Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Bruçaj: Duhet ndaluar Irani sot, qe neser mos te kemi Iran te tjere

| E shtune, 13.02.2010, 07:59 PM |


Duhet ndaluar Irani sot, qe neser mos te kemi Iran te tjere

Nga Vladimir Bruçaj

"Irani do t'i jape nje grusht aq te forte arrogances se Perendimit, sa qe do t'a kujtojne per shume kohe", shprehet drejtuesi "shpirterore" iranian Ali Kahamenei ne fjalimin e tije me rastin e 31 vjetorit te revolucionit islamik. Nderkohe me sa shihet koha e negocjatave ka mbaruar dhe makina e luftes fillon te livize me ngadale drejt Gjirit Persik. Teoria se, gara e Iranit per t'u armatosur me arme berthamore, ka me shume si qellim rreshtimin e Iranit mes fuqive berthamore dhe ekonomike, se sa objektivin per te shkaterraur izraelin(pamvarsisht nga deklaratat donkishoteske), nuk eshte nje hipoteze mjaft e bindeshme per perendimoret, aq me pak per Izraelin qe, do te paguante shume rende ç'do nenvletesim te mundeshem. Megjithate sipas disa zerave mjaft autoritar, Amerika dhe Europa pothuajse jane duke e marre ne konsiderate faktin se Irani do te jete nje Potence Berthamore. Sipas ekspertit amerikan Marvin Cetron, eshte teper vone per te ndaluar Iranin te pajiset me arme berthamore. "Brenda tre o kater vitesh, rregjimi i Ajatollah do te zoteroje armet e para berthamore te gatshme per perdorim, gjithmone nese Izraeli nuk do te arrije t'ua shkaterroje çentralet perpara se ata t'ja arrijne qellimit". Perendimi me Ameriken ne krye, kercenojne ç'do dite se do te ndermarrin sanksione te ashpera ekonomike ndaj rregjimit te Ajatollah. Duke kujtuar rastin e Irakut te Sadam Huseinit apo Serbise se Millosheviçit, eshte me se legjitime te dyshohet ne efikacitetin e tyre.

Ne skakieren nderkombetare kane filluar livizjet e para, Rusia dhe Kina si gjithmone duke bere loje te dyfishte. Interesat e medha ekonomike dhe kontratat e shumta tregtare mes ketyre vendeve dhe Iranit, bejne qe keto te fundit mos te jene per opcionin e sanksioneve. Pastaj do t'u leverdiste qe Amerika dhe Europa te gjenden ne veshtirsi, ashtu si nuk do t'u vinte keq per nje perçarje te vendeve islamike. Nje pjese e vendeve islamike jane ne favor te Iranit edhe se jo publikisht, ndersa vendet e Gjirit Persik jane tejet te prokupuara, nje Iran i armatosur do te ishte nje kercenim serioz per keto vende. Amerika u ka premtuar se do t'i mbroje duke dislokuar raketa mbrojtese ne Arabine Saudite. Por pasojat qe mund te kishte rajoni nese Iranin do te armatosej nuk mbarojne me kaq. Po te armatosej Irani, ne rajon do te hapej nje gare e vertete per zoterimin e bombes atomike. Arabia Saudite , ku sigurisht nuk i mungojne parate, mund te trokiste ne dyert e Kores se Veriut apo Pakistanit ( i vetmi vend islamik qe zoteron bomben atomike) . Gjithmone sipas ekspertit Marvin Cetron, "NATO nuk eshte "ne gjendje" aktualisht te beje nje sulm preventiv kunder centraleve iraniane, arsyet natyrisht jane si ushtarake ashtu edhe politike. Sidoqofte, po t'a ndermerrte nje sulm te tille Izreli, NATO nuk besoj se do te protestonte edhe aq, edhe po t'a bente, do te ishte sa per sy e faqe". Pentagoni eshte duke vendosur mbrojtjen me te sofistikuar kunder-rakete qe ekziston. Megjithate Irani eshte i paralajmeruar, sikur te bente gabim te perdorte armet berthamore kunder ndonje vendi tjeter, pjesa me e madhe e Iranit do te zhdukej nga harta gjeografike", perfundon Cetron. Megjithate mendimet mbi çeshtjen iraniane jane te ndryshme dhe kontradiktore. Franca nepermjet ministrit te saje te jashtem Bernard Kouchner shprehet se eshte skeptike per rezultatin qe mund te kishin sanksionet ekonomike. Per te evituar qe Kina te votoje kunder ne Keshillin e Sigurimit, sipas Parisit, idea e sanksioneve duhet braktisur. Me pak fjale kjo do te thote se opcioni i vetem qe ka mbetur eshte nderhyrja ushtarake. 

Pikerisht kur politika deshton ne misionin e saje, ne terren zbresin sherbimet sekrete dhe arsenalet e sofistikuara. Eshte mese e kuptueshme se do te jete Izraeli vendi me aktiv ne nje konflikt te mundeshem me shtetin persian. Kjo per faktin se shkaterrimi i Izraelit, eshte motivi kryesor qe Irani kerkon te paiset me arme te shkaterrimit ne mase, te pakten kjo eshte ajo qe kreret e rregjimit te Ajotollah kane deklaruar. Izraeli do te hedhe ne terren shpikjen e fundit te teknologjise ushtarake, nje kryeveper e jashtezakonshme, gjithmone nese mund te quajme kryeveper nje makine qe vret njerz. Behet fjale per Nendetsen e teknologjise se fundit gjermane, qe funksionon me uje te kripur. Te bere sebashku me pese Nendetset tjera Dolphin qe aktualisht lunderojne ne Mesdhe dhe detin e Kuq, forca e Izraelit do te rritet ne menyre te konsiderueshme. Nendetsja ne fjale nuk ka limite, arrin te qendroje ne front edhe me muaj te tere, funksionimi me uje e shenderron ne nje mjet te palodhshem.

Irani ka deklaruar se pergaditet te filloje pasurimin e uranit deri ne 20%, per pergaditjen e nje bombe berthamore nevojiten te pakten 90% . Sa do te ja arrije Irani qellimit per te zoteruar arme te shfarosjes ne mase, eshte koha qe do t'a provoje, por sigurisht kjo histori eshte duke pasuruar shitesit nderkombetar te armeve. Livizjeve te Izraelit dhe teknologjise se tije detare, Irani i pergjigjet me hedhjen ne terren te avionit te ri Swordfish, ne gjendje qe t'u ike mbulimit te radarve. "Trupat nuk kane filluar ende te levizin - thote Alex Fishman, analist ushtarak mjaft i respektuar - por amerikanet kane filluar te studjojne terrenin". Vizita sekrete ne Izrael e drejtorit te CIA-s, Leon Panetta, dhe fakti se mund te kete sjelle hartat e reja ushtarke, konsiderohet thjeshte nje dataj. Sigurisht nuk eshte nje detaj udhetimi i generalit amerikan numer 2 ne Europe, John Gardner, qe gjate vizites se tije ne Izrael, vizitoi qendren satelitore "Blue Eyes", sistem satelitar shume modern, qe spiunon rregjimin e Ajotollah. I afte te kape brenda 15 minutash, ç'do ngritje te mundeshme ajrore(predhe apo avion) nga te gjitha anet e Iranit. "Ne Gjirin Persik - shpjegon Fishman - amerikanet kane vendosur sistemin mbrojtes me te avancuar qe eshte pare ndonjehere". Edhe nendetset izraliane qe pak dite me pare kane kaluar nepermjet Kanalit te Suezit, jane drejt rruges per ne Gjirin Persik. Amerikanet dhe izralianet e kane kuptuar tashme se teoria e sanksioneve nuk funksionon. Ushtrite pergaditen duke pare se nuk ekzistojne nje alternative tjeter perveç se nderhyrjes ushtarake. Edhe se sekretari i mbrojtjes Gates deklaroi ne Rome se "jemi ende te idese se duhet dialoguar me Republiken Islamike".

Administrata amerikane nuk deshiron te ngaterrohet ne nje Irak apo Afganistan te dyte, dhe Izraelit i nevojitet nje mbeshtetje me e gjere territoriale. Livizjet e fundit diplomatike te Izraelit per te rregulluar mardheniet me Sirine jane hapi i pare drejt izolimit te Iranit. Apo strategjia e buzeqeshjes e zevendeskryeministrit Aloyalon ne Munchen qe ve ne siklet Princin Saudit duke i shterguar doren publikisht. Pikerisht per keto livizje strategjike te Izraelit, Irani kritikoi ashper Emiratet e Bashkuara, qe mos te behen perseri vendi ku te filloje edhe nje lufte tjeter e Gjirit. Megjithate ekspertet ushtarak izralian sigurojne se nuk ekziston rreziku i nje konflikti ushtarak brenda vitit 2010. Te njejten gje garantonin pak muaj me pare se te sulmoni ne Gaza apo gurriljeret Hezbollah ne Liban. Nga ana tjeter nuk perjashtohet mundesia qe Irani te organozoi pikerisht Hezbollah kunder shtetit hebre, qe eshte furnizuesi kryesor me armatime, apo organizaten Hamas qe per te ndertuar predhat merr nga Irani 200 milion dollar ne vit, gjysma e krejt buxhetit vjetor.

Ndalimi i Iranit qe te pajiset me arme te shfarosjes ne mase nuk eshte thjeshte nje lufte kunder shtetit islamik, por nje mesim per te gjitha vendet e lindjes se mesme. Rreziku qe mund te permbante nje Iran i armatosur nuk jane vetem kercenimet qe ben ndaj shtetit te Izraelit apo ndaj vendeve te tjera te rajonit, rreziku i vertete eshte reagimi qe do te kishin te gjitha vendet islamike. Duke u ndier te kercenuara nga nje Iran i armatosur, te gjitha vendet i lindjes se mesme do te hynin ne gare se kush te armatoset me shpejt, dhe efekti zinxhir do te ishte devastant. Arabia Saudite, Siria , Jordani, Egjypti, Libia, Maroku etj, te gjitha keto shtete do t'i drejtoheshin pazarit nderkombetar per t'u pajisur me Atom. Eshte nje gje kur Perendimit i duhet te merret mi Iranin, do te ishte nje gje krejt tjeter po t'i duhej te merrej me krejt boten islamike. Bota nuk do te ishte kurr me e sigurt sikur vendet islamike te pajiseshin me arme berthamore. Per te evituar qe neser te merremi me dhjetra Iran te tjere, duhet qe sot te ndalojme Iranin e vetem.