Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Sot kanë ditën e Pavarësisë

| E marte, 16.02.2010, 08:41 PM |


Jusuf Zenunaj

SOT KANË DITËN E PAVARËSISË

Mjegulla shekullore
mbi njërin krah të Ibrit rri,
Si zog i plagosur
shqiponja fluturoi në veri.

Mbi një rrap shtatlartë
u ndal të pushojë ,
plakut në dritare
lotët ia ngacmoi.

Nxori kokën jashtë
zogut zu t'i flasë
si ta kish fëmijë
për jetën në veri.

O Zogu  i zi, dritaren ta hapa
eja ta mbushi gotën e rakisë !
N'anën tjetër të lumit
sot  kanë ditën e Pavarësisë.

15 shkurt 2010