Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ejup Ceraja: Priste Kosova shekuj me radhë...

| E merkure, 17.02.2010, 12:29 AM |


Ejup CERAJA

Cikël me poezi

(Me rastin e 17 Shkurtit  2008...)

PRISTE KOSOVA SHEKUJ ME RADHË...

Kishin kaluar me mijëra vjet
Që Kosova martire po e priste lirinë
Që Kosova martire po e priste drejtësinë
Po për Kosovën gjatë asaj kohe me vel përmbi
As s'kishte liri, as s'kishte drejtësi
Priste ashtu Kosova e lodhur dhe e molisur
Dhe ishte bërë si...  në qindra vende e grisur
Por, hynte Kosova sikur për herë të parë
Në shekullin XX ters, po kah fundi çlirimtar
Hynte, pra, Kosova në shekullin për te me gafa
Po në të cilin do t'i hiqte rrathët, patjetër, nga qafa
Dhe hynte Kosova në shekullin e çlirimit kësaj radhe
Dhe priste Kosova NATO-n e Ushtrinë e vet Çlirimtare
Të cilat do ta çonin në vend për te drejtësinë
Duke ia sjellë Kosovës, më në fund, lirinë.

Nëntor - 1999

-A k r o s t i k-

(Komandantit legjendar të UÇK-së A. J.)

Kosova martire po hynte në luftën titanike,
Oshtinte kushtrimi nga vërria në vërri
Marshonte krenare Ushtria e Re e Heroike
Ademi i printe në ballë luftës për liri.

Nëntorët janë muaj të krenarisë së popullit tonë
Data të shënuara që do të mbesin në histori
Amaneti i dëshmorëve do të kumbojë si jehonë
Nënat e bekojnë gjakun e bijve të rënë për liri.

Tash lumturia ka trokitur në dyer të kosovarëve
Ideali për liri testament për breza do të mbetet
Tokës që na ka mbetur trashëgim prej të parëve
Lirinë ia sollët gjerdan që më nuk do të tretet.

Edhe në Mesjetën e Mesme dikur bukur si moti
Gjergj Kastrioti luftonte për mbrojtjen e Arbërisë
Endej në tokat arbërore Liria e bekuar nga Zoti
Nëpër shekuj testament për të ardhmen e Shqipërisë.

Do të rrojë Kosova tash e tutje në paqe e qetësi,
Ashtu si rron shpirti i heronjve në parajsën qiellore
Retë e zeza tash nga kjo janë zhdukur për gjithnjë
Ta bëjmë atdheun të begatë, ta bëjmë parajsë tokësore.

Është e pranishme në paqe - krenare prore
Ushtria heroike që e bëri armikun të heshtë
Çdoherë e gatshme për korrë të tjera fitore
Kosovën e bëri ashtu si kjo vetë ka deshtë…

(Nëntor -1999)

NË BREG TË DIELLIT U NDAL KOHA

(Në frymën popullore, Afrimit e Fahriut në 17-vjetorin e rënies)

Në Breg të Diellit u ndal koha
Ujqit tmerrshëm ulërinë
Ta bëjnë prenë troha-troha
T’i zënë Afrimin e Fahri(u)n.

Por a kapet me dorë drita
Në atë mëngjes të dy nëntorit
Heroikisht qëndruan dy petrita
Kundër forcave të okupatorit.

Bregun e Diellit e mbuloi flaka
Që i frynte era... e veriut
Me Kosovë nuk bëhet më shaka
Jehonte kënga e Afrimit dhe e Fahriut.

Po u vramë ne në furtunë
Mos na qani e mos na vajtoni
Po rastësisht rob na zunë
Na qani me lot e mos pushoni.

Bregut të Diellit si asnjëherë më parë
Filluan t'ia hiqnin prangat e robërisë
T'ia largonin ata grabitqarë
Që ia zinin Diellin e Lirisë.

Tetor 2006

SHOTA E SHALËS

(Fatime Hetemit)
-Në frymën popullore-

1

Rritej Fatimja
Një vajzë sorkadhe
Në gojë të ujqërve
Hidhte valle.

U betua Fatimja
Në flamur të Skënderbeut:
- S’do ta kursej gjakun
Për çlirimin e atdheut...

Vetëm vdekja
Mund të më ndalë
Këtyre trojeve
Zot pa u dalë!...

Të parët tanë këto troje
Na i lanë në amanet
Nuk do të lejojmë
Që të mbesin shkret.

Fatime Hetemi
Si lulet në pranverë
Në UÇ të Kosovës
U rreshtua me nder.

Rrezatonte Fatimja
Si në terr qiriri
Shkoi në Drenicën martire
Ku ishte më së vështiri.

Pra, u nis Fatimja
Ashtu pa fije frike
Nga Bistrica e Shalës
Drejt Drenicës heroike.

Luftës Fatimja
Nuk i bënte bisht
Në krye të detyrës
Ra heroikisht.

2

Atë ditë që ishte nisur
Për t'u rreshtuar në ushtri
Ua kishte lënë prindërve
Këtë të madhe porosi:

- Nëse vritem në luftë
Ju mos më vajtoni
Po me  Lyrën e Orfeut
Rënien të ma nderoni.

- Se s'ka gjë më të devotshme
Në lule të rinisë
Sesa murosja e jetës
Në altarin e lirisë...

3

Dhe babë Zeqiri
Ia plotësoi dëshirën:
- Të lumtë bija ime
Na e ndrite fytyrën!

- Do të këndoj për ty nëna
Me Lyrën e Orfeut
Që e tabanose gjakun
Në çlirimin e Atdheut...

Prill 2002

FJALËT KURRË S'E KANË ATË  FUQI

(Bill Klintonit)
(Në ditën e largimit nga Sh. e Bardhë)

Fjalët kurrë s'e kanë atë fuqi
Që ta shprehin nderimin tonë
Vetëm shpirti e ka atë ndiesi
Të faleminderit Bill Klinton!

I nderuar je nga ne ashiqare
Do të kujtojmë me pietet prore
Në secilën zemër shqiptare
E ke të ngritur një përmendore...

Je i mirëpritur T'i gjithmonë
Në trojet tona të lashtësisë
Kurdoherë në atdheun tonë
Do ta shtrojmë sofrën e miqësisë.

Sa të jetojmë në këto troje martire
E sa të bëjmë hije mbi këtë dhe
Kurrë ta dish s’do ta harrojmë
Atë që bëre Ti për ne!...

(2001)