E merkure, 24.04.2024, 05:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Sonetë urimi për Ditëlindjen e Kosovës

E marte, 16.02.2010, 10:35 PM


Ukshin Zajmi

 
1.Plagët e Kosovës

Shekuj me radhë, plagët s’t’u shtuan
Kosovë, truall nën thundër të huaj
Gjergj Elez Aliu n’krojet tua etjen shuan
E trimërinë e muar nga Dardanët tuaj.

Gjëmët, kur plagët me krip t’i shëruan
Motra  i bëri përronj lotësh
Lumenjtë - kullim i plagëve vërshuan
E malet -  gjeografi motesh.

Vrasje, burgosje, ndjekje, përdhosje
dhunime, dhëmbje, lotime, plagosje
t’u quajtën plagët, por edhe masakrim!

Dragoit të zi apo Bajlozit të dhunës
Gjergjelezat me plagë i mëshuan hundës
dhe i treguan rrugën e ikjes në pakthim.

...

2.Prishtina

Aty ku dy lumenj të mbulluar bashkohen
Shtatë mileniume më parë ngrite shtat
Kryeqytet  ku kosovarët zakonisht takohen
Për t’i dëshiruar vetvetës, vendit e shtetit fat.

Janë takuar këtu të gjitha epokat njerëzore
Pallatet me oda këtu kanë thurrë tregime
Për varrezat e rrafshuara, për vrasjet mizore
Për ritualet e diellit e për lojrat më intime.

Eshtrat e Bogdanit i ndanë nëpër qytet
Që namin ia ruajte me të lartë epitet
Përzierje tregtarësh nga kontinenti  në det.

Revolta për dhunë mori udhë deri në Bosfor
Vullnetarët u kthyen, të lidhurit u bënë fosfor
Përzierje kulturash, gjuhësh e pijesh si tarator.

...

3.Prizreni

Kalaja e Çikës ndez kandil kur Drini ushton,
Ai kërkon nga njerëzimi përherë një flijim
Kalaja e qytetit shkreh një top për kumtim
Një qengj a dele për ta falë çobani nuk nguron.

Tek Marashi plak, kur u bë betimi kombëtar
Flijimin shqiptarët nuk e kanë mashtrim
Nga Kulla e Sahatit është dhënë kushtrim
Istikamet te “Via de Zenta” pritën barbar.

Kur ”th’rret Prizreni a dëgjon moj Shkodër”
Ndihmojnë njeri tjetrin sikur vëlla e motër
Urën e Gurit e bëjnë të njohur nga bota.

Lumëbardhi sjell bardhësi nga Sharri plak
Zambaku rrënjët  shumë herë i ujiti me gjak
E historisë, këtu, asnjë herë nuk iu ndal rrota.

...

4.Mitrovica

Terpsikora hedh vallen nga Ibri në Sitnicë
Këmba iu ngurtësua kur rrëmbyen nëntokën
Konzujve iu shua jeta kur morën krye n’Soçanicë
Se përbuzën mikpritjen e ashpër lënduan lokën.

Hyre në histori me  fituesit e bukës me shtatë kore
Trimat e ty nuk njohen gjeografi trojesh amtare
Nuk duruan urdhërat e të huajve e asnjë lakore
Nuk u tremben as kur bëheshit kurban me batare.

Ta gërryen zemrën shekuj me radhë
Trupin përgjysmë shpesh herë ta ndanë
Shalove stuhinë atje lartë në Mejdan.

Tymtarët e ardhmërisë i thirre me ardhë
Pluhur t’u mbulue koha e t’u zbardh koka
Se lakmiqarët qëllimkeq këtu nuk i mban toka.

(Nga cikli: Sonete per Kosoven)


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora