Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Marius Chelaru: Inserte pasionesh me vlera të jashtëzakonshme

| E hene, 15.02.2010, 08:18 PM |


Inserte pasionesh me vlera të jashtëzakonshme

Nga Marius Chelaru

Prindërit e Skënderit kanë lindur në Kosovë, por që nga koha kur poeti i ardhshëm do të ketë dy vjet, kanë vajtur në Belgjikë. Edhepse i lindur në gjirin e një familjeje shqiptare, për Skënder Sherifin mund të themi se u formua në Belgjikë, në gjuhën frenge, në një hapësirë lirike që të josh me magjinë e testamentit të tij: „Kam menduar një gjuhë të heshtjes dhe metaforës,/ Që tejshpon në pafundësi të gjitha limitet e caktuara,/ Përmbi fetë dhe filozofitë e botës.// Kam imagjinuar një gjuhë hipnotizuese/ e parathënëse me mite,/ Që bën të kërcejnë galaksitë me vite të gjata drite./ / Kam imagjinuar një gjuhë pa peshë,/ E utopi utopishë në mendje e sy,/ Në magjiformim lulesh e kafshësh,/ Që u japin gjithë sendeve pavdekësi. (Testamenti i një poeti).

Po qe se kundrojmë konform të drejtës eksperimentale, Skënderi duket se ka konturuar një stil të veçantë , një stil që u përshtatet mënyrave të ndryshme për të shkruar, si atyre që kanë të bëjnë me aspektet formale, poashtu edhe atyre që ndërlidhen me formulat e gjuhës, respektivisht të konstrukcionit të shprehjes. Livresku, ana multikulturaliste, eksperimenti me thekse surealiste, apo precioziteti i studjuar në një finale artistike, madje dhe mënyra në të cilën e koncepton poemin, si: Inserts of passion, me dedikimin „Për Izabel Pintos”, duke ia shtuar „Një vështrim për Salvator Dalin, Pablo Picasson, Jean Arp, Andre Masson, Iv  Tanguy dhe Oscar Domingez, të gjitha këto, ndoshta dhe të tjerat, gërshetohen në veprën e tij, duke krijuar në shprehje të tipit „britmë intime”, „valë shpirti”, „tradita e gjysmës sonë”, „ zbutja e Vajtimeve të Efemeridës”, „huazimet e zërit të Garbos”, „koka e turbulluar në krahët e përkëdheljes”, etj.

Si është e dashura? Për shembull: „E Dashur, unë të përfytyroja/ sipas melodisë Lulet e së Keqes, /duke vallëzuar ngadalë/ së bashku me Kalin që shpërndante letra” Si qëndron ai përballë të dashurës së tij?  „Ti je Prezencë-Mungesa ime/ Unë jam Statuja jote që mendon/ E dalë nga Fjordet e Veriut/ Nga një legjendë e pabesueshme/ Unë jam gjarpëri yt që kafshon/ I dashuri yt që përmendet në Bibël”. Dhe së fundi, si qëndrojnë punët me dashurinë? „Një dashuri afirmative është një Dashuri e vdekur, thot Samurai/ Ky S.O.S nuk shkon fare në kët Akullnajë stelare/ Ok.(...)/  Unë i gëzohem vdekjes pa Qira mujore!”. Interesante është mënyra se si kundrohet ky tip krijimi në disa poema që ndërlidhen me Shqipërinë, psh. Parfumi i jetës apo Esenca e rilindjeve. Këto kanë një jehonë të shkëputur që e flladit flatra e eksperimenteve. Kushkush për një klown shqiptar që shkruan flamandisht apo Albanian twist qëndrojnë në të njëjtin ton me atë të poemave preliminare: „Në një Marramendje dhe një Tërmet/ Ti endesh në kokën time/ Porsi do personazhe të Leonor Finit/ Me Jelen tënde prej Luani/ Dhe me gishtërinjtë e këmbëve tua të portokallta”.

          Por, të kthehemi atje ku patëm nisur. A është Skënder Sherifi një poet, krijimtaria e të cilit i përket hapsirës së lirikës shqiptare? Pa marrë parasysh përgjigjen pro/apo/jo, duhet precizuar faktin se Sherifi është një poet interesant. Poezia e tij i anashkalon tiparet e shabloneve subjektiviste të shkrimtarisë. Është një poezi që të befason këndshmërisht, me metafora të forta, me imagjinatë të bujshme, me trope origjinale dhe fragmente që të nxisin t’i rilexosh.  Vepra e tij gëzon vlerësime laudative nga krijuesit frengë, disa duke e konsideruar gjenial, duke patur parasysh faktin se ua tejkalon tipareve të origjinalitetit. Bile, mu kjo llojllojshmëri e pikëpamjeve mbi poetin dhe poezitë e tij mund të thotë diçka edhe për interesimin e zhgjuar. Edmond Tupja, duke kërkuar një epitet, konsideron se „përmes fuqisë për të folur siç ëndërron dhe për të ëndërruar siç flet, Skënder Sherifi është poeti që e ka tejkaluar vetveten”. Është një nga karakterizimet e denja për t’i patur parasysh, ngase fjala është për një poet të zgjuar që zgjon interesim dhe admirim.

          Apo, ndoshta është më mirë ta përmbyllim me një „fragment autoportreti lirik”, me një nga „vizionet” për vetveten dhe përfytyrimet e tij, në momentin kur parashtron pyetjen Çfarë duhet të shtoj tjetër: „Të dua,/ shpirti im le ta marrë dreqi këtë nderë:/ çfarë duhet të shtoj tjetër? Çka duhet të shtojmë ne? Se është një poet interesant, që  komunikon shumë, që ka frymëzime të shumta, mënyra e të cilit pët të shkruar zgjon  vlerësime të panumërta, në emër të një emri shqiptar që vezullon  në  universin lirik të botës frankofone, një krijues vlerash qadekuate që ka kaluar nëpër „filtrin” e gjuhës franceze dhe të mentalitetit euro-perëndimor, një kosovar i prurë në gjuhën rumune nga Baki Ymeri dhe Ioana Trica, një shpirt i frymëzuar që na ofron një vëllim të shkruar me fjalë të zjarrta.