E premte, 29.03.2024, 01:28 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Shqiperia ngec 11 metra larg fitores

E enjte, 18.10.2007, 10:37 PM


Nga Jeton Selimi

Shqiperi – Bullgari: 1-1

Shqiperia: Beqaj, Curri, Dallku, Dede, Vangjeli, K.Duro, Haxhi (46’ Mukaj) , Lala, Skela, Salihi (74’ Bulku), Bogdani

Trajner: Oto Baric

Bullgaria: Petkov, Tomasic, Iliev, Angelov, Kishishev, Petrov (46’ Yankov), Vagner, Telkiski (46’ Georgiev), Berbatov, Petrov, Popov (71’ Ivov).

Trajner: Dimitar Penev

Gjyqtare: Fritz Stuichlik, Bernhard Zauner, Andreas Felinger

Kartone te verdhe: Beqaj, Dallku, Haxhi, Salihi / Angelov, Venger

Shqiperia nuk mundur dot te shkoje me larg se nje barazim ne nje takim vertet emocionues ndaj Bullgarise. Kuqezinjte kane tentuar ta mbyllin takimin me rastet e shumta te krijuara, por jane arritur nga Berbatov ne minuten e 88-te. Ne te 89-en Skela humbet rastin me te mire, teksa shperdoron nje 11 metersh.

Pjesa e pare nis menjehere me diktatin e lojtareve kuqezinj, te cilet marrin nen kontroll ndeshjen dhe ushtrojne presing ne cdo cep te fushes. Traversa e Ervin Skeles lajmeron se kuqezinjte duan te fitojne. Loja e drejtuar nga fantazisti kuqezi orienton me sukses aksionet sulmuese dhe nderthur me se miri sulmin me pjesen tjeter te skuadres. Shpejt, kuqezinjte zbulojne se krahu i djathte i mbrojtjes bullgare eshte me delikati dhe synojne shpesh aty duke u shfaqur vertet rrezikshem perpara portes. Bogdani, Salihi, Skela e Dallku kane raste te arta, por eshte Duro ai qe me nje goditje denimi shenon golin e avantazhit. Topi i goditur prej tij devijohet lehte nga Kishishev dhe prehet pas shpines se Petkov. Fraksioni i pare mbyllet me nje Shqiperi krejt te hedhur ne sulm dhe shume agresive.

Ne 45 minutat e dyta vrulli i lojes kuqezi bie dhe bullgaret nisin te qarkulojne me lirshem topin. Nderrimi i detyruar i Haxhit me Muken e ben krahun tone te djathte me te dobet dhe Martin Petrov gjen me shume hapesira. Megjithate, edhe ne kete pjese lojtaret tane kerkojne te fitojne, por kane edhe fat, kur Vangjeli largon nje top qe po kalonte vijen fatale dhe Beqaj pret ne tre kohe qe goditje te kundershtarit. Megjithate, goditja fatale vjen ne fundin e takimit. Berbatov gjendet i cmarkuar ne zone dhe mposht Beqajn me nje goditje te fuqishme. Por asgje nuk ka mbaruar me kaq. Ne aksionin pasardhes, nje kundersulm kuqezi nxjerr te lire Ervin Bulkun, qe godet, por topi ndalet me dore nga mbrojtja. 11 metersh i paster, te cilin e ekzekuton Skela, por ka grushtuar ne kendore Petkov.

Nje ndeshje qe mbyllet ne barazim. Nje sfide qe duhej fituar nga Shqiperia, por gjithcka mbetet nje enderr. Megjithate, pika e marre dje eshte nje tjeter hap pozitiv, sepse barazohet Sllovenia dhe do te synohet qe te kalohet ne ndeshjet e mevonshme.

Minutat “e nxehta”

3’ Duro sherben nje top per Skelen, i cili gjuan, traverse.

4’ Bullgaret kalojne ne kundersulm, por sulmuesi kundershtar gjuan jashte.

11’ Skela nxjerr nje asist per Salihin, i cili eshte i pafat nuk arrin te ule topin, i cili perfundon mbi traverse.

13’ Petrov merr nje top ne afersi te zones, gjuan, pret Beqaj.

16’ Berbotov gjuan me koke, Beqaj ben perseri mrekulline.

18’ Skela pason per Dallkun, qe pasi shmang nje lojtar bullgar, gjuan jashte

25’ Oto Baric merr karton te kuq

29’ Ne goditje denimi Skela gjuan nderpret muri.

30’ Bogdani del vetem per vetem me portierin, gjuan, nderhyn mbrojtja

31’ Duro ne goditje kendi, gjuan, devijon nje mbrojtes dhe 1-0

35’ Goditje denimi per bullgaret, pret beqar.

38’ Perseri goditje kendi per miqte, pret Beqaj

40’ Bogdani, gjuan jashte

47’ Vangjeli, merr topin nga mbrojtja, 30 metra larg gjuan, topi perfundon ne vijen fundore.

51’ Numri 20 i bullgareve gjuan ne brendesi te zones, Beqaj ben mrekulline duke pritur ne dy kohe

67’ Salii nga 30 metra larg, leshon nje predhe, pret portieri bullgar, Bogdani gjuan jashte

69’ Duro nga 30-35 metra larg gjuan fuqishem pret gardiani i miqve

75’ Perse ri Beqaj ben mrekulline pas gjuajtjes se nje sulmuesi Bullgar

86’ Barbatov gjuan dhe 1-1

90’ Skela merr persiper te gjuaje penalltine, pret portieri

Grupi G

Luksemburg – Rumani 0-2

Holande – Slloveni 2-0

Shqiperi – Bullgari 1-1

Renditja

Skuadra N F B H GSH GP P

Rumani 10 8 2 0 20 5 26

Holande 10 7 2 1 13 3 23

Bullgari 10 5 4 1 15 7 19

Shqiperi 10 2 5 3 8 7 11

Slloveni 11 3 2 5 9 12 11

Bjellorusi 10 2 1 7 11 20 7

Luksemburg 11 1 0 9 2 22 3



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora