Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Edhe diçka rreth Kosovës

| E diele, 07.02.2010, 09:57 PM |


EDHE DIÇKA RRETH KOSOVËS

Nga Halit Bogaj

Këto ditë Serbia ka zor të madh ngase i erdhi urdhëri nga nënsekretari i shtetit Stjuart Xhons, që edhe ajo sa më shpejt duhet ta pranojë realitetin rreth Pavarësisë së Kosovës, ngase pranimin e saj e kanë bërë të gjitha vendet në regjion’’.Pas këtij lajmi tronditës për ‘’çetnikët e të gjitha ngjyrave’’,  në  Beograd filloi’’Zbutja e tyre’’e brendshme dhe ‘’Vënia e lëkurës së qengjit’’mbi’’Lëkurën e ujkut’’. U hyri frika në palcë dhe u bë ajo që më thoshte shpesh babai im i ndjerë’’Se serbët dinë të frikësohen dhe zorit nuk mund t’i qëndrojnë’’. Kësaj radhe, duke qenë në zaval të madh nga ultimatumi amerikan, Jeremiqi i mjerë, i cili lavdërohej se 70% e vendeve të botës nuk  e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës, lëshoi një gënjeshtër tjetër  se kinse Serbia ‘’Paska ndikuar pozitivisht që Etiopia mos t’ia japë vizën Skënder Hysenit për të mos lobuar në Unionin Afrikan në  Harare  që shtetet islamike ta pranojnë Pavarësinëe Kosovës’’!E pavërteta serbe doli në shesh me përgenjështrimin e një lajmi të tillë nga pala kosovare , ngase atje paska shkuar për të lobuar,kush tjetër përveç /Marti Ahtisarit/, mikut të madh të Kosovës dhe laureatit të çmimit Nobel , të cilin Beogradi qysh moti e ka therrë në sy /, duke ia shqipëruar edhe emrin nga Marti në Miftar/.!

Pra  Marti Ahtisari shkoi atje ku  e dërguan miqtë tanë më të mëdhenj. Atje prej nga pritet që së shpejti të pranohet Pavarësia e Kosovës edhe nga shumë  vende tjera  islamike ngase disa prej tyre këtë e kanë bërë qysh moti.Nga kjo del se  dhe udhëtimet mijra orëshe të Jeremiqit ,për të ndikuar në mospranimin e shtetit tonë nga vendet afrikane, aziatike dhe jugoamerikane, kanë mbetur si fluska sapuni , duke u bërë gjithnjë e më qesharake.Është për të na habitur edhe fakti se serbët e frustruar nga megalomania tradicionale/në emër të Titos, natyrisht kur u duhet emri i tij/ përpiqen t’u hedhin pluhur syve të gjitha atyre shteteve, që dikur e konsideronin veten’’të painkuadruara’’. Mundohen që të njejtave që ‘’t’u shesin mend’’se ‘’Pavarësia e Kosovës do të ndodhë edhe në oborrin e tyre’’, duke mos e përfillur mendimin e shteteve më të fuqishme të botës ‘’Se Kosova është rast i veçantë’’. Dhe duke e ndjekur një kokëfortësi të tillë, ata po vijnë duke u zvetnuar përbrenda , kurse përpjekjet e tyre donkishoteske po bëhen gjithnjë e më transparente, sidomos tani kur nga Uashingtoni e morën porosinë më të re  dhe shumë serioze, duke e ftuar shumë shpejt edhe Ivica Daçiçin në një vizitë disa ditëshe,  për t’ia treguar  atij disa fjalë në vesh.Përkitazi me atë vizitë ai  qysh në ditët e para deklaronte ’’Se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i sigurisë’’, duke harruar se deri sot miku më i madh i tyre ishte Putini dhe Medvedevi/, të  cilët gjer tani ua mbanin anën..Nga Uashingtoni u erdhi lajmi se SHBA-të e përkrahin Kosovën në kufijtë e saj dhe se Veriu i Kosovës duhet të integrohet sa më shpejt në kufijtë e saj, me ç’rast filloi të heshtë edhe Beogradi zyrtar. Gjithashtu doli se edhe Oliver Ivanoviqi, i cili merr rrogë të majme nga ndërkombëtarët dhe Serbia, sot kishte siklet të madh nga tremeti i ardhur nga atje prej nga’’Vranë e këthjell’’. Edhe ai i mjerë mundohej të përziente diçka/pa e marrë vesh as vetë se çka donte të thoshte dhe çka fliste, siç  e kanë përherë adet serbët që i mbështjellin fjalët e tyre të paqarta/, por duke mos mundur t’a fshihte faktin’’Se Serbia paska pranuar të hyjë në BE edhe pa Kosovën’’, lajm ky i cili ishte tejet bombastik për të gjithë ata që deri dje mendonin ndryshe!

Siç shihet ishin ndryshuar fjalët e dikurshme të Jeremiqit, Tadiqit dhe –içave të tjerë’’Se Serbia ose do të hynte në BE me Kosovën ose nuk do të hynte fare’’, me ç’rast ’’Ujku ishte bërë qengj’’ dhe se fjala’’Kurrë ‘’ e shqiptuar prej tyre kishte qenë vetëm e përkohshme, përkatësisht se njeriu ‘’Kurrë nuk duhet të thotë kurrë’’, ngase del në kundërshtim me premtimet, vendosmërinë dhe krenarinë e vetë. Por ata nuk lodhen fare për këto virtyte njerëzore, ngase aakoma nuk janë mbushur mend me të kalurën e tyre e cila e futi Serbinë në armiqësi me mbarë botën, duke ia dhënë’’bakshish’’edhe bombardimin!Pra, po theksojmë se nuk e dimë saktësisht se çka i është thënë prapa kulisave Serbisë dhe përse është ftuar në vizitën njëjavore kryeçetniku millosheviçian/Ivica Daçiç/. Duke folur për Kosovën Jeremiq shpesh bën edhe gabime të tilla si’’ Në Kosovë nuk kemi politikë të BE-së por të EULEKS-it’’, e që do të thotë’’Ali Hoxha, Hoxhë Alia ?!!.

Këto ditë serbët ishin hidhëruar shumë edhe në idhullin e tyre të deridjeshëm/ në amabasadorin rus në Beograd/, i cili i kishte shashtrisur kur kishte deklaruar’’Se me hyrjen e saj në NATO Serbia faktikisht e pranon shtetin e Kosovës’’, me ç’rast filluan bombardimet me komentet armiqësore ndaj mikut të tyre të dashur i cili ua ‘’dredhoi bigën’’.Kundër tij flisnin zi e më zi dhe  keq e më keq, duke e quajtur edhe tradhëtar të interesave të tyre për të cilat ishte zotuar më parë Rusia, duke harruar se ajo nuk do t’i lente anash interesat e veta globale..Pas deklaratës së tij, e cila ua kishte helmuar shpirtin, nuk dinin si të vepronin ndryshe, përveç që ta shanin dhe mallëkonin, duke i thënë’’Se ai qëndronte në një vend të cilit i ishte vjedhur teritori’’!!!Madje madje njëri prej tyre do ta quante edhe’’Persona non grata’’!Ja pra, sa çel e mbyll sytë, të gjithë të tjerët u bënë armiq të Serbisë!

Por , për fatin e keq të tyre, serbët nuk mund ta kuptojnë se as Rusia nuk mund t’u ndihmojë më, ngase edhe asaj i janë mbyllur të gjitha dyert dhe ka mbetur ‘’për gjynah’’duke e mbrojtur pa të drejtë Serbinë kur e tërë bota demokratike e ka pranuar Pavarësinë e vendit tonë.Duke qenë të zhgënjyer në nënën Rusi, serbët mendjelehtë prapë shpresojnë tek ato 5 vendet evropiane të cilat akoma hezitojnë t’u bashkangjiten vendeve të tjera, por që së shpejti duhet të veprojnë në atë drejtim. Siç shihet edhe Spanja ka filluar të lëshojë pe, Rumania i ka lejuar raketat kundërajrore, Greqia ka zor të madh në disa aspekte, kurse Sllovakia dhe Qipro as që guxojnë të kundërshtojnë kur të vijë çasti i duhur.Prandaj edhe Konuzini rus di diçka më tepër, ndaj u ka dërguar të fala vëllezërve të vetë serbë, duke e jetësuar edhe atë thënien e njohur të Putinit i cili para një viti kishte thënë se’’Rusia do ta njohë Kosovën nën kushtet e caktuara’’. Prandaj cilat janë ato kushte?!.Mund të jenë raketat në Rumani në vend të atyre në Çeki ose Poloni. Edhe kësaj i thonë’’Ali Hoxha, Hoxhë Alia’’:.