E premte, 19.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Tershana mes dritherimave te nje rikthimi

E hene, 15.10.2007, 09:43 PM


Nga Anisa Ymeri

Te prekshme, te ndjeshme e teper njerezore jane emocionet qe e kapluan nje prej kengetareve qe ka bere epoke ne muziken shqiptare, Tonin Tershanen. Pak minuta para se te dilte ne skenen e "Kengeve te Shekullit", mbreme ne Tv Klan, bente levizje qe shfaqnin shqetesim prapa skene. Ndersa sekondat e minutat e para pas rikthimit ne skenen shqiptare qene te perlotura. Mes dritherimave te nje shqiptari me shpirt te madh, qe i mungon vendi i tij dhe ato te nje artisti qe shkeli skenen e munguar, lotet s'mundi t'i ndalte. Vitet qe shkojne larg skenave dhe kengeve, me te cilat kane ushqyer shpirtin, bejne te tyren. Por, ajo e mbremshmja ishte prekese ne skenen e spektaklit te shqiptareve, "Kengeve te Shekullit". Dy thinjoshet e sotem, Tonin Tershana e Sherif Merdani, u shfaqen nepermjet imazheve te dikurshme, te viteve kur skena pushtohej prej tyre. Ndonese dekadat kane shkuar, ata munden po ashtu ta pushtonin skenen, madje edhe me me shume madheshti.

Por krahas kenges dhe nostalgjise se saj shperfaqet edhe vuajtja njerezore, e cila rralle kursen. Ai, Tershana, i madherishmi skenes, i cili asnje fjale nuk ka ndryshuar prej shkodranishtes se tij, pasi ndonese larg skenes shqiptare, ai mbetet biri i "Shkoder loces", jeton ne Greqi. Atje eshte nje emigrant si gjithe te tjeret, e "Zot i skenes" behet vetem kur festat kombetare shqiptare kremtohen me ndonje koncert, apo sebepe shqiptaresh! Por, me gjithe vitet qe shkojne, zeri i tij bucet, duke kthyer nostalgjiket ne vitet e tyre te hershme, e te rinjve ju rrefen nje copez prej asaj jete qe s'kane mundur ta prekin.

Riktheheni edhe nepermjet imazheve te dekadave te shkuara. C'ndjeni teksa i percillni ato ngjitur ne nje skene te vitit 2007?

Emocionet jane te papershkrueshme, e ju vet e shihni c'pamje kam ne keto momente. I emocionuar jo vetem prej atyre pamjeve te festivaleve qe u shfaqen, teksa une isha ne skene, por edhe pse me mungon shume publiku shqiptar, pasi prej vitesh tanime une jam prane tij vetem ne raste kur me ftojne. Por emocionet duket se shtohen edhe me shume kur vitet kalojne, e ne behemi me te moshuar. Por sa i emocionuar isha edhe i lumtur, pasi kete here isha ne skene me nje prej atyre kengetareve qe Shqiperia e do shume, Sherif Merdanin, me te cilin kemi pasur perhere nje konkurrence per te mire.

Teksa flisni edhe dridheni, kaq shume ju mungon skena shqiptare?

Teper! Aq sa me mungon skena shqiptare me mungon edhe Shqiperia, pasi une jetoj jashte, ne Greqi. Halli me ben te qendroj andej se, nese do mundesha, nuk do shkoja me kurre atje, por une nuk kam shtepi ketu, ndaj edhe detyrohem te qendroj larg vendit tim. S'e kam une ne dore!

Po kenget e vjetra shqiptare, ato qe ju keni interpretuar, sa ju mungojne?

Po ne keto vite kenget e brezit tim mungojne. Eshte nje e mire e madhe per te gjithe qe jemi mbledhur ketu per t'i percjelle ato. Muzika e kohes qe po jetojme ka vendin e saj, por koha jone ka pasur kenge me te bukura, ka melodi ne to, fjale, kuptim jetesor. E gjithe jeta jone ishte e mbeshtjelle ne to, ndaj edhe s'mund te diskutohet qe e ndjejme veten teper te manget kur ato s'i degjojme me.

Po prej kompozitoreve qe ju kane besuar kenget e tyre, mund te veconi ndonje?

Lidhjet e mia shume te ngushta kane qene me te ndjerin Pjeter Gaci. Disa kenge te shkruara prej tij, une i kam ngjitur ne skene e nje prej tyre eshte edhe ajo e Festivalit te 11-te, ku une fitova edhe cmimin e pare. Por s'mund te lihen menjane asnje prej kompozitoreve te tjere, pasi Agim Prodani me dhuroi "Kengen e Nenes", por edhe Kujtim Laro, Platon Mezini etj.

Ku ndjeni me shume emocion, ne nje skene te Shkodres, apo aty ku tere Shqiperia perfaqesohet?

Ta dalloj skenat ku ngjitem nuk e kam per ndonje deshire te madhe, por une jam bir Shkodre dhe atje jam me teper ne shtepine time. Aty kam kaluar feminine time, kam filluar te kendoj dhe eshte shumecka ajo qe me lidh me ate qytet. Por, edhe emocionet jane teper te vecanta kur shkel nje skene si kjo. Recitali qe kam bere ne Shkoder, 30 vjet shkuar, me ka bere te ndjehem teper mire.

Sa keni pa u ngjitur ne nje skene te Shkodres?

Nuk kam shume, pasi perhere me ftojne te jem aty. Heren e fundit kam qene vjet, ne nje skene shkodrane, kur me akorduan edhe titullin "Qytetar Nderi". Por, keto 17 vjet mund te jem ngjitur vetem tre apo kater here ne nje skene shkodrane.

Po tani do mund te mbanit nje koncert recital?

Jo, s'do mundesha! Deshira eshte teper e madhe, por une kam mbajt recital dikur me 17 kenge, e tani s'do mundesha. Por sot, pas gjithe ketyre viteve, une s'do e perballoja dot nje recital.

Keto vite larg Shqiperise, kendoni?

Hmmm! Me raste. Edhe atje ku jetoj, ne Selanik, shpesh me ftojne per te kenduar neper manifestime te festave kombetare shqiptare. Sidomos ne rastin e festave te Nentorit. Dhe sidomos per shqiptaret atje jam shume i mirepritur gjithkund. Por, mua me mungon kjo skene, aty ku isha pak me pare, dhe kjo pas skene ku jemi tani.

Si ndjehet nje kengetar i brezit te vjeter perballe mosnjohjes se kengeve te tyre prej moshes se re?

Po, nese edukata prej familjeve te tyre ju mungon, kenget e shekullit te shkuar eshte teper e veshtire t'i dine. Ata s'na kane degjuar, ndaj edhe me te drejte s'na njohin. Une kam edhe nje vajze 20-vjecare dhe po te mos me kishte babe, mua s'do me njihte. Mire s'me vjen qe ndodh keshtu, por ja qe ketu jetojme!

Nata e katert sjell te tjera "Kenge shekujsh"

Jane jo vetem kenge te nje shekulli, por "Kenge Shekujsh". Nje nga nje ato ngjiten ne skene, teksa Pandi Laco percjell edhe me teper informacion per vitet kur ato jane kenduar per te paren here. Festivale te ndryshme te RTVSH-se, disa fituese e te tjera qe pa marre asnje cmim u shnderruan ne hit-e te momentit e qe i mbijetuan edhe dekadave. Ndersa pas kamerave, qe e percjellin spektaklin e madh ne ekran per te gjithe shqiptaret, kujdesen regjisori Bledar Laco e drejtori artistik, Adi Hila. Te shohesh se cfare ndodh pas skene, te ben te kuptosh me mire rendesine e nje sipermarrjeje te tille. Gjithcka perkthehet ne mund teper te madh, por teksa sheh ne ekran rezultatin, gjithcka harrohet dhe vendi i mbetet kenaqesise qe cdo sukses ta dhuron.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora