E merkure, 16.10.2019, 08:52 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Bajraktarizmi pengon zhvillimin e Kosovës

E shtune, 13.02.2010, 08:57 PM


FJALA   E  LIRE  E  MËRGIMTARIT

BAJRAKTARIZMI  ËSHTË   NJË  DUKURI  GJENETIKE
QË  PO  E  PENGON  ZHVILLIMIN  EKONOMIK  DHE POLITIKË  TË  KOSOVËS

Nga Ramiz DËRMAKU

Në mesin e shumë dukurive negative që pasë  luftës po ´´ lulëzojnë´´  në Kosovë,  e të cilat po e pengojnë zhvillimin ekonomik,  politikë,  shoqëror , industrial, juridik  dhe ndertimin e shtetit të Kosovës, vend të rëndësishëm zë  ndjenja e bajraktarizmit, që ka zë të lëshojë rrënjë  të thella në ndërgjegjën e shqiptarit ( kupëtohet jo tek të gjithë).  Bajraktarizmi është një dukuri shumë e rrezikshme e cila ndikon  drejtpësëdrejti  edhe në  zhvillimin e shoqërisë dhe  demokratizimin e sajë. Ndjenja e bajraktarizmit duhet të luftohet nga të gjithë ne; duke filluar nga mjetet e informimit:  shtypi, televizioni, radio, dhe më së tepërmi nga ligji.  Bajraktarizmi  na ka penguar  të gjithëve, por disa nuk kanë patur guxim ta sulmojnë hapur atë. Ndjenja e bajraktarizmit është manifestuar ne të gjitha periudhat  e historisë sonë, por ku më shumë e ku më pakë. Është tragjike se dukuria e bajraktarizmit  ka filluar të lëshojë rrënjë viteve të fundit edhe në Kosovë dhe trojet tjera etnike shqiptare, mu ne momentet vendimtare ku po vendoset fati i  popullit tonë. 
Derisa bajraktaristët, karieristët, demagogët, shtyhen me bërryla  për të zënë ´´poste´´  dhe nuk merren vesh në mes vete, në anën tjetër po krijohet një hapsirë për të vepruar armiku dhe ´´lulëzuar´´ dukurit negative. Jemi  dëshimtarë  të gjithë se pasë çlirimit të Kosovës  nga barbaria serbe janë likuiduar kokat më të afta. Xhemail Mustafa, Tahir Zemaj, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati,  etj, të gjitha këto vrasje janë kryer nga; bajraktaristët, karieristët, majtistët, nanoistët për ti realizuar qëllimet e tyre të errëta bajraktariste, karieriste e miskine , ata  nuk zgjedhin mjete Nanoistët, kriminelët, bajraktaristët, karieristët, dhe shumë e shumë simpatizant të vijës enveriste dhe SHIK-ut i kanë mobilizuar të gjitha forcat e tyre fizike mendore dhe materiale ( të vjedhura nga djersa e popullit) për ti  realzuar qëllimet e tyre bajraktariste. Çka është më tragjike për ne; bajraktarizmi karierizmi, familjarizmi, jo profesionalizmi e dreçi e i biri.., po lëshojnë rrënjë edhe ne disa media tona. Siq  është RTK-ja. Udhëjeqësit  e shumë programeve të RTK-së në vend se ti prezentojnë  teleshikuesëve të tyre , njerëz të aftë, intelektualë të denjë, shkrimtarë, mjekë, letrarë, ingjinjerë, këngëtarë të shquar, etj etj, ata i servojnë teleshikuesit njerë tjetrin pra kolegët e punës. Prandaj është detyrë e kreut të televizionit të RTK-ës, që sam ë parë tua ndal hovin dukurive te tilla negative, familjariste. Kërkohet nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, nga gazetarët, nga shkrimtarët, poetët, redaktorët e radios dhe të televizionit që sa më parë ti zhdukin dukurut negative-pra edhe bajraktarizmin, sepse vetëm duke i luftuar ato ne ecim me hapa të shpejtë drejtë demokracisë dhe lirisë së fjalës. Gjatë tërë historisë sonë janë bërë orvatje titanike për ta studjuar shkakun e lindjes së bajraktarizmit. Disa mendojnë se : 
1. Bajraktarizmi është një dukuri gjenetike, pra ajo bartet – trashigohet me anën e gjeneve apo paraardhësit.
2. Pjesa më e madhe e analistëve kanë nxjerrë si përfundim  se: 
Ndjenja e bajraktarizmit na është imponuar nga pushtuesit-armiku. Prandaj edhe unë dëshiroj që kjo e dyta të jetë e saktë, duke u nisur nga motoja se çka ngjitt edhe hiqet,, pra me hekjen e armikut do ta hekim edhe bajraktarizmin dhe shumë dukuri  tjera negative , të cilat jo që i dëmtojnë proceset demokratike ,  por pengojnë edhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të demokracisë. Mirpo, siq po shihet kjo dukuri e shëmtuar ka lëshuar rrënjë tek ne , prandaj për ta evituar këtë dukur i- bajraktarizmin  kërkohet angazhim konkret nga të gjithë ne dhe nga të gjitha anët , duke filluar edhe nga ligji.  Është befasi se  shumë njerëz e në mesin e tyre ka edhe te tillë që mbajnë poste të larta shtetërore (akoma edhe sot përdorin bajraktarizmin për qëllime te tyre personale, familjare, grupore, partiake, etj). Grupi i majtistëve siq po shihet është më ngusht i lidhur me bajraktarizmin , ata janë në gjendje me dhanë edhe jetën për ta mbrojtur bajraktarizmin. Ata-majtistët duke u nisur nga maksima se nëse nuk jam unë i pari, nuk do të jesh as ti…, dhe çdo herë thonë se vetëm mendimi i tyre është i drejtë dhe vetëm ata duhet dëgjuar. Kur themi se kjo dukuri negative tek shqiptarët ka lëshuar rrënjë në mendjen dhe shpirtin e majtistëve , këtë e ilustrojmë: Sa e sa apele janë bërë nga populli ynë , por edhe nga të tjerët që e majta në shqipëri të hyjë në Parrlament, sa e sa thirrje janë bërë kreut tonë politikë që sam ë parë ta zgjidh çështjen e Mitrovicës, ata akoma heshtin, heshtin…,  për ti mbrojtur karriket e tyre. Majtistët çdo herë dhe në çdo kohë duhet të jenë pehlivanë.., pehlivanët nuk mund të pajtohen që dikush tjetër të jetë i pari. Pastaj po thonë: Ne e kemi çliruar Kosovën…, pra edhe ne duhet ta udhëheqim ! Unë mendoj se sikur ne unanimishtë ti dënonim  dhe luftonim dukurit negative , e ne vend te tyre të përdornim metodat demokratike shumë më shpejtë do ta ndertojmë e pasurojmë vendin-shtetin tonë, dhe do të inkuadroheshim në mesin e shoqërive më progresive në Europë e botë.

Punuar me 8.02.2010
Weingarten-Gjermani


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT