E enjte, 25.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy poezi nga Nehat Jahiu

E marte, 16.02.2010, 08:56 PM


Dy poezi:                                                                      

NEHAT JAHIU


O KOSOVË

O tokë e lagur me gjak
e ti ujë i përgjakur i Drinit Plak,
o ju male të larta me dëborë
ju që Kosovës i thurrët kurorë.

O ju trima që luftuat për këto troje
ju që mbrojtët këtë djep Kosove,
ju që dhatë jetën e derdhët gjak
për Kosovë ju morët hak.

Ju vasha shqiptare, vasha trime
u bëtë nuse me gjak lirie,
nuse të stolisura me flamur e kurorë
sa hije ju kishte nusëria për Kosovë.

Kosovë, merri këta trima e futi në gji
Kosovë ,shumë të deshën këta ty,
Kosovë, Kosovë ti ,oj tokë e kuqe
sa hije të kanë ty këto lulëkuqe.

O Kosovë, Kosovë e krenari
dëshmorët të përqafuan ty,
të puthën Kosovë tëndin dhe
Kosovë e dashur çfarë nuri ti ke.

Kosovë hiqe më shaminë e zezë
shumë trima për ty kanë vdekë,
hiqe Kosovë,hiqe shaminë e zisë
për ty vdiqën, për pragun e shtëpisë.


THËRRISTE  KUSHTRIMI

Në Prekaz thërriste besa
në këmbë u ngrit Dugagjini,
thërriste Shala e Bajkora
jo, jo nuk falet Kosova.

Thërriste kushtrimi në Gollak
në këmbë u ngrit zjarri nga Vlora,
thërriste Deçani e Gjakova
jo, jo nuk falet Kosova.

Thërriste kushtrimi në Karadak
në këmbë u ngrit Kaçaniku plak,
thërriste Drenica, Drenica e kuqe
ejani se Kosovën do ta bëjmë nuse.

Thërriste kushtrimi, një fjalë burri
trimat armët në brez i kishin ngjesh,
jo, jo nuk falen kurrë këto troje
se janë lagur me gjak Kosove.


(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora