E marte, 23.04.2024, 02:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Gëzuar!

E marte, 16.02.2010, 10:36 PM


Dibran Demaku


G Ë Z U A R !

Gëzon fusha,gëzon mali
gëzon çupa,gëzon djali
gëzon i rrituri,gëzon plaku
gëzon çatia,gëzon pragu
gëzon liqeni,gëzon lumi
gëzon ëndrra,gëzon gjumi
gëzon toka,gëzon qielli
gëzon hëna,gëzon dielli
gëzon foshnja e lidhur në djep
gëzon atdheu në çdo cep
gëzon dheu,gëzon guri
gëzon shqipja dhe flamuri!

Sot gëzon dhe çdo zemër
për më të shtrenjtin emër
sot festohet një ditëlindje
sot dy vjet i mbush një lindje
Andaj shqiptarë në vend e në botë
Gëzuar të gjithë me një gotë!

Këngë moj merr malin
Oshtij gjer në qiell
Sot ka lind një diell
Ode për trimat e rënë
Vërshon një dashuri
Ëndërr-zgjuar liri!

Është ditëlindja e atdheut
një buzëqeshje e Skënderbeut
është një plis i Boletinit
shkëlqim në Rrafsh të Dukagjinit
Në buzëqeshje të vashave të Drenicës
Gërshet luftërash i Shotë Galicës
Syrin pishë Adem Jashari
Emblemë në gjoks të çdo shqiptari!

Gëzuar ditëlindjen Kosovë-mëmë
shekujt ndrijnë në ballin tënd!...


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora