Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi për Dëshmorët e Kombit nga Dibran Demaku

| E hene, 08.02.2010, 10:55 PM |


Dibran Demaku


I BUZËQESHUR NË LAPIDAR

(Abaz Kurumelit i rënë
për liri si bashkëluftëtar i Azem Bejtes)

Azemit i kishte dhënë besë
mendjen nuk e ndante në pjesë
rrezatonte si dielli në m?ngjes
armikut nuk i kërkonte ndjesë.

I rrëmbyer si uji në lumë
i pakapshëm si ëndrra në gjumë
këngën epike e donte shumë
atdhetar i lindur nga një brumë.

Zemrën të ndezur zjarr
armikut i bënte varr
në mëngjesin e agimit të bardhë
i buzëqeshur në lapidar.


NË BUZË JU SHKRI GËZIMI

(Selman Demajt i rënë për liri
në luftën e dytë botërore)

Me abetare të fshehur në gji
tek marrëshonte nëpër brigje
si lumë i pandalur në shtigje
ruante emrin e një grigje.

Dielli i ndrinte në sy
tek ëndërronte për mua,për ty
hapin e maste me yje
një këngë ushtonte në pyje.

Zemër-zjarr ishte trimi
në prak të një agimi
nga pushkë e mallkuar doli tymi
në buzë ju shkri gëzimi.


LULËKUQE E MBIRË NË ZEMËR

(Hanë Demakut rënë
për liri në luftën e dytë botërore)


Dimri po ngrinte gjithkund
shkurti e ndiqte janarin
trimat e mbronin nderin
të ndezur  mbanin fanarin.

LokeMadhja gjithnjë zgjuar
si Shqiponjë po këndonte
lirinë e bardhë ëndërronte
diellin e dritën gjakonte.

Nëpër natë të errët-pis
në shtigje lufte u nis
lirinë për ta qëndisë
në brigje të Abrisë.

Në agim të një epoke
ti nuk je thjeshtë veç emër
Nënë e Madhe-NënëLoke
Lulëkuqe e mbirë në zemër.


I DHE KRAH SHQIPONJËS

(Nazmi Demakut i rënë në luftën
e fundit për lirinë e Kosovës)

Ti nuk kishe si të veproje ndryshe
një ëndërr të ndriste në sy
një rrugë e babait,xhaxhait e Gjyshës
do të merrte një ditë dhe ty.

Gjyshja për këtë tokë kishte dhënë jetën
xhaxhai kishte gjakuar për një dritë
babai gjithnjë mbëltonte të vërtetën
për nderë të burrit e për traditë.

Për tokën e shenjtë të Kosovës
kishe dhënë një besë të burrit
me rënje i dhe krah Shqiponjës
me gjakun tënd-ngjyrë flamurit.