E premte, 19.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Qamil Foniqi: Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës - Poezi nga cikli “Rruga deri këtu”

E marte, 16.02.2010, 10:00 PM


Qamil Foniqi
                                                       
Në dy vjetorin e pavarsisë së Kosovës
Poezi  nga cikli “Rruga deri këtu”
_______________
                                                 
Rrefimi- IV - të
(diellin)

***
E  pastaj:           
...pastaj  zbritëm  në log
me lirikë të djegur n’gji
kur gjithçka kishte nisë rebelimit
nekrologjisë së shkruar 

nëpër flakë ku gjallja  kërkonte trimeri
ecjës kishte vetëm një kahje
t’shkyhej errësirë, të ndezej dritë
dh me çelës gjaku të hapej porta e lirisë

historisë diellin që e patëm  krijuar nga copa mishi
digjej edhe ajo pjesa e fundit  
kështu rrotullohej botë e satë  
kur buzëve bukë tharë mezi gjallej 
   
sa shekuj s’flitej tjetër 
veç tragjikës sonë
që rrinte  kupolë pjekur mbi  ne,
bile edhe korbat i zi na krrokatnin  çatisë 

por  mbahej frymë
edhe pse shumë  çka vdiste para lindjës 
ku  jetës i thahej dashuri  Ooo... njerëz
Ne, shekujve t’rreshtuar  prisnim, prisnim
por s’na  lironin  diellin  
derisa  VETË  me lum gjaku  së  rrembyem
  

                                  *  *  *
                    
Rrefimi-V-së                      
(ngjyrë jeta jonë).....               

 Si...
     ... na shtrydhnin dhe na  iknin
        hapatrembur pas të pagjeturës

 Ëndërrave...
    ... ne, kurrë s’u ndalem  
        rrugëtimit tonë të nisur  

 Ecem...
    ... drejtë diellit ashtu t’gozhduar  
        kohës që pikonte kuq, me shpresa sysh

 Edhe pse...
    ... frymëmarrjës nëpër të çarën e trembur
        mbi koka  na  vërgllonin shpatat e gjakura

 Atë botë... 
   ...  kur edhe  perënditë na harruan
        e gjithkush na grimconte për ditë nga pak  

 Dhe... 
   ...  tash  lakohemi emërash
        shtyhemi në udhëtimin e largët, shtyhemi...

 A mos po ndodh...
    ... sikur harrojmë së supeve ende na kullojnë plagët  
        thuaj deri kur tërthor:
                                             N gj y r ë   j e t a    j o n ë ? 


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora