështirë është të jetoshë dhe të punoshë….
.Prekadini duke bërë fjalë për familjen e tij babanë, vëllezerit , motrat gjatë qendrimit në Turqi në veçanti për shkollimin e tij në Fakultetin e Elektroteknikës në Stambooll, do të  veçojë disa karakteristika zhgënjyese në sistemin e shkollimit, vështirësitë  në shkollimin  në gjuhen turke. Kjo  do të ndikojë  për ta marrë një rrugë tjetër të mergimit , jasht Turqisë… 
             
Kontributi i shqiptarëve  për shtetin dhe popullin turk

Autori  pastaj flet për kuntributin e shqiptarëve  për shtetin dhe popullin turk me një analizë të mirëfilltë  historike të qendrimit dhe të angazhimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Turqi, sidomos flet për disa personalitete të njohura shqiptare që kishin bërë emer të njohur në administratën shtetërore të Turqisë , në institucionet kulturore , shkencore dhe politike  , në veçanti flet për poetin e madh turk me prejardhje shqiptare  Akif Mehmet Pejanin (1878-1936), për Eljesa Bazna (Cicero) nga Prishtina , spiuni më i madhë botëror, me preardhje shqiptare gjatë  Luftës së Dytë Botërore  e të tjerë  për të sqaruar se në Turqi (Stamboll) jetojnë miliona shqiptarë, se vetë diplomatët turq kishin thënë se në Turqi më shumë ka shqiptarë se në Shqipëri se ata janë personalitete të njohura në sistemin shtetëror të Turqisë… Qendrimi në Stamboll autorin do ta shpie në shumë  ngjarje interesante dhe të papritura. Ai më parë bënë një vështrim të shkurtër historik për këtë qytet të madhë dhe të bukur  të Turqisë për të sqarua disa vizita dhe shkëmbim mendimesh me disa personalitete të njohura shqiptare  dhe turke , sidomos shquhen vizitat  dhe bisedat që kishte realizuar me miqët dhe shokët, sidomos do të flasë për Shoqatën Turko-Shqiptare  dhe njohja me Qazim Prodanin, Rexhep Mitrovicën e të tjerë  për të cilët shkruan për veprimtarinë e tyre patriotike, kontributin që kishin dhënë ata për lirinë dhe pavarësinë kombëtare . Këto takime janë sa të rëndësishme për lexuesin aq edhe prekëse .
          
Mungon ecuria e ndërtimit artistik dhe lidhshmëria përmbajtësore

 Vepra përkundër vlerave, ka disa  mangësi në ecurinë e ndërtimit artistik, lidhëshmërisë përmbajtësore dhe  harmonizimit të  titujve dhe të nëntitujve, prandaj lexuesi  gjatë leximit hasë në  kapërcimin e temave (ngjarjeve) nga një kaptinë në tjetrën që nuk lidhen me ngjarjen që e fillon. .Vepra më tepër përmbushë kriterin historik të ngjarjeve dhe luftërave  të popullit shqiptar, për personalitetet e shquara patriotike të popullit tone gjatë disa periudhave për çlirim dhe pavarësi kombëtare.. Mirëpo megjithatë vepra është gjithëpërfshiese, e përpunuar me vullnet të veçantë, me një gjuhë të pastër dhe të rrjedhshme, e kuptueshme dhe tërheqëse për lexuesin… 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora