E premte, 29.03.2024, 12:41 AM (GMT)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala

E merkure, 10.02.2010, 10:00 PM


Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala

''Për mua pasuria më e madhe është Pavarësia e Kosovës''

Nga Ramiz Dërmaku - Zemra Shqiptare

Nuk ka mërgimtarë në rrethin e Ravensburgut e më gjërë që nuk e njehë aktivistin, humanistin e atdhetarin, z. Baki Shala. Po si mos ta njohin kur mbi 15 – vite, të jetës i kaloi duke e ndihmuar çështjes kombëtare - Atdheut. Që nga ditët e para të vendosjes së tij ne Ravensburg, akoma pa i mbushur 20- vjetë, z. Baki Shala me menquri, dashuri, humanitet, tolerancë, vullnet e punë intenzive kurrë nuk hezitoj që ti ndihmojë Atdheut-Kosovës. Nga do që shkoi, Bakiu dhe çka do që organizoi e punoi; mbi të gjitha kishte vënë çështjen kombëtare. Gjatë qëndrimit në diasporë Bakiu, edhe pse i ri me "xhelozi" të madhe orvatet ti ruajë; doket, traditat, gjuhën, historinë dhe kulturën tonë. Bakiu me punën, sjelljet, humanitetin, mirësinë, gëzon respektin e shumë gjermanëve, kryepunëtorëve, dhe institucioneve të ndryshme gjermane. Ne i pyetëm dy kryepunëtorët e tijë gjermanë, se cka mendojnë ata për Bakiun? Peter Andris , ne jemi shumë të kënaqur me punën e z. Shala…, Ndersa z. Puk duke qeshur tha : Bakiu është punëtor shumë i mire dhe për te duhet të shkruhet më tepër ne shtypë.

Zemra Shqiptare, Kush është Baki Shala?

Baki Shala rrjedh prej një familje të mesme shqiptare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Lindi me 2.01.1973, në fshatin Shalë – të Drenicës -  komuna e Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen - drejtimi  automekanikë në Ravensburg - Gjermani. I brymosur me ide patriotike e dashuri ndaj atdheut, që nga ditët e para të vendosjes së tij në  Ravensburg, iu bashkua aktivit të LDK-së. Me vullnetë  e dëshirë të madhe e kreu aksionin e  3 %-shit, ate për formimin e MMP –re, furnizimin me ………… aksionin për shkollën shqipe, e shumë aksione humanitare, etj. Bakiu, thotë duke e parë se aktivistët e LDK-ës,  i shmangeshin kryerjes së detyrave që kërkonte Atdheu -  Kosova, largohet nga LDK-së  dhe do ti bashkangjitet fondit VENDLINDJA JU THERRET: Ishte pjesëmarrës  ne të gjitha, protestat, demostratat pa marrë parasysh se kush I organizonte ato. Vitrinat e tij  ishin të mbushura me falenderime, mirënjohëje,ndersa muret e koridori dhe ato te dhomës te mbushura me figurat më eminente te popullit shqipëtarë. 

Zemra Shqiptare: Kur ne e pyetëm.., se sa keni dhanë për Kosovën dhe çështjen kombëtare?

Baki Shala: Ai  u skuq në fytyrë, buzëqeshi dhe nga buzët nxorri një fjalë. Nuk është mirë që unë të flasë për të gjitha ato që i kamë bërë për t'mirën e atdheut (këto gjëra i ndalon edhe feja islame). Sjellë kokën dhe ofshan..., e nga syt i pikojnë lotët. Si të flasë unë për kontributin tim material .. , kur për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe flijuan jetën shumë dëshmorë në fushën e mejdanit pa u dhimbësur jeta. Bakiu, merre frymë thellë.., e thotë.., "Unë s'kamë shkollë, por e dij se çka do të thotë shkollimi, edukimi, dhe kultura për një popull. Gjatë bisedës që zhvilloi me ne, fliste për respektin që duhet të kemi njëri ndaj tjetërit, humanitetin, tolerancën dhe dashurinë ndaj çështjes kombëtare. Ne duke e nderuar e respektuar njëri tjetërin ne e ndimojmë  vetvetën kombin dhe atdheun. Kur ne i treguam se do ta bëjmë një shkrim për ty, e kapluan ca dridhje ne tërë trupin e tha: Ju gazetarët duhet të shkruani më tepër për të varfurit, dëshmorët, jetimët, shkollën shqipe, asimilimin, historinë, kulturën , respektimin e institucioneve tona, ndihmimin e veteranëve të luftës. Për mua pasuria më e madhe është Pavarësia e Kosovës, sepse nuk jetohet në robëri. 
      
Sa i përket kontributit që dha për çështjen kombëtare aktivisti Bakai Shala, ja se çka na rrëfen ai.: Posa dola në Gjermani duke e njohur mirë gjendjen ne të cilën kalonte populli im, jamë angazhuar maksimalishtë në organizimin dhe unitetin e mërgatës, tubimin e ndimave  materiale, humanitare, kulturore, arësimore, univerzitare, mbrojtjes popullore, pjesëmarrës në të gjitha protestat, demostratatë, kremtat kombëtare, ndimoi Fondin e Ahenit, Fondin e Qeverisë së Kosovës, dhe së fundi me të gjitha forcat i tij e ndimoi fondin Vendlindja thërretë, ndihmoi, sportin, arësimin .. etj.

Zemra Shqiptare:  z: Baki, mbi 15 - vite ndodheni në mërgim, tërë kohën ishit në shërbim të çështjes  kombëtare, na tregoni se ku e gjeni këtë forcë, këtë vullnetë dhe këtë energji?

Baki Shala: Si shumë familje shqipëtare edhe familja ime për shkakë të gjendjes së rëndë ekonomike dhe gjendjes së  vështirë politike edhe babai imë, si shumë bashkëatdhetarë tjerë me lotë në sy u nda nga familja, vendlindja - Kosova dhe  emigrojmë në Gjermani. Prandaj unë i shqetësuar me gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte populli im, fillova ta urrej regjimin serbosllav. Padrejtësit që i bëheshin popullit tim nga regjimi kriminel serbë nuk mund t'i shihja me sy, e shihja se popullit tim për çdo ditë po i shkileshin të drejtatë më elementare pra edhe drejta për të jetuar. Popullit tim i mungonte gjëja më e shtrenjët Liria. Popullit tim nën Jugosllavi i kërcnoheshin rreziqe të mëdha; shkombëtarizimi, asimilimi, shpërngulja me forcë, gjenocidi shfarosës, kolonizimi i trojeve shqipëtare nga çetnikët serbë, të gjitha këto i ndija në zemër. Për mos t'ju nënshtruar pushtetit serbosllavë dhe për t'i kontribuar atdheut që nga ditët e para të ardhjes sime në mërgim kurrë nuk jamë ndarë ( isha një shërbëtor) nga aktivitet kombëtare. Unë me shokët ;Feti  Ismajli, Fadil Ibrahimi, Fitim Kukleci, tërë ditën tubonim , grumbullonim të holla nga mërgimtarët tanë, e natën shpërndanim komunikatat e UÇK-ës. Kemi patur raste kur bashkëatdhetarët tanë, ne na ofendonin, në disa raste edhe na sulmonin.., mirpo unë isha betuar para flamurit, se çka do që do të më thonin..,por edhe kur të më sulmonin unë do ti tejkaloj ato momente. Me mija e mija tona ndihma humanitare ( veshëmbathje, deterxhente, medikamente, vajë, miell, batanije, aparate amvisnije, mjete për personat e hendikepuar, si dhe  sasi te mëdha të hollash ) I kemi dërguar në kosovë. Ne për cdo rastë konsultoheshim me z. Jashar Salihun.   

Zemra Shqiptare: Ju I takoni gjeneratave të reja, na tregoni çka ju shtyri që me aq përkushtim ti rrekeni çështjes kombëtare?

Baki Shala: Si çdo popull ponjashtu edhe shqiptarët pamëvarësishtë nga koha, vendi, rrethanat ku ata jetuan, gjetën format, mundësit dhe mënyrat e organizimit dhe informimit të opinjonit ndërkombëtar me gjendjen e rëndë që mbretronte në Kosovë dhe shkeljen drastike të lirive e të drejtave të popullit shqiptarë nga regjimi ish. Jugosllavë. Prandaj  edhe diaspora shqiptare kudo që ishte bëri orvatje titanike për ndihmimin material të Atdheut dhe internacionalizimin e çështjes kombëtare shqipëtare. Diaspora shqipëtare duke e parë se atdheu ishte në rrezikë nga armiku ynë shekullor i cili shtypte rëndë popullin shqipëtar, nuk lejonte të zhvilloheshin aktivitete kombëtare, gjeti format më adekuate të cilat shpienin drejtë internacionalizimit të çështjes shqiptare dhe realizimit të synimeve tona kombëtare. Edhe unë si shumë mërgimtar tjerë fillova ta ndihmoja në fillim ldK-ës, me të gjitha forcat e mia mendore, ideore e materiale.. Për ne ishte e qartë se regjimi ish.jugosllav edhe përkundër deklarimit verbal për gjëja " bashkim-vëllazërim" nuk prekokupohej fare për çështjen shqiptare, por ne të kundërtën ai ndiqte një politikë barbare. Ne filluam të protestojmë të mbajmë demostrata, t'i informojmë mjetet e informimit gjermanë, dmth, ta ngrisim zërin ndaj dhunës, presionit, rrahjeve, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që u shqiptoheshin shqiptarëve nga gjykatat e instaluara serbosllave në Kosovë. Regjimi ish jugosllav ndiqte një poiltikë diskriminuese dhe antishqiptare të cilës duhej kundërvënë hapur dhe pa frikë. Nga demostratat e protestat tona filluan të tundeshin sheshet e qyteteve më të mëdha të Europës : Vjena, Mynheni, Boni, Dyzeldorfi, Shtuttgarti, Gjeneva, Cyrihu.., etj..

Zemra Shqiptare: Vite te tëra ju nuk e vizituat Kosovën?

Baki Shala: Po, është e vërtetë se vite te tëra se kamë vizituar Kosovën. Jo pse unë nuk dëshiroja ta vizitojë Kosovën, por nga shkaku se regjimi sllavkomunist më kishte shpallur edhe mua "armik " dhe më kishte futur në listën e zezë. Më besoni se shumë shpesh kamë rënë në shtrat dhe jamë zgjuar pa i mbyllur sytë nga malli e dhimbja që ndjeja për popullin tim i cili maltretohej, rrahehej, burgoseej, largohej nga puna, shkolla, spitali, univerziteti..., edhe nga shtëpia. Një ditë kur pashë se si po maltretohej e rrahej populli im, s'munda të përmbahem ..,dhe thashë.., po çla presë unë këtu. U përshëndet me familje dhe shkoi në Shqipëri për të ju bashkuar radhëve të UÇK-ës.Mirpo aktivistët e fondit „ Vendlindja thërret“, nuk e  lejuan që Bakiu ti bashkohet radhëve të UÇK-ës, nga shkaku se ky më mirë do ti kontribonte armatës duke tubuar –mbledhur ndihma për UÇK-ës. 

Zemra Shqiptare: Na tregoni si e përjetuat momentin kur arritët në Kosovë?

Baki Shala:  Pas sakrificave të shumëta arrita në Kosovë ( vendlindjen time) e putha tokën e Kosovës, aty ku nëna më kishte kënduar edhe ninullat e para në djepë. Që nga bisedat (dhe ajo që shihja me sy) e para me familjarë mësova se aty zhvillohej një jetë e tmerrshme, binim në gjumë e nuk e dinim se a do të zgjoheshim. Zemra ime u mbush plotë pezmë e hidhërim kur pash se gjithëçka armiku e kishte djegur.., tokën, barin, gjethet, pyjet, lugjet, përrojet, rrugët..,shkollat,.., kur i pashë me sy shqiptarët se si këtheheshin të rrahur e të alivanosur nga policia serbe. Ata s'kishin të drejtë as të ankoheshin.., dhe kujt t'i ankoheshin. Të nesërmen u dëshprova edhe më tepër kur pash se ku fëmijët-fatosët, ishin duke zhvilluar mësimin nepër shtëpi ose podrume private ! Ata shkonin pa kurfar frike, drejtë shkollës, nuk i frikësoheshin policisë e ushtrisë barbare serbe, e as tankut ushtarak i cili gjatë lëvizjes mbillte panik e t'merr tek fëmijët e të rriturit. Mësuesit shkonin për ta mbajtur mësimin në shtëpit e shëndrruara shkolla, pa qenë të sigurt se a do të kthehen në shtëpit e tyre, sepse xhelatët-policia serbe nuk i linin të qetë as aty për ta zhvilluar mësimin Unë isha shkuar ti bashkohem UCK-ës, mirpo Sami Lushtaku me shokë nuk pranonin kursesi që unë ti shërbej ushtris sonë. Ata më thonin Ti shko ne Gjermani dhe vazhdo ta ndihmoni UCK—ës. Dhe unë i zhgënjyr u  këtheva në Gjermani..

Zemra Shqiptare: Mbi 15- vite jetoni në Gjermani, na tregoni  për aktivitetet e mërgatës sonë gjatë viteve 1990-99? 
Kjo periudhë ishte njëra ndër etapat më të suksesëshme të lëvizjes kombëtare në diasporë. Gjatë kësaj periudhe u zhvillua aktivitet i bujshëm kombëtar, drejtë internacionalizimit të çështjes kombëtare shqiptare - Kosovës.
   
Baki Shala: Në ato vite mërgatës sonë i mungonin njerëzit e aftë - intelektualët e denjë ( fjalën e kam për diasporë). Në Gjermani gjatë viteve të 90-ta, mungonte një organizim i mirëfilltë kombëtar, jo pse nuk kishte njerëz por ata nuk i dinim format dhe mënyrat e organizimit të mërgatës sonë. Ndjekja e intelektualëve nga Kosova dhe ardhja e tyre në diasporë mobilizoi e unifikoi radhët tona. Intelektualët  e atdhetarët, e zgjuan nga gjumi mërgatën tonë. Takimet e vizitat e tyre të shpeshta që ua bënin mërgimtarëve, bisedat e tyre të ngrohta dhe të afërta tek ne shtonin vullnetin për punë dhe aktivitete kombëtare. Format e komunikimit, dhe sjelljet e Jusuifit, Bardhit ishin tërheqëse, magjepse dhe ata gjatë bisedave te tyre kurrë nuk përdornin fjalë ofenduese por përkdhelëse dhe ofruese. Në bisedat e tyre, ata na këshillonin se si duhet sjellur ne punë, me shokë, ne rrugë, në stacione.., etj. Ata na informonin për të drejtat tona ne punë (shpeshherë na i kryenin punët). Gjatë bisedave te tyre, temë qendrore ishte  çështja kombëtare shqiptare, pastaj uniteti ynë, toleranca, humaniteti, morali, arsimimi, mbrojtja nga asimilimi, ndihmimi i atdheut. Falë aftësive intelektuale që posedonin dhe dashurisë së madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare shqiptare, kurrë nuk hezitonin të punonin për Atëdhe. Kur e bëjmë krahasimin e periudhës së viteve 80 - 90, dhe periudhës nga vitet e 90-ta deri më sot, konstatojmë se organizimi i mërgatës shqiptare duke filluar nga vitet e 90-ta, është më adekuat më produktiv, sidomos kur është ne pytje forma e jashtëme. Duke filluar që nga vitet e 90-ta, rrezet e demokracisë kishin kapluar tërë europën, falë elitës intelektuale shqiptare në trojet shqiptare pra edhe në Kosovë. Duke filluar nga vitet e 90-ta, në diasporë shtohet numri i të përndjekurve e ne mesin e tyre edhe i intelektualëve, të cilët të vetëdijshëm për gjendjen nepër  të cilën po kalonte Kosova, nuk kursyen mundin, djersën dhe kohën për ta informuar opinjonin ndërkombëtar e ndihmuar çështjen kombëtare. Nga vitet e 91-92 edhe në diasporë u formuan shumë degë e nëndegë të LDK- ës, në Gjermani, shumë klube, shoqata, lëvizje, bashkësi e të cilat si qëllim final kishin ndihmimin dhe çlirimin e Kosovës nga tutela serbe. Partitë, shoqatat, klubet, bashkësit , etj, që vepronin në diasporë ishin unike ne aksionet e tyre kur flitej për çështjen kombëtare. Gjatë  viteve të 90-ta organizimet tona në diasporë pësuan ndryshime rrënjësore. Falë punës, angazhimit dhe organizimit të mirë dhe konstruktivë ne arritëm që përmes protestave dhe demostratave paqësore t'i tundim sheshet e qyteteve më të mëdha në Europë  e më gjërë. Me punë dhe angazhim maksimal te mërgatës sonë ne jo që e internacionalzuam çështjen kombëtare por e mbajtëm gjallë popullin e Kosovës. Qëllimi ynë ishte çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës. Kjo do të arrihet poqese ne i respektojmë vullnetin dëshirën dhe kërkesën e popullit, e ajo është Pavarësia e Kosovës.    

Bakiu ne fund kërkon nga kreu ynë politikë që sa më pare të bashkohen shpirtërishtë e politikishtë kur është ne pyetje çështja kombëtare.


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin, eseistin dhe përkthyesin e njohur Mazllum Saneja Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me kampionin e botës Kreshnik Qato Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me kantautorin e njohur Lirio Nushi Albert Shala: Interviste Ekskluzive me publicistin dhe poetin Gjok Sokoli Jeton Kelmendi: Intervistë Ekskluzive me legjendën e Rock-ut shqiptar Veli Sahiti (Trix)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora