E shtune, 21.09.2019, 10:46 AM (GMT+1)

Editorial

Gani Qarri: Nën përcjelljen e hijes së vdekjeve, të cilave edhe pas kaq vitesh, ne s'iu bëm dot as Varr për Nder

E diele, 14.02.2010, 08:59 PM


Nën përcjelljen e hijes së vdekjeve, të cilave edhe pas kaq vitesh, ne s'iu bëm dot as Varr për Nder

Nga Gani Qarri

Dhembja shqiptare,edhe sot e kësaj dite nuk venitet,edhe pse ka kohë që i vetmi ngushllim ka ngelur rituali i përvajshëm për të afërmit e vrar dhe të zhdukur të ditë- kujtimeve të hidhura,duke ju vën Lule apo ndez Qirinjë pranë varreve gjysmë të zbrazta të tyre.
Qastet e tilla si të veqanta që janë nuk harrohen lehtë apo edhe kurrë dhe ndoshta jo vetëm derisa të jenë gjallë ,por vuajtjet e tilla njerëzit edhe në varr ,do ti marrin me vete.
Edhe Adem Qarri nuk ishte më shumë se 24-25 vjeqar,kur kishte shkuar me shpresë për të gjetur armë për mbrojtje nga pushtuesi, duke mos u kthyer më kurr i gjallë në mesin e familjes.Prapa la 3 vajza të cilat sot pothuajse janë rritur dhe të jatin përpos Fotografisë së tij të varur në mur si i vetmi kujtim nga koha kur ishte gjalle,as që e njohin.
Lufta i solli këti Populli shumë gjëra të papritura,nga të cilat as sot nuk mund të gjejmë prehje,nga përrjetimet e papërshkruara tmerruese,nën qizmen e pushtuesit shka.
Ditën që ishte nisur për në Lugisht kishte rën bashk me të vllanë 13-14 vjeqar në duart e pushtuesit dhe pas shumë maltretimesh vuajtjesh e përplitjesh q`njerzore,një dit siq tregon i vëllai i cili atë kohë nuk ishte më shumë se sa fëmijë,kishte ardhur momenti vendimtar,por i kobshëm si për disa dhjetra tjerë nga treva jonë,të grumbulluar në Lugishtën e Hasit,edhe për Ademin të cilët sdo ta shifnin ma kurrë Lirinë me Sy.
Edhe pse edhe më përpara,shkijet konsultoheshin me dikend, por në distancë të pa dukshme me radiolidhje, ajo ditë ndryshonte me q`do gjë,ngase personi që fliste shqip kishte ardhur mu aty i maskuar dhe bashkë me shkaun bënte seleksionimin e atyre që duhej të zhdukeshin e që nga dhjetra të rinjë që më von do ktheheshin vetëm të vdekur,shumica ishin nga fshati Lugisht e Hasit, jeta e të cilve në ato momente të rënda,ndahej për gjithmonë nga kjo botë për tu gjetur disa vite më vonë vetëm nga një grusht eshtra të mbështjellura nëpër qese të zeza najloni,e disa ndoshta mjerisht edhe s`do të gjenden kurrë,për të mos patur as Varr si shenjë kujtimi,për të dashurit e tyre, për prindër e familje.
Edhe pse së pari na ndanë neve disa si fëmijë që ishim,pastaj filloi seleksionimi dhe sipas njëfar numërimi, që bënin pushtuesit, ai thot se Ademit i ra „shorti“ të kalonte në radhën e atyre të cilët më pastaj do i dëbonin për Shqipëri, por shqipfolsi tha jo! ky duhet të rrij dhe e nxori nga radha,pastaj i zgjodhi vetë edhe të tjerët që duhej të vdisnin, duke i vën në radhët e atyre që nuk do shifeshin më kurr të gjallë! mu ata të cilët ishin Djemt më të hijshëm, të Shëndosh dhe të Ri,që pastaj pas vitesh ankthi, shprese dhe frike të ktheheshin,vetëm në nga një grusht eshtra të pakta mbështjellur me najlon të zi, familjarët e të cilëve do i varrosnin vetëm si shenjë, që të ken ku ti qajnë.
Brenga më e thellë me vrrragë të pa shlyera kurrë, në Zemrat e atyre që i humbën më të afërmit e tyre,edhe pas „vërtetimit“ të vdekjes dhe pjesërisht kthimit të atyre pak eshtrave të tyre nëpër disa nga Familjarët,edhe sot e kësaj dite ësht se kush ishte bashkpuntori i pushtuesit i cili nuk u zbulua kurrë edhe pas kaq shumë vjetësh të pasluftës,apo ndoshta si ngushllim Duhet të pajtohemi me moton e të madhit Jusuf Gërvalla; se nëse ata vrastarë « shqiptar » kanë qëllu, më mirë kurr mos me u zbulu?!
Për të qen mjerimi edhe më i madhë,as pas kaq shumë Kohësh nuk u kujdes askush që eshtrat e atyre martirve të mjer ashtu siq vdiqën së bashku edhe të VARROSESHIN.
Pranë njëri tjetrit në një Varrezë MEMORIAL- e ku jo vetëm Familjarët e tyre,ngase ata nuk u vranë vetëm për ta,por për të gjithë ne,ndaj edhe e gjithë TREVA Hasjane do duhej të caktonte një Ditë kur do të Vizitoheshin dhe Nderoheshin nga të gjithë,të paktën për hirë të jetës së tyre të re të flijuar qysh në rini,nga vrasja e Pushtuesit,kaq Nderim nga ne, besoj e MERITOJNË! Përndryshe kam frikë se jo vetëm hija e vdekjes së tyre misterioze, do na përcjell gjithmonë, qortueshëm dhe këte brez pas brezi.

Cyrich.12.02.2010


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT