Ismet Hebibi
Sot le të jehojë kënga, të mbretëroi
lumturia dhe poezia!GËZUAR
DITA E PAVARËSISË
KOSOVË E DASHUR!
P O E Z I M B I P O E Z I T Ë
Poezi mbi poezitë Margaritarë e dritë
Qe peshojnë më rëndë se Toka dhe Qielli
Padyshim Fjalët:Atdhedashuri e Liri!
Fjalët e shenjta me bekim Zoti
Baba.Nënë.Vëlla. Motër
Mik dhe Mike!
Fjalët me shpresëdhënëse gjithëkohore
Binomi më harmonik: Drejtësi e Demokraci!
Fjalët e domosdoshme si ajri i pastërt
Që ringjallin jetën tejgalaktike: Paqe
dhe Dashuri!
Fjalët më te bukura mbi gjithë bukuritë
Janë fjalët :Popull.Luftëtar Lirie.Mjek
Mësues dhe Njeri
Shumë Ju dua!Të bekuar qofshi përjetë
Poezia ime xherdan e katarakt
n'Diell ujëvaresh
Kurrë mos i harroni.Kurrë mos i belbëzoni
Thuani me melodi dhe jehonë:thuani
me fuqi dhe dashuri Zoti
Moto të mençurisë që ringjallin si eliksir
Jetërat e zemrat dhe Shpirtin e bardhë
të njeriut
Popull i drejtë dhe njeri i Lirë
Ruaje më mirë se sytë e ballit Pavarësinë!
Poezi mbi Poezitë:Fjala më e ëmbël
Xhentile e pakonkurencë dhe përgëzuese
Është fjala madhështore
dhe e sinqertë:Pavarësi!