E diele, 26.05.2019, 06:53 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: 5 shtetet europiane

E hene, 15.02.2010, 10:59 PM


5 SHTETET EUROPIANE

Nga Halit Bogaj

Pesë shtetet europiane që nuk e kanë pranaur Pavarësinë e Kosovës tanimë kanë filluar të dridhen nga frika e gjendjes së vështërë ekonomike, sidomos/Rumania, Greqia dhe Spanja/ .Greqia është në hall të madh me greva të shumta , kurse për Rumaninë mos të flasim kur e dimë se në çfarë rruge  të vështirë është duke kaluar gjatë tranzicionit njëzetvjeçar të cilin e ndihmoi Perëndimi , por pa mundur ta ngriste akoma në këmbë të sigurta. Në këtë rrafsh duhet shikuar edhe forcën tejet të kufizuar të shteteve të përmendura të cilat i dolën në krah Serbisë fashizoide edhe nga shkaku se edhe ato kanë proleme të ngjashme me pakicat e tyre/ Spanja me Baskinë/, Rumania me Transilvaninë hungareze, kurse Sllovakia, gjithashtu me hungarezët e saj/.Derisa përkrahej prej tyre, Serbia rrahte gjoks, me ç’rast ato shtete të dobëta i dukeshin më të forta se supërfuqitë evropinae që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës.Si duket tani Jeremiqit ka filluar t’i leget baroti, posaçërisht nga çasti kur u mor vesh se Greqia i kishte borxh mbi 300 miliardë dollarë ndaj Bashkësisë europiane, e cila këto ditë filloi t’ia sanojë gjendjen ekonomike, kurse ajo, si kundërshpërblim të sigurtë /natyrisht duke mos pasur kah t’ia mbajë/duhet ta pranojë Pavarësië e Kosovës si të gjitha shtetet tjera të Evropës.E kjo do të thote, sipas një thënie serbe,’’Lidhe kalin ku të thotë pronari’’.Përkitazi me këtë kanë filluar të këndellen edhe serbët optimistë që shpresonin tek vëllezërit e tyre ortodoksë.Ata për ço ditë e më tepër po e shohin realitetin e hidhur në të cilin janë duke jetuar, pre nga mund të dalin duke hequr dorë/njëherë e përgjithmonë/nga Kosova e okupuar qysh moti nga ana e tyre.

Duke u kthyer në retrospektivën dyvjeçare mund të gjendet edhe pyetja se përse qysh atëherë nuk u pranua pavarësia jonë nga këto 5 shtete?! A mos ndoshta me qëllim janë bërë të gjitha këto ekzibicione të derisotme?! Apo ndoshta as ne nuk ishim të pjekur sa duhet për t’u pranuar unanimisht pavarësia deri në të ashtuqujturin’’moment i përshtatshëm’’?!Të gjitha këto mund të jenë dilema të ndryshme, por ajo që  për ne paraqet rëndësi të madhe është fakti se Pavarësia e Kosovës është e përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe ndryshe mund të ëndërrojnë vetëm ata që ushqejnë shpresa të rrejshme.

Në Serbi ka edhe të tillë që i urrejnë 5 shtetet e përmendura, të cilat e kanë përkrahur bombardimin e NATO-s/sidomos, Spanja në krye me Solanën si ‘’urdhërdhënës’’i bombardimeve të filluara me 24 mars të vitit 1999.Gjithashtu duhet theksuar faktin se edhepse këto vende nuk e përkrahin Planin e Piter Fajtit për Veriun e Mitrovicës , dihet se ato nuk kanë kurrfarë ndikimi në vendosmërinë e pjesës tjetër evropiane për ta vënë në jetë deri në fund Planin e Ahtisarit të cilin e ka aq inat Serbia e sotme ‘’demokratike’’. Do të bëhet pikërisht ajo që është bërë deri sot që nga pranimi i Pavarësisë së Kosovës nga ato vende evropiane të cilat vendosin se çka do të bëhet në’’oborrin e tyre’’.Ndaj çdo iuzion tjetër ireal është i kotë.Nëse 22 shtete të Unionit Europian e kanë dërguar EULEKS-in për ta aplikuar ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës, atëherë dihet se çka do të bëhet deri në fund,, aq më tepër kur e kemi parasysh autoritetin e tërë Bashkësisë europiane në saje të të cilit është e ndërtuar demokracia njerëzore nga kohët më të hershme, përkatësisht Misioni duhet që në tërësi ta zbatojë Planin e Ahtisarit të cilin nuk mund ta pranojnë në asnjë mënyrë nacionalistët serbomëdhenj dhe aleatët e tyre fashizoidë në krye me Rusinë.Prandaj fare nuk ka rëndësi se a do ta përkrahë Rumania, Spanja apo Çiproja , ngase Plani i Ahtisarit /EULEKSIT/ aplikohet në teritorin kosovar e jo tek ato vende. Plani do të ecën përpara ngase është shumë seriz dhe i destinuar të jetë me sukses të pakontestuar.

Serbisë i dha zjarr të madh edhe Deklarata e Jakup Krasniqit rreth opcionit të ndarjes së Veriut të Mitrovicës për ta ndërruar me  Kosovën Lindore, me ç’rast asaj/ Serbisë/do t’i hapej edhe problemi i Vojvodinës dhe Sanxhakut të cilët janë duke qëndruar ‘’në një këmbë’’nga dëshira për t’u shkëputur sa më shpejtë nga obskurantizmi mesjetar serb i cili nuk mund të mbushet mend asnjëherë.. Prandja Serbia e di fare mirë se po të hapet çështja e ndarjes, atëherë do të shprthejë e ashtuquajtura’’Kuti e Pandorës’’dhe vërtet do të mbetet vetëm’’Pashallëku i Beogradit’’ashtu siç kishte prognozuar disa herë çetniku Sheshel/tani me banim të përhershëm në Hagë/, por të gjithë e dimë se edhepse Jakupi ka thënë ashtu , fati ynë varet vetëm nga fuqitë e mëdha të cilat i kanë pranuar kufijtë ekzistues/duke mos i harruar asnjëherë ato tri parimet e njohura rreth Pavarësiës së Kosovës, të cilat ndoshta është e tepërt t’i theksojmë edhe me këtë rast/, ndërsa të gjitha të tjerat mund të jenë vetëm llotari.Duhet të jemi të bindur se asgjë nuk ndodhë rastësisht, duke na u bërë e ditur se edhe’’Loja rreth Veriut të Kosovës ‘’është në përfundim e sipër dhe se asgjë nuk mund të ndodhë deri në pafundësi dhe se edhe durimit i vie një ditë fundi.Krasniqi duke ia bërë me dije Kosovën lindore ,Serbisë i ngrihet gjaku ngase, siç u pa edhe më lart, asgjë nuk përfundon me aq, por gjërat do të shkojnë në mënyrë zinxhirore, duke mos e qëlluar se ku do të kenë të ndalur?!Krasniqi i ka lëkundër eshtrat e ‘’car llazarëve’’edhe me një deklaratë të mëhershme përkitazi me’’Bashkimin e teritoreve shqiptare’’, por serbët kishin harruar se pas Luftës së Dytë botërore ishin ndërruar teritoret e përmendura reciproke, të cilat duhet t’i korigjojë historia.Por sioqoftë, këtë prapë e vendosin ata që i kanë kryer aksionet kryesore të derisotme, ndaj asgjë nuk mund të ndryshojnë as krasniqët as tadiqët.

Pra,serbët janë duke u frikësuar edhe  nga bashkimi ynë kombëtar i cili do të jetë partner strategjik i Perëndimit, gjë që është duke ndodhur me shpejtësi të madhe.Ata po e shohin se duke i bërë lajka Rusisë dhe duke shpresuar në përkrahjen e saj, do të mbeten edhe’’Pa Kosovën edhe pa Evropën’’. Këtë nuk e shohin vetëm të verbërit, por ata nuk mund ta pranojnë asesi se shqiptarët kanë jetuar të ndarë gjatë një shekulli të tërë nga padrejtësitë që u janë bërë pikërisht nga fuqitë e mëdha.Ata thonë se nëse do të bëhej kjo atëherë do të harrohej edhe Veriu edhe Lugina, ngase ai do të ishte shteti më me ndikim politik në regjion./Si duket ka filluar t’u del gjumi/dhe ta shohin syhapur realitetin e tyre të hidhur, ngase Rusia është mijra kilometra larg ‘’Pashallëkut’’.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT