Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Policët e UNMIK-ut në liri e Albin Kurti para gjyqit

| E shtune, 13.02.2010, 08:59 PM |


POLICËT E UNMIK-ut NË LIRI E ALBIN KURTI PARA GJYQIT

Nga Neki Lulaj

Shkrimin e radhës do ta filloi me një barcoletë shkodrane e cila thoshte”me sovjetikët e patëm zor, me u nda,me kinezet e patëm zor me u afrue“. Kurse ne kosovarët patëm shumë veshtirësi për të mbijetuar deri në ditët e sotit por ja dolëm. Pesëqind vjet nën Turqi por turqi nuk u bamë.Njëqindë vjet nën Serbi me vështirësitë e rënda dhe të kushtueshme,por atëherë kur i kundërshtuam në vendime dhe 99% të shqiptarëve i urrenin ata si okupues,ua kthyem pushkën dhe u ndamë me ta.Me nënshkrimin e aktit të kapitullimit në Kumanovë me 9 qershor 1999 me kokëulur e ikën me bisht ndër shalë e u këthyen humbës të mallkuarit e Serbisë me vëllezërit e tyre të Rusisë. Kurse tani qe një dekadë nën UNMIK-un e së fundi nën EULEX-in e me këta nuk e di kur dhe si do të ndahem!
Edhe këta nuk do ta kenë të largët ditën e ndarjës dhe të përndjekjës nga Kosova , njëherë e përgjithmonë sikurse u ndamë me Turqinë dhe Serbinë.
Këto ditë duhet të fillojë procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje,Kurti i cili është gjykuar nga gjykatësit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe ka mbajtë burgun prej shkurtit të vitit 2007 deri në janar të vitit 2008 për shkak të protestës së organizuar me 10 shkurt të vitit 2007 kundër Propozimit të ndëmjetësuesit ndërkombëtar Martti Ahtisaari.
Gjatë asaj proteste paqësore policia romune e UNMIK-ut, duke kaluar të gjitha kompetencat dhe normat ndërkombëtare vrau dy protestues paqësor Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, si dhe patë plagosur më shumë se 80 protestues të tjerë me lëndime të rënda dhe të lehta trupore edhe pse protesta ishte paqësore por edhe më vonë është vlerësuar nga organizata Amnesty International është se vërtetë ka qenë paqësore.Absurditeti i atyre që janë të thirrur për siguri,për mbrojtjën e jetës së qytetarëve ishte zhgënjyes, sepse ata në vend mbrojtje përdorën dhunën e shfrenuar e që më vonë duke ngritur proces gjyqësor politik kundër Albin Kurtit.Edhe vetë lënja në liri e sigurisht edhe „gradimi“ i dy policëve të UNMIK-ut të cilët i vranë demostruesit ,i plagosën dhe i keqtrajtuan në qendër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës në Prishtinë ka një prapavijë dhe skenë që vlenë për të dyshuar.
Albinit në atë kohë i nevojitej një mbrojtje.Avokatët kosovar dhe asnjë nuk pranuan ta marrin në mbrojtje Albin Kurtin,ngase mbrojtja na qenka shumë shumë e vështirë! Më e vështirë se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar me 9 prill të vitit 1999 nga intelektuali dhe luftëtarët e lirisë,heronjtë Sali Çeku dhe Agim Ramadani dhe nxjerrja nga toka e gurit ogurzi 100 vjeqar që e ndante padrejtësisht „një zemër që jetonte më vështirësi në dy pjesë“.
Ju avokatët kosovar , mendoj se mbrojtja është një pjesë ndihmëse e drejtësisë së nëpërkëmbur atje ku tërthorazi kryqëzohen e njohura dhe e panjohura, në ndihmesë të gjyqit që të vendosë drejtë, duke ia dhënë krahun të mirës e jo të keqës nëse e ndjeni vehtën të aftë që t’ua bëni një shërbim qytetarëve të shtetit tuaj. Kujtone së paku njëherë avokatin e ndjerë zotëri Bajram Kelmendin, paramendoni rrugëtimet e tija nëpër të gjitha gjykatat e ish Jugosllavisë për t’u dalur në mbrojtje të rinëjve dhe qyterarëve shqipëtar, kurrë pa u frikësuar dhe kurrë pa ju trembur syri për misionin e tij fisnik.Në nëntor të vitit që e lamë pas avokatët e Kosovës refuzuan në mënyrë unanime marrjën në mbrojtje edhe të pandehurin Nazim Bllaca, i vetë prononcuari se ka kryer një vrasje dhe ka marrë pjesë në 16 vepra të tjera penale.Hezitimi i avokatëve kosovar për këto dy raste është një papjekuri kolektive dhe një bojkot i cili meriton çdo kritikë.
Thirrja e Albin Kurtit prej një intelektuali dhe mos heshtja e tij para një „bjeshke problemesh“ që po anashkalohen, po ndrydhen, po përpiqen udhëheqësit qeveritar që t’i qesin në harresë, nuk është një zë i vetmuar që del nga fundi i një pusi të pafund por pas veti ka mbështetësit, rininë studentore,një pjesë të intelektualve dhe qytetarët anë e kënd Kosovës. Albin Kurtit nuk i nevojitet mbrojtja,sepse ai nuk është vrasës , mbrojtja iu nevojitet atyre dy policëve romunë që privuan nga jeta dy demostrues vetëm që ishin shqiptar dhe vetëm që ishin anëtar dhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosja.Strukturat paralele vranë një veri të Mitrovicës sepse ata kishin dal për të vrarë e jo për të bërë protestë paqësore, kurse në Prishtinë ndodhi e kundërta.
Drejtësia kosovare,ombudspersoni,KMDLNJ,avokati i popullit dhe organizata Amnesty International ,kishte më qenë më e dobishme që të ngrisin aktpadi penale kundër dy policëve romunë të cilët vranë dy të rinjë shqiptar në qendër të Prishtinës,padia penale do të vlente për UNMIK-un e djeshëm dhe EULEX-in e sotëm të cilët ia cenojnë të drejtën e lirisë Albin Kurtit.
Procesi gjyqësor i paraparë me 15 shkurt 2010 nuk dihët se çka do të sjellë në dritë, gjyqëtarët ndërkombëtar do të bëjnë përpjekje maksimale ta shkkelin drejtësinë dhe policët romunë të UNMIK-ut t’i shpallin të pafajshëm kurse padrejtësisht ta denojnë Albin Kurtin.Nëse e merrë këtë akt dhe këtë formë gjyqësia ndërkombëtare do të kompritohet deri në pakufi pastaj nuk ngelet asgjë tjetër përveç që t’i drejtohemi gjykatës së Strasburgut në Francë.
Tanimë dihet se ky proces gjyqësor kundër Albin Kurtit është „një proces i kthjelltë politik e jo një proces gjyqësor“ në përpjekje për ta komprimituar dhe për t’ia mbyllur gojën në pamundësi një njeriut i cili e ka guximin dhe gatishmërinë për t’i kritikuar dështakët qeveritar të cilët me korrupcion,nepotizëm,vepra kriminale, plaçkë ekonomike dhe vepra të tjera politike e kanë quar vendin në dekadencë dhe premtimet e tyre boshe sot qytetarët e Kosovës i ka qitur në rrugë duke i shprehur ata pakënaqësitë për qeverisjën e dobët dhe koston e jetësës ne rritje të pa kontrolluar.Edhe rinia e Kosovës e përkrahë në tërësi zërin e Albin Kurtit ngase Ai nuk është duke parë edhe asnjë perspektivë në vendin e vetë.Blerja e pasaportave biometrike të Serbisë me çmime astronomike për të ikur nga vendi i përspektivave të vogla , te cilat janë shkak i qeverisjës së dobët dhe të cilat do t’i kushtojë vendit shumë shtrenjtë !
Albin Kurti, pandërprerë dhe në vazhdimësi ka kritikuar edhe punën vulgare të UNMIK-ut dhe të EULEX-it derisa kryesuesi i misionit të EULEX-it në Kosovë Ive de Kermabo, deklaron se nuk njeh Republikën e Kosovës ,atëhrë pse ta njeh gjyqin e tyre lideri i Lëvizjës Vetëvendosja,Albin Kurti,i cili me plotë të drejtë pohon se nuk e njeh vendimin e gjyqit të EULX-it të cilët kurrë nuk kanë treguar vullnet as gatishmëri në përmrësimin e situatës në veri por në një formë e kanë aranzhmuar situatën dhe kanë heshtë para strukturave paralele të Serbisë, të cilat janë mjaft aktive atje.Por edhe jetëgjatësisë së tyre do t’u vijë fundi ashtu siç i erdhi regjimit hegjemonist serb mbi Kosovën i cili u këthy humbës,kokë ulur e me bisht ndër shalë kah kishin ardhur.