Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Besnik Kërluku: Qëndresa / Delvina Kërluku: Adem Jashari

| E marte, 16.02.2010, 09:49 PM |


QËNDRESA

Lumja ti Kosovë, bota të ka zili
në gjemime, pushkatime, varre e stërmundime
kurrë s’u plogshtove, s’u gjunjëzove
flamur mbete kombit lavdin ia rrite

Ti je Lokja famëmadhe e sofrës bujare
kështjellë e pamposhtur e kohërave
zjarreve të kurdoherë në ballë u dole
trima rrite, po edhe sot faqe historie shkrove

Unë pika e gjakut të nëndë maleve
u gjënjëzova pranë vatrës me shumë halle
e ngrej grushtin lart për një përshëndetje
liri a vdekje për Loken e shqotave

T’u këndojmë Loke trimave që rrin në këmbë
shtati i tyre sterall shkëmbi, Tomori në zemër i mban
lahutari s’pranë, këndon për trimat në kuvend
burra me nam, sot fjalën në gojë mbajnë.

I mençur thonë Loke ai që bën trimëri
që në rritë dhe në mbrotje bëhet fli
mburje prore edhe në histori
lart flamurin e kombit e cove, bota të ka zili.

Postoi DELVINA, shkruar nga im atë BESNIK KËRLUKU, libri "EJA", 2005. Shpirti i tim ati u prehtë në paqe bashkë me të tjerët që se panë këtë ditë të madhe. Por, unë bija jote do të të cmoj, dhe do tët ngrej lapidar derisa të kem frymë. Ti që ishe biri i kombit, baba i familjes, mësues i atdheut. Jam krenare per ty, dhe te gjithe ata që të ngjasuan.


ADEM JASHARIT

Kosova më thiri në tryezë
                        në gosti
E ngrej dollinë lartë e kërcej
                        valle
Dhe kur zbras kupën plot me
                        verë
Unë – Rinia, daullja dhe trumbeta
po bërtasim për trimërinë e tij
                        Adem Jashari

Shkroi: Delvina Kërluku