Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: Kadri Mani - Vlerë Kombëtare

| E shtune, 13.02.2010, 08:59 PM |


KADRI MANI- VLERË KOMBËTARE

Nga Xhevat Rexhaj

Fluturimi nga aeroporti i Zürichut gjerë në Prishtinë zgjati vetëm një orë e tridhjetë e pesë minuta. Ndersa rruga nga aeroporti gjerë në Istog afërsishtë ashtu, gjatë rrugës në trurin tim bluaja shumë, por nuk mund të koncetrohesha shumë në bisedat që i zhvillonim me një vendas që më mori me makinë edeh pse gjatë terë rrugës të dy bashkëudhëtarët e mi me pietet flisnin për Njeriun e Istogut të cilin une isha mësuar ta takoja gjithhere si koleg por edhe më shumë si kryetar të adhuruar të Istogut, të ndjerin tani më Fadil Feratin. Aty kah ora 10.00 mbërritëm në Istog, ishte qetësi nderë njerëz por ishte ditë me diell, policia ishte përkujdesur jashtëzakonishtë mirë dhe dinjitetshëm për këtë ditë në Istog,edhe pse kishte grevë të policisë ato ditë. Takimin e parë e pata me disa aktivistë të LDKsë dhe të Frinor të LDKsë të cilët ishin të lagur nga lotët por të fortë dhe të qëndrueshëm në organizimin madhështor të ceremonisë së varrimit.

Pas minutit heshtje që e bëra para arkivolit me kufomë të të ndjerit Ferati, duke dalë nga holi i shtëpisë së kulturës disi u forcova dhe i munda emocionet nga parja që pash me sy të mi, dukej se vërtet përcillej për në banesën e fundit të tij një burrështetas, ashtu edhe ishte Fadili, por duke ditur përqudnit tona para se me ardh frikohesha por jo, bashkëpunëtorët dhe ekipi organizativ kishin treguar se vërtet në Istog dihet dhe kuptohet shteti, ishin përtej nivelit të detyrës.

Bisedat e mëpastajme ishin të nderlidhuar dhe shumë emocionale, kujtime dhe lutje, dhimbja dhe pikëllimi largoheshin nga rasti në rast kur takoje njerëz të të gjitha viseve të Kosovës, vërtet nga të gjitha komunat dhe aktivistë të LDKsë nga mërgimi, ku vërehej kryetari i LDKsë për Zvicerr miku im Haki Latifi me aktivistë të tjerë. Nga Austria kishte ardhur kryetari i Degës së LDKsë Z. Ibish Rugova me aktivistët Berisha dhe z. Rexhë Vuthaj aktivistë i denjë, kishte ardhur disi terë Kosova për ta përcjellur për të fundit here Njeriun e fortë të LDKsë që Istogun nuk e la kurr as për poste ministrore ngase ishte istogali me pijetet.

Në nderkohë me disa kolegë dhe me aktivistin e shquar dhe këshilltarin kryesor të Z. Ferati që me vite ishte i pandashëm me te Z. Nazmi Bytyqi shkuam në një restauarnt që të pinim nga një kafe, dhe për një moment vërej se në një tavolinë ishte ulur Njeriu q¨kishte vuajtur burgun e serbisë me vite, intelektuali, publicisti dhe kombëtari shqiptarë me ide vërtet demokratike dhe kombëtare Z. Kadri Mani. Ishte moment shumë prekës dhe përnjeher iu afrova dhe e përshndeta me plotëkuptimin e fjalës. Ndërruam disa fjalë dhe disi i emocionauar se kisha para vetes një Njeri në mosh që kishte ardhur enkas në këtë varrim nuk dita as të jem mikpritës i mirë ngase edhe une kisha mbërritur nga Zvicrra, por dëshira ime ishte ta bëja një foto me të, me njeriun që jeten ia kushtoi Kosovës dhe qështjesë shqiptare, njeriun që respekton vlerat, që respekton të drejten dhe e donë shqiptarinë, Z. Kadri që meriton respekt të madh dhe këtë istogu nuk do ia harroi ngase kadri Mani nuk respektoi vetëm Z. Fadil ferati por mbarë familjen e tij dhe mbarë Istogun e më së shumti Ibrahim Rogovën ngase Fadili ishte me tipare të tilla.

Z. K. Mani është vetë vlera dhe vetë respekti, Z. Mani nuk u dha pas pasurisë dhe pseudo kombtarizmës nuk i deshi ato por mbeti një nder të rrallët që vitet që i kaloi në burgjet sllave nuk i fëlliqi , përkundrazi me moshën dhe intelektin e tij mbeti dhe do mbesë një figurë e vërtet kombëtare, më mirë ta themi këtë më shpesh për së gjalli, ngase ne shqiptarët kemi fjalë të mira vetëm pas vdekjesë së njeriut. Z. Mani është i fortë dhe kemi ende nevoi për gjykimet, vlerësimet, vërejtjet dhe kritikat e tij, madhështia e njeriut nuk matet me poste dhe me pseudo patriotizëm por matet me dashuri ndaj vlerave, Z. Mani ishte një nder figurat meritore që nderoi figurën e Fadil Feratit, vlera ishte te vlera.

Istogasit respektojnë ata që dijnë të bejnë respekt, paç shëndet Z. K. Mani.

Xhevat Rexhaj