E premte, 26.04.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Ylli M. Dilo: Vites

E hene, 15.02.2010, 09:35 PM


Ylli M. DILO

VITES

Ti mire  pyet si te duken
Po per mua ku ke shkruar
Me pyet gjithe intimitet
Dhe iken duke vrapuar

Une te pergjigjem shpejt
E di qe tingujt te arrijne
Ty te pandryshuaren nga vitet
E shkathta si balerine

Dege hardhie qe me mbeshtjell
Edhe me mbushe me rrush
Lisi degegjere qe me freskon
Kur vapa pervelon ne Gusht

Ne jete prane me qendrove
Qe diten qe te njojta
Dhe etjen gjthnje ti ma shove
Me ato dy buzet e njoma 

Tani qe vitet kane kaluar
E floket zbardhen ngadale
Qendrojme prane njeri-tjetrit
Si dikur ne takimin e pare

Te kujtohet tek burimi
Neve rrinim kokemenjane
Ishem grindur nuk di pse
Ujet rrithte dal-nga dale

E pasqyroheshin ne te
Gjith' lulet e pranveres
Birbili po kendonte embel
Ne ato degete e sheges

Nje cift pellumbash erdhi
U ul tek kembet tona
Dhe nisen e lodronin
Pllacitesin tek buronja

Shih sa bukuri qe kane
Theva une heshtjen I pari
Ti me sperkate me uje
Dhe me mbeshtolle si flladi

Ne bashkimin e asaj dite
Te dhashe dicka me vete
Ishte freski nga burimi
Apo nektar I embel blete 

Po ti ate qe me fale mua
Thuaj te drejten ku e gjete
Mos ishe vajze kusare
Vodhe nga njmije e nje nete

Tregome e mos u skuq
Vite shume kane kaluar
Ki tek une besim te plote
Cdo gje eshte e parashkruar


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora