E marte, 23.04.2024, 08:23 AM (GMT+1)

Mendime

Laureta Mema: Iste!

E merkure, 17.10.2007, 06:11 PM


Nuk jam feministe!
           Jam rebele fataliste!

Nuk jam post-kolonialiste!
           Jam fund-lufta, anti-naziste!

Nuk jam imagjinata surrealiste!
           Jam realitetet post-komuniste!

Nuk jam nihiliste-dardaniste-post-humaniste!
           Jam viktima e ndërgjegjeve ekstremiste!

Nuk jam ish-kooperativiste, post-liberaliste!
           Jam anti diktaturave e agjenturave globaliste!

Nuk jam lufta e nxehtë islamiste, pro-terroriste!
           Jam alergjia kundrejt politikave t’ftohta rraciste!

Nuk jam kritikesha akademiste post-ultra-moderniste!
           Jam rrufe-zhbërja e ideologjive strukturaliste!

Nuk jam e pa-feja aktiviste, post-marksiste-leniniste!
           Jam kundër shthurjeve materialiste-kapitaliste!

Nuk jam fobiste, anti-maskiliste a pro-tradicionaliste!
Jam kundër shoqërive seksiste me ‘urra!’ Enveriste!

Nuk jam pra, kurrëfarë reviste- arriviste- specialiste!
Jam e çmendura artiste, jo-moraliste-spiritualiste!

Nuk jam as kryeneqësia që do t’vriste çdo ‘-iste’!
Jam vecse nihiliste kundrejt fjalëve konformiste!

Nuk jam budiste, optimiste, pro-kolektiviste!
Jam preja e vetmisë së trishtë individualiste

Nuk jam fatet stërpërsëritse pesimiste!
Jam larg turmës absurdiste, -iste!


-Izmi po na ndjek kokëfortë, gjithnjë e më shumë tekanjoz dhe imponues në lojën ripërtëritëse të rrjetës shumëkuptimshme ku na tund e na shkund formulat magjike të tij:

Amerikanizmi, Bush-izmi, globalizmi, humanizmi, komunizmi, dardanizmi, modernizmi, kapitalizmi, spiritualizmi, kristianismi, muslimanizmi, individualizmi, kolektivizmi, pluralizmi….

-Izmat janë bërë aq të modes këto kohët e fundit, si ne klasat e mia (klasicizmi, romantizmi, iluminizmi, modernizmi, post-modernizmi, surrealizmi, nihilizmi, strukturalizmi, frankofonizmi, post-kolonializmi, dekonstrukturalizmi…), si në artikujt e shumtë e si në bisedat e sejcilit nga ne. Ato vazhdojnë të luajnë kukafshehtazi. Fshehin formula ama, formula imagjinare, dhe duhet të kenë ndonjë aftësi marramendëse për të ‘ndritur’ apo ‘hallakatur’ mendjen. Të piu e zeza po s’e more vesh se ç’-izmi i përket… apo cili te etiketon.

Po mendoja se çfarë -izmi mund të mbizotërojë tani në Shqiperi? Demokrat-izmi po përmendej si shume po dhe komun-izmi i kishte të thella themelet dhe rrënojat e tij; plural-izmi e kapital-izmi kishte sjellë, thonë, çrregull-izmin e çmendur-izmin. Sidoqoftë, shkruhej se qenkemi përkrahës të amerikan-izmit sepse i druhemi oriental-izmit…

Për cilin –izmi jeni ju miqtë e mi? Apo cilit –izmi i druheni? Cilit i serviloseni e për cilin malloseni? Në atë mishmash -izmash, çfarë do propozonit? A ka mbetur ndonjë i pasulmuar akoma? (patriot-izmi, ideal-izmi, atdhetar-izmi … janë të gjitha -izma jo të ‘pafajshëm’. Por edhe human-izmi po kritikohej me  negativ-izëm sepse lidhej me filozof-izmin, ilumin-izmin a pozitiv-izmin - edhe këto -izma pa u arritur akoma të ribëhen absolut-izma apo universal-izma. Çfare na mbetet atëherë, nga shop-izmi në atë mishmash –izmash, një -izëm që ta themi me gjithë zemër, me krenari e pa drojë, me shpresën se nuk do na korruptojë ?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora