E shtune, 20.04.2024, 08:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Martin Lleshi: Antropologjia e rrënjëve

E diele, 14.02.2010, 08:29 PM


Martin Lleshi

ANTROPOLOGJIA E RRENJEVE

Udhëtuar kam nga nismë e grimbërjes
Këtej e matanë nëpër rrahje fortunash
Andromedës i dhurova flakën e purpurtë
Me tamel rritur udhës Qumshtit
Askush s`mund t`i matë rrënjët e mija
N`aget e zgjimeve
Aurorë shkrepëtijë para lindjes diellit
Pararojë krahapur n`fluturim mbi qiell Ilirie
Zbritur kam ardhjeve te thellësive deri ne magmë
I munduar për të qenë i mundur nga vetvetja
Nën përuljen e mbiunit tim Atëror
Nëpër hapërime t`Atdheut kurrë i perkulur n`zhurmitje
Nëpër shtigje të kallura gjakpikur n`uitje plagësh
Djersderdhuri  n`shpime guri për buken e bekueme
Endmatësi i parakalimeve nëpër Zanafille
Zbërthyer jam në shpërthime vullkanesh
Nëpër secilin gur gjalloj në palcë
E dikush mundohet t`ma vjedhë lashtësinë
Sikur Atlantiden,Trojen,Dodonen…
Thembër Akili mbolla rrëfimeve me Hyjni
Cilat sëmundje me ranë ne trupin tim
Mbase kal i Trojës ters n`tmajten time
Vet si flaka motet as në ndërrime stinësh
Gurshkëmbi i gurthyesve mbeta vet
Futur jam në parakohe rrenjthinjur gjurmimeve
Pak mbetje të mija n`kërkimkohë
Deri në trandje t`plasaritjeve
Kur dalin n`udhë sëmundjet e moteve të mija
Kur hyjnë e dalin nëpër çdo lindje
Sa thurje mëkatesh do shndërrohen n`lavde
Si nëpërdalje mirësije nga mëllefet e ironisë
Ngriten e bijnë gjysëm të gjallë nëpër zverdhje
Me pakëz grimbërje t`vetvetës  n`dërdije
Si të thirret në bardhësin e bëmur gri
N`i raftë mohit harrimi
Mëkati mbështjellë shekujt palë-palë
Deri n`çmenduri të sëmundjeve
Pak rrënjë të bardha do të mbesin
Ne antropologjinë e galaktikës sime.

12.02.2010.


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora