E diele, 09.08.2020, 03:56 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Kullat në fshatin Gumnishtë të Shalës

E hene, 08.02.2010, 10:32 PM


KULLAT NË FSHATIN GUMNISHTË TË SHALËS

Nga Qazim Namani

Kullat si kategori të arkitekturës tonë popullore dallojnë ndërmjet tyre për nga  kompozicioni, planimetria, funksioni dhe dukja arkitektonike.
Në shekullin e XIX edhe në trevat verilindore të Kosovës së sotme vërehet se ishte shumë aktive veprimtaria e mjeshtërve të talentuar dibran.
Disa kulla të këtij fshati i ndërtuan mjeshtër nga Dibra, por ka edhe kulla që u punuan nga mjeshtër vendor të fshatit. Po thuaj se gati të gjitha kullat janë punuar me gurë të gdhendur të cilët janë marr nga muret e lokalitetit antik Katunishta në fshatin Gumnishtë.

Në muret e këtyre kullave vërehen se janë murosur gurë me dekorime të ndryshme si: rrathë koncentrik, orë diellore, rozeta, trekëndësha, simbole astrale dhe shkronja latine.
Motivet e stilit gjeometrik solar të lidhura me diellin dhe hënën gjenden mjaftë shpesh të gdhendura në oxhaqe, mbi dyer, dritare, dollap të banesave tona fshatare.
Pa e mohuar praninë e tyre edhe te popujt tjerë këto simbole të kultit dëshmojnë se kultura jonë popullore ishte mjaftë e hapur sa i përket marrëdhënieve dhe kontakteve kulturore edhe me popuj tjerë.
Banorët vendor tregojnë se gurët janë sjellë nga Katunishta dhe nga dy kishat e vjetra të fshatit. Fshatarët tregojnë se ndërtimi i shkollës së fshatit pas luftës së dytë botërore është bërë me gurët e kishës së fshatit në lagjen e Hysenajve. Nezir Hyseni i cili kishte punuar si murator për ndërtimin e shkollës pohon se shumë gurë që janë vendosur në mure i kanë kryqet e skalitur. Po ashtu ai na tregoi se lidhja e gurëve në atë kohë është bërë me llaç balte.
Banorët e këtij fshati ishin të njohur si minator, murator dhe skalitës të gurit. Po thuaj se në të gjitha oborret e shtëpive vëreheshin rrathë të puseve të skalitur me dekor dhe shkronja dhe ishin punuar nga mjeshtërit e fshatit duke e përdorur gurë vendor. Nezir Hyseni na tregoi se si e ka punuar vet gurin e pusit të tij me diametër prej 75 cm.

Karakteristik e ndërtimeve me gurë në këtë fshat janë mbi 10 kulla rrënoja të mbetura nga lufta e fundit të cilat i dogj ushtria serbe. Si vlera të trashëgimisë kulturore me interes për tu studiuar janë gurët me dekorime në rrënojat e mureve të kullës së Sylejman Ismajlit për të cilët thuhet se ishin sjellë nga  muret e kishës së vjetër në lagjen e sipërme, në Katunishtë.

Në lagjen Hysenaj janë të njohura disa kulla e sidomos veçohen kullat e Latif dhe Dibran Hysenit, që të dyja me dimensione 13x7m , pastaj kulla e Kadri Hysenit, Rexhep Hysenit por këto kulla u dogjën nga serbët.
Kulla e Latif Hysenin e kishte edhe odën e cila një kohë shërbeu edhe si shkollë e fshatit.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora