E marte, 16.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mirela Bogdani: Më sulmojnë ekstremistët dhe fondamentalistët islamikë

E merkure, 10.02.2010, 10:23 PM


Ankesa e muslimanëve, “ngrin” Mirela Bogdani

Nga Gazeta Shqiptare

Partia Konservatore e Uellsit ka vendosur të pezullojë nga lista e kandidatëve për deputetë Mirela Bogdanin”, njoftoi dje Forumi Musliman i Shqipërisë. Vendimi është marrë pas një letre që iu dërgua nga Forumi Musliman i Shqipërisë, ku informohej se Bogdani, në emisionin “Déjà Vu” të datës 12.12.2009, që u transmetua në stacionin televiziv “Top Channel”, kishte lëshuar disa deklarata fyese për realitetet multi-kulturore që ekzistojnë në Britaninë e Madhe. “Partia Konservatore ka shfaqur shqetësim për këtë çështje dhe unë mund t’ju siguroj se ne e kemi trajtuar atë në detaje. Partia krenohet për natyrën e saj gjithëpërfshirëse dhe që ka përkrahje nga të gjitha komunitetet dhe besimet fetare. Unë jam shumë i kënaqur që ne kemi një anëtar asambleje musliman brenda listës që do t’i çojmë Asamblesë Kombëtare të Uellsit. Ai është një pjesë e rëndësishme dhe integrale e grupit tonë dhe të partisë sonë. Pas procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve që janë zgjedhur dhe pasi çështja është hetuar, Mirela Bogdani është pezulluar nga lista e kandidatëve të Partisë Konservatore. Ajo nuk është miratuar për të qenë kandidate për një deputet në Uells dhe unë nuk besoj se ndonjëherë ka pasur një vend në Uells”, citojmë nga letra që Nicholas Bourne, lideri i Partisë Konservatore të Uellsit i ka dërguar Forumit Musliman të Shqipërisë. 
Letra 
Në letrën informuese drejtuar Partisë Konservatore të Uellsit, Forumi Musliman referuar deklaratave të Bogdanit në emisionin “Déjà vu” të datës 12.12.2009, theksonte mes të tjerash se “Znj. Bogdani është shprehur shumë e shqetësuar për rrezikun e ‘islamizimit të Evropës’, për shkak të refuzimit që muslimanët i bëjnë asimilimit ndaj kulturës evropiane. Në një moment gjatë emisionit ajo u shpreh se “një pjesë veriore e Londrës tani njihet si Londonistan, sepse po të shkosh atje, të duket vetja si në Middle East” dhe “mua më vrasin sytë kur shikoj në mes të Londrës njerëz me ferexhe”. Gjithashtu, ajo ka shprehur shqetësim për eventualitetin e pranimit të Turqisë në BE për shkak të fesë islame të popullatës së saj, e cila sipas kësaj zonje, “do të prishë ekuilibrat e Evropës së Bashkuar”. Mandej, Forumi Musliman i Shqipërisë shprehej se “për sa më sipër, jemi të mendimit që deklaratat e znj. Bogdani duhet të shihen me vëmendje nga organizmat e partisë suaj”.
 
 
Mirela Bogdani: Më sulmojnë ekstremistët dhe fondamentalistët islamikë

Mirela Bogdani në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare” pretendon se letra e Partisë Konservatore, që bën fjalë për skualifikimin e saj nga lista e kandidatëve për deputet në Uells, duhet të vërtetohet për autenticitetin e saj. Bogdani sqaron se në datën 6 nëntor 2009, ajo është kualifikuar në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe prej asaj dite, sipas saj, nuk i është njoftuar asnjë vendim për skualifikimin nga kjo listë. “Gazeta Shqiptare” boton më poshtë të plotë reagimin e Bogdanit: 
“Pas disa komenteve të mia mbi ferexhetë dhe islamikët në emisionin “De ja vu” në dhjetorin e vitit të kaluar, disa individë dhe një organizatë ekstremiste fondamentaliste, e quajtur Forumi Musliman Shqiptar, pas së cilës fshihet individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu, filluan një fushatë ndaj meje duke më etiketuar si islamofobe. Kjo fushatë përfshiu e-maila dhe kërcënime, letra e telefonata drejtuar institucionit ku unë punoj momentalisht, Top Channel-it, si dhe Partisë Konservatore Britanike. Nga bisedat e bëra me njerëz të ndryshëm, si p.sh, me përfaqësues të Komunitetit Musliman Shqiptar, me studiuesen britanike Miranda Vickers që ka shkruar mbi Islamin në Shqipëri, me gazetarë dhe akademikë, mësova që kjo organizatë e dyshimtë lufton për vendosjen e një rryme fondamentaliste të Islamit në Shqipëri dhe për këtë arsye dhe Komuniteti Musliman Shqiptar, që është një organizate decente, që përfaqëson rrymën e moderuar të Islamit, është distancuar prej tyre dhe i kanë denoncuar në shumë raste. Pra, individi i rrezikshëm Olsi Jazexhiu dhe kjo organizatë, e cila për hir të vërtetës përbëhet veç prej një grusht fanatikësh, bënë ç’është e mundur që të hakmerren për komentet dhe denoncimin që iu bëra unë në shkrime të mia, madje deri në Britani, me letra e telefonata pranë Partisë Konservatore për të dëmtuar kandidaturën time. Letra e cila është dërguar nga Jazexhiu në “Gazetën Shqiptare”, është një fabrikim i tij, pasi unë nuk kam dijeni për një letër të tillë (gjëja më minimale që bëhet në një rast të tillë, është t’i dërgohet për dijeni dhe personit përkatës). Lidhur me kandidimin tim, pas një seleksionimi paraprak, në 6 nëntor të vitit të kaluar unë fitova PAB (Parliamentary Assesment Board), e cila më kualifikoi në Listën Kombëtare të Kandidatëve për Deputetë të Partisë Konservatore Britanike dhe u caktova të luftoj në Uells. Bashkëngjitur keni dokumentin e Komitetit për Përzgjedhjen e Kandidatëve që e tregon këtë. Në fund të muajit unë do shkoj në Uells për të vazhduar procesin. Megjithatë, unë jam shumë e zhgënjyer nga ‘Gazeta Shqiptare’ që vendosin të botojnë një letër të pavërtetuar për autenticitetin e saj dhe dërguar nga një organizatë e dyshimtë. 


(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora