Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Jetullah Haliti-Eti nderohet më pllakë të nderit

| E diele, 14.02.2010, 08:37 PM |


Akademia Evropiane e Arteve vlerëson pesë artist si më të suksesshëm

Jetullah Haliti-Eti nderohet më pllakë të nderit

Nga ILIR MUHARREMI

Viti që lamë pas, ishte i suksesshëm për artistin nga Kosova Jetullah Halitin – Etin, i cili sa herë që prezantohet në opinion, shpalos diçka të re artistike dhe tejet të thellë. Akademia Evropiane e Arteve, për çdo vit e posaçërisht me rastin e hapjes dhe mbylljes së sallonit internacional i vlerëson rezultatet e artistëve më të produktiv, më aktiv dhe të suksesshëm, duke i analizuar të gjitha kontributet e tyre, prandaj salloni i tridhjetenëntë me radhë i shpalli pesë artistë të vitit 2009 si më të suksesshmit. Në këtë garniturë radhitet edhe artisti nga Kosova Jetullah Haliti – Eti. Ndërkaq, artistët tjerë si më të vlerësuar janë: , Frederick  Rashel  Alex, HEUSCHEN Serge, OZIOL Eve dhe VASSART  Andre. Të gjithë këta artist janë dekoruar me pllakën e nderit, dhe për artistin Haliti është një nder i madh dhe një krenari e lartë, dhe mirënjohje, për gjithë artin shqiptar. Eti në këtë edicion është prezantuar me dy fotografi, njërën e ka realizuar në Tiranë, kurse tjetrën në Kosovë, konkretisht në Prishtinë. Të dy punimet ai i ka titulluar “Lypësi”, dhe lypësi i Prishtinës, nuk është enigmatik për ata qytetar të cilët jetojnë mu në këtë vend. Bëhet fjalë për një lypës i cili në qendër të qytetit, me orë të tëra zë pozicion në një vend, fokuson shikimin në një pikë dhe zhytet i tëri pas një bote të 
Fjala me rastin e laurimit '09
Fjala me rastin e laurimit '09
Lypesi
pa kuptuar. Eti në formën artistike ka zënë pozitën e tij të ulur, i cili ka një shikim të ftohët, drejt e në tokë, graviteti bëhet armiku dhe miku i tij kryesor për kohën e cila vazhdon të kalojë, sa do që ngjitet lartë prapë je i tërhequr nga graviteti. Kurse lypësi tjetër, endet nëpër rrugët e Durrësit, me një batanije të bardh në dorë dhe me një kapelë të shqyer. Artisti Haliti, ka zënë në formë spontane dhe shumë të kuptimshme ecjen e tij, dhe me këtë ai tregon një jetë të vështirë sociale, një mëshirë që kërkohet nga shumë njerëz e rrallë kush e zbaton në shpirtin e  lypësit. Ishte vështirë ta bindej artisti lypësin si pozim për punimin e tij: “Nuk e harroj kur atë ditë me diell, kur në rrugët e Durrësit takova një lypës, në shikim të parë nuk më bëri përshtypje se ky njëri ishte lypës, kishte marr një pozicion qëndrim të pazakonshëm, qëndrim tipik të një mburrje që ishte bërë lypës”, shprehet Eti.

Prezantimi i këtyre dy fotografive artistike ishte në të vërtet interesant ngase mesazhi ishte universal dhe tejet prekës, fokusimi ishte filozofik, social dhe ekzistencialist. Andaj, fotografinë Eti e sheh si një moment interesant me dritë- hije dhe me një mesazh të qëlluar, me motive të thellë sociale, që arrin ti luftojë shumë dukuri qofshin ato pozitive apo negative. Eti këtë sallon e vlerëson si një arenë artistike, ku çdo vit mblidhen, prezantohen artistë të arteve pamore, poetë, prozatorë etj. Këshilla e artistit Halitit është: “Apeloj tek krijuesit e rinj qe te angazhohen sa me tepër për prezantimin e artit te tyre ne nivel ndërkombëtar,edhe atë duke bashkëpunuar sepse te bashkuar e prezantojmë artin dhe kulturën tone shqiptare  ne nivel me te larte dhe me dinjitoz”